POPULL, KUSH TE TUTË – POLITIKUAJT APO KUSHTETUTA?

0
852

Abas FejzullahiNga Abas Fejzullahi

Fjalën Kushtetutë e ndava në rrokje, KUSH TE TUTË, pasi që rrokjet edhe të ndara në vete kanë një kuptim të plotë që paraqet një pyetje për poullin, në këtë shkrim në vijim, që në gjuhën letrare përdoret: KUSH TË FRIKËSON?

Kosova me shumë halle, tani ju është shtua edhe Virusi Korona, që aspak s’është më i rrezishëm se virusët shkatrrues politikë të cilët s’paku që 20 vite janë bërë pothuajse kronik që s‘po i gjindet ende vaksinë e duhur, por vetëm se po shtohen e shumëzohen në kokat e politikuajve vendor të Kosovës..!

Janë shtri e kanë lëshuar rrënjë si pandemi te udhëheqësit e partive dhe te pushtat e pushtshtetarët në të gjitha pozitat që kanë grabitur e marrur në emër të Demokracisë gjatë zgjedhjeve me plotë lëshime dhe mashtrime dhe të njejtit kanë zënë pozita e kapur pushtetin, për t’i jetësuar lakmit dhe tërrpitë e tyre të pa kufizuara për pasuri pa djersë e pa mund, siç kanë vepruar e veprojnë tue u bashkue njëri me tjetrin, për ta qeverisur vendin dhe kanë qeverisur aq keq e për faqe të zezë deri tash, sa që e kanë sjellur Kosovën buzë shkatrrimit..!

Për t’i ruajtur pozitat dhe pushtetin të gjitha veprimet e tyre i arsyetojn se janë të bazuara në KUSHTETUTË dhe në LIGJE, dhe i shpjegojnë ato me nene, paragrafe por edhe me plotë gafe, ashtu siç ju pështatet atyre në kohë dhe hapësirë në momente të duhura. për ta ruajtur pushtetin apo për ta marrur a rimarrur ate së rish.

Andaj vet vetiu edhe lind pyetja për popullin me shumë halle si nga varfëria e papunësia e shkaktuar nga politikuajt vendor, që kanë qeverisur keq vendin, me dëshmi të bazuara në të gjitha rrjedhatë politike të deritashme në Kosovë, në veçanti nga viti 2008 që të njejtit kanë bashkëqeverisur vendin me ndryshime kozmetike, sipas marrëveshjeve të pozitave nëpër pushtet ti mua e unë ty, për të njejtat qëllime dhe synime për interesat e tyre kanë krijuar e mbjellur TUTË-FRIKË në popull, andaj edhe është parashtruar pyetja në fillim:
Popull, KUSH TE TUTË- Politikuajt e Kosovës apo Kushtetuta?

FJALORI I GJUHËS SË SOTME SHQIPE në faqen 929 për fjalën Kushtetutë jep këto të dhëna e shpjegime në vijim:

Për ta trajtuar e shpjeguar shkurtimisht temën në fjalë, lidhur me Kushtetutën e Kosovës, pakë histori, si lindën dy Kushtetuta brenda 17 vitesh:

Kushtetuta e Kosovës e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, Shpallur më, 7 Frytor(Shtator) 1990 në Kaçanik, në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme të Shterrethimit Serbo-Jugosllavë, për 10 vite ushtroj pushtet paralel, organizoi qëndresën gjithëpopullore në të gjitha drejtimet pa lënë anash edhe luftën e armatosur, për liri e pavarësi të Kosovës.
Në vazhdimsi kundërshtarët, përmes propogandës dhe ideologjive në të gjitha drejtimet, jo vetem që se pranuan Kushtetutën e viti 1990 asnjëherë, por e minuan dhe kundërshtuan në çdo formë dhe mënyrë jetësimin e saj.

Shumica e pushtave dhe pushtshtetarëve lakmues të atëhershëm e të sotëm për t’u pasuruar përmes pozitave dhe pushtetit, që disa prej tyre janë ende në pozita dhe pushtet me lakmi e terrpi për pasuri në vazhdimsi.

