POPULL NIHILIST, MOSMIRËNJOHËS… VËR MASKË, E SHPËTO JETË!

0
345
Edi Rama me maskë

VËREJTJE

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

EDI RAMA shqetësohet për pacientët COVID, për popullin që të mos sëmuret, se po kushton shtrenjtë trajtimi dhe jetët e njerëzve… dhe kërkon vendosjen e maskave me detyrim, por shahet nga opozita e papërgjegjshme e llapaqene dhe nga teoricienët konspirativë… Ministria e Shëndetësisë shqiptare premton se pacientët COVID do të trajtohen falas edhe me ilaçin antiviral Remdesivir, me të cilin u trajtua edhe Presidenti Trump e shpëtoi… Trajtimi i një pacienti me COVID në Gjermani me Remdesivir kushton rreth 2000 Euro – pra, është ilaç i shtrenjtë!

Por në Amerikë u dhanë triliona dollarë në luftë kundër pandemisë dhe numri i vdekjeve vazhdon të jetë i lartë. Pse thua vallë? Sepse baloshi ka menduar për trajtimin e tij, por jo të amerikanëve me ato para, sidomos të atyre që nuk janë të pasur… “E të varfërit në SHBA ia heqin bombulën e gazit”, – më tha me humor një shqiptar atje.

Maskat krijojnë problemet e veta, pdyshim, kushtojnë dhe mund të mbajnë edhe baktere e mikrobe. Por të mbrojnë relativisht mirë nga infektimi viral! Kështu që duhet kuptuar konteksti, se pse po përdoren ato. Edhe në Gjermani janë rritur kufizimet dhe kërkesat për përdorimine maskave. Por këtu nuk del kush more si Basha e legeni Vasili të shajë vënien e gjobave për ata që nuk përdorin maskë. E gjoba është pafyshim më e lartë se në Shqipëri!