POPULLI PO IKË NGA KOSOVA, S’KA NEVOJË PËR VIZA

0
679

AKTUALE:

Nga Binak MAXHARRAJ

(Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq i gëzohet shprazjes së Kosovës)

Pushtetarët tanë hiç mos të “mërzitën”, se a po liberalizohën viza apo jo? Kjo më nuk është e rëndësishme, sepse Kosova pa shprazet për çdo ditë, bile me një shpejtësi më të madhe se sa në kohën e Millosheviqit, ku populli ikte nga dhuna e regjimit.

Mësohet se që nga viti 1968-2017, Kosovën e kanë lëshuar gadi 1 milion banorë (mbi 900 mijë). Kurse vetem për 6 vitet e fundit 2007-2018, Kosovën e lëshuan mbi 180 mijë banorë ose 15.4%. Ikja më madhe ndodhi në vitin 2014, kur Kosovën e lëshuan për gadi 3-4 muaj, mbi 70 mijë qytetarë, të cilët edhe patën krijuar rrëmujë në Hungari. Kërkesat për ikje janë të mëdha. Për çdo vit, numri i aplikimeve, që kërkojnë të ikun nga Kosova, për të kërkuar azil është i madh, arrijnë shifrën deri ne4 354 mijë
aplikues, sipas kumteses se Ministrisë së Brendshme të Kosovës.

Po pse po ikë populli nga vendi i vet, pse po ikë bash tani kur nuk e ka mbi krye regjimin fashist serb?

Po ikë sepse tashti në këtë “liri të përgjysmueme” e ka tjetër kënd mbi krye, që është tua humbë shpresat dhe andrrat për nje jetë më të mirë. Ky populli i ka mbi krye tani njerezit e vetë, njerezit e dalë nga lufta, të cilët e kapën këtë shtet në çdo sferë të jetës, duke krijuar keshtu struktura mafioze politike dhe banda të krimit të organizuar. Këta, njerëz nuk duan me ndi asgjë për popullin dhe rininë e saj, nuk merzitën për hallet e qytetarëve dhe të rinisë, e cila është tëpër e mllefosur nga sjellja e këtillë e pushtetarëve të padijshëm për me ndërtu shtet, por të dijshëm për të vjedhë për veten e për të shkatërruar shtetin.

Populli e sidomos rinia e ka humbur shpresën në skajshmëri sepse, anipse më diploma nuk mund të punësohën, nuk ka mundësi ta këtë bile një punë sa për jetesë minimale dhe detyrohen të ikin. Ka shumë asi që detyrohen të marrin edhe pasportë Serbe vetem që të ikin. Në këto vitete e fundit gadi mbi 4 mijë kanë ikur nga Kosova me pasporta të huaja. Ikja nga Kosova është ba apoteozë e këtyre viteve, të iket vetëm të iket nga Kosova, sepse këtu nuk ka shpresë për jetë normale.

Populli dhe të rijtë po ikun nga se askush nuk kujdeset për ta nga pushteti, i cili është i kapur nga Falangat politike të kriminalizuara, të cilët nuk banë asgje për te gjitha këto vite për popullin dhe rininë. Ata banë çdo gjë për vehte dhe familjet, e të afrmit e tyre duke duke i punësuar pas asnje kriter, siç është rasti i Prontos (kështu ka thanë shefi i shefave), por edhe tashti në këtë qeveri nepotizmi ka dalë për lëndinë, sepse nuk mund të punësohesh, nese nuk e ke dikand të njofshëm.

Pra, sturkturat që e kapën shtetin që nga pas lufta nuk banë asgjë për popullin dhe rininë, por banë çdo gjë për vehte duke vjedhë, duke plaçkitë shtetin, te cilët u pasuruan për tejë mase, u banë milionera brenda nates. Dhe të tillëve as palla nuk u hanë për skamjen e popullit dhe rininë, që po ikë dita dites. Përderisa këto fallanga të pushtetit nuk hiqen nga shteti, nga Kosova edhe me shumë do te ikin, dhe është afër mendesh se per disa vite Kosova do t’i këtë më pakë se 1 milion banorë. Kjo është ajo që e dëshirojnë këta pushtetarë, për të mos pasë telashe, dhe për të vazhduar jetën e tyre pa brenga dhe krejte këtë në “emër të luftës”. Pra, ky pushtet i korruptuar nuk ka nevojë të çirret për hava në emer te liberalizimit të vizave, sepse Kosova veç është
shprazë, e shprazet përditë, nuk kanë nevojë te japinë tokë (siç vepruan me Malin e Zi), për liberalizim të vizave.

Deri kur ma në “emër të luftës” këto falanga kriminele, mafioze politike të mbesin në pushtet. Në vitin 2015, kur z/sekretarit i shtetit të SHBA-së, Xhems Rubin e pati vizituar Kosovën, pak a shumë e pa këtë gjendje, në të larguar ua la një porosi Komandanteve të luftës. Boll ma, larhohuni nga pushteti, nëse doni t’ju mbetet edhe pak lavdi nga lufta. Por askush nuk luajti nga vendi, ata jo vetem që e humbën lavdin e luftës për para e peërfitime, por e humbën edhe fytyrën mbeten të pafytyrë.