Lakmuesit e djeshëm dhe të sotem që disa prej tyre janë në pozitat më të larta partiake dhe shtetërore, në qershor të vitit 2000 bënë atentatin e parë për ta vrarë Pavarësinë e Kosovës përmes Kërkesës së tyre drejtuar Administratorit përgjegjës të UNMIK-ut aso kohe, B.K. për zhbërjen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës- e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut e 7 Frytorit(Shtaorit)1990, që është pranuar e miratuar pothuajse nga Referendumi gjithëpopullor dhe:

Kushtetutën e Republikës së Kosovës të Shpallur dhe miratuar në Kuvendin e Kosovës për herën e dytë më 17 Shkurtor 2008, me Himnin pa tekst dhe flamurin që tani më është, shpallja u lexua nga Kryeministri Hashim Thaçi, që në vazhdimsi e ka mohuar Kushtetutën e 7 Frytorit(Shtatorit) të vitit 1990 bashkë me përkrahësit e tij deri në zhbërjen e saj, kanë urryer e djeguar në mes të Prishtinës Flamurin Dardan përkrahësit e tij dhe se kanë njohur asnjëhere Himnin Kur ka ra Kushtrimi në Kosovë me muzikë dhe tekst përmbajtësor e shtetëror..!

Kryemistri Hashim Thaçi përmes pranimit të Kërkesës nga ana e Serbisë me FUSNOTË largoj Republikën dhe në Diplomacinë ndërkombëtare, Kosova mund të paraqitet vetëm me emërtimin në gjuhën serbe Kosovo e jo shqip Kosova edhe pa Republikë..!

KUSHTETUTA E KOSOVËS E VITI 2008

E hartuar sipas pakos së Marti Ahtisarit, përdorimi dhe shpjegimi që ju ka bërë dhe po vazhdon ti bëhet ka krijuar frikë dhe huti në popull me bazë dhe arsye nga rrjedhat e përditshmësisë politike në kohë dhe hapësirë.

1. Nga ana e politikuajve vendor në pozita dhe pushtet apo në opozitë Kushtetuta po shpjegohet, përdoret dhe jetësohet ashtu siç ju përshtatet atyre, për t‘i ruajtur pozita dhe pushtetet apo për t‘i marrur e rimarrur ato përsëri me qëllimin kryesor për t‘i mbrojtur pasurit e tyre dhe për t‘u pasuruar në vazhdimsi..!

2. Kushtetutën e shpjegojnë secili që shef ndonjë interes të vetin që mund të përfiton diçka në secilin drejtim ku e ka qëllimin e synimin, përkrah politikuajt e Kosovës në pozitë apo në opozitë, qoft nga ana e atyre që thirren se janë profesionist të Drejtësisë, si avokatë, gjykatës, gazetarë, mendimtarë (opinionista) analista e banalista nga më të ndryshmit, veprimtarë, shkrimtarë, filozof, krye parë shteti e partie, të shoqatave të ndryshme civile e bamirësie deri tek anëtarët e militantët partiak e të mos flasim për ata që ie mbajnë veten si veteran të luftës që janë shumzuar si mickojat dhe këpurdhatë pas shiu..!

3. Kështu që kujt i teket npër shtëpit televizive që poashtu i kemi shumë, po ju dha rasti bëjnë shpjegime dhe analiza e përshtatje sipas intereseve të tyre apo udhëheqësve të tyre dhe Kushtetutën e kanë bërë si llastik, tue ngre secili për interesat e tyre apo të varësve të tyre, sidomos kurvendarët e Kuvendit të Kosovës, shumica prej tyre gjysmë analfabeta bëhen njohës të hollë të Drejtësisë e mos të flasim për kryeparin e Kosovës dhe kryeparët e partive politke me këshillëtarët e tyre të joshur për pozitë dhe përmes pozitës e pushtetit edhe te synimi kryesor pasurimi përmes keq përdo- rimeve dhe vjedhjeve të buxhetit të Kosovës-i mbledhur nga taksapaguesit me shumë halle dhe në varfