Gjergj Jozef Kola tregon performancë me një koment në FB, duke më quajtur sipas Konicës, gjitholog: Arben Çokaj, Faik Kristian Konica thoshte: shqiptaret jane i vetmi komb qe prodhojne gjithologe… keshtu edhe nji mik informatiko-grafist si Benoja e njef politiken e ligjet e shtetit ma mire se kushdo… e more AV Xhabir Zejnuni keshtu e zuri e keshtu e gjeti, thoshte Noli nga Detroidi…
Përgjigjia ime për Gjergjin, Arben Çokaj:
Gjergj Jozef Kola po tani kur merresh me politike e me trajtime publike të fenomeneve të ndryshme, ose rrin budallë, se nuk ta kapë rradakja, e vrapon pas fustanit të shoqes së Ritës, “gjaku blu” i Shkodrës, dhe pret se po përfiton diçka, ose mëson diçka e ua kalon me dije e koncepte edhe këtyre, që shesin pordha sikur janë aristokratë e në fakt janë një copë hajvanash me rreh murin me ta, se i bani njerëz Saliu dhe nuk kanë aftësi me gjykua gja për vedi, vetëm me pritë se çfarë po u thotë skizofreni…
Në shumë raste, që nga Danimarka, Gjermania e deri në Shqipëri, në konsulencë me avokatë etj., shumicën e çështjeve gjyqësore që kisha rast të kem, i kam trajtuar e mbrojtur unë. E kam një lëndë shumë voluminoze me trajtim juridik të kësaj lejes së ndërmit për objektin tim, sa gjyqtarja në Shkodër në atë kohë Anita Mici, që më dha të drejtë në këtë çështje, më tha: “Unë kisha mbrojtë dizertacon me këtë trajtim, që i ke bërë ti çështjes.”
Marksi e ka thanë diçka të bukur, por ju që doni “hebreun mbret” u bllokohen sytë kur dëgjoni për të: “Nevoja e shoqërisë, e zhvillon shoqërinë ma shumë se dhjetëra universitete…” Dhe ti shikoje vetë, Microsoft e Apple janë psh. dy kompani të fuqishme, që i kanë lanë universitetet në tako, se nevoja e shoqërisë për produkt ishte ma e madhe.
Edhe mua halli më ka ba me mbrojtë veten, se nuk të mbron kush nëse nuk din, e me gjetë mënyrën ligjore të mbrojtjes, e mos me ndejtë me gojë hapur duke pritë lëmoshën e Zinës aristokrate…
Kështu që tani psh. kam një çështje në gjykatën administrative kundër doganës Shkodër, ajo që ka marrë vendimin e gabuar është juriste, kurse unë llopatollog shoku, pa përvojë – sipas teje e sipas saj – prandaj ajo injoron, derisa të takojnë si Jozefina Waterloo-në e saj, se nuk vlerësohet stadi shoqëror, por formulimi e argumenti ligjor.
Një grua që ka ma shumë se 30 vjet në Prokurorinë e Përgjithshme, e kam shoqe, më pati thanë një herë se unë formulohem ligjërisht aq mirë, sa ia mbushi mendjen kujtdo, se kam të drejtë. Dhe një herë kur po rrija me të në zyrë, erdhi një avokat nga Shkodra dhe pyeti për diçka, ai avokati pra është jurist si AV Xhabir Zejnuni, dhe ka kryer në Milano, e kjo pasi iku ai, më tha: “Ky i bën gjërat rrëmujë, nuk din me formulua argument…” Ai shkollën e ka pra, nuk ka pse me kenë gjitholog, por nuk ia di mirë zanatit…
Prandaj Giorgo, mos i nënvleftëso njerëzit, se e di defektin shoqëror, sidomos në Shkodër të narcizmit, që vjen nga pasiguria e vetë-poshtrimi, ku njerëzit bajnë: “A e di ti more kush jam unë?” – u duket vetja kush leshin janë. Prandaj Shkodra vetë-lavdërohet kot, se ka ardhë duke mbaruar si vend…
Njerëzit asht mirë me i ditë punët, e në rastin më sipër është pikërisht ashtu si them unë: Me 94 vota, Parlamenti shqiptar e pushon nga puna Presidentin, e pastaj ai të gjejë Gjykatë Kushtetuese që ia qan hallin, ose të ikë me nder, por i dhier, se e ka hangër livadin e vet. Mbetet për t’u parë tani, a don mazhoranca vërtetë me e pushua, a jo, se nga praktika ligjore, Liroja si Jozefina, po ua lë shëndenë një herë për një herë…
E sa për Faik Konicën, ai ishte i madh për kohën, por asnjë referencë nuk kam pa te ai e te tjetët e asaj kohe, sa i përket zhvillimeve të mendimit politik e koncepteve evropiane të kohës – shumë prapa kanë qenë në krahasim me të tjerët, hajt se Fishta prift folklorist ishte dhe i falet, por Faiku shëtiti botën dhe mos me iu referua as Hobbes-it e as Spencerit etj.?!
E nga pikëpasmja e karakterit, gjë që unë nuk jam gjitholog sa Konica, unë s’e kam ba kurrë e as do ta baj, atë që ai bëri në kohën e tij, e që unë i konsideroj si veprime të ulëta e pa burrni:
1. I shkroi letër departamentit amerikan të shtetit, për mos me e lanë Fan Nolin me hy në SHBA.
2. I shkroi letër pushtuesve fashistë në Tiranë: “a po më leni ambadador të Shqipërisë në Washington?“, pasi fashistët e kishin pushtuar vendin.
Kjo është edhe arsyeja pse unë mbaj mendimin, se elitat tona intelektuale e të djathta, janë të shitura e të paafta, prandaj edhe nuk kemi shtet si duhet, e nëse nuk ecim racionalisht me mendimin e shteteve nacionale evropiane, që ti edhe pse jeton atje, nuk i ke kuptuar si duhet ende, vështirë dhe vonë fort kemi me e pa vendin tonë normal e të zhvilluar.
Prandaj unë shkruaj e them mendimet e mia, nganjëherë edhe duke mos ia bërë qejfin e lajkat tjetrit, pasi mendoj se populli jonë nuk ka nevojë për rrenat e feve hebraike – arabe, me ia pudrosë sytë me iluzione, por ka nevojë shoku Giorgo, për të vërtetën e palustruar! Të vërtetën që vret, por që edhe që shëron! A po e kupton tani ma mirë gjithologun? :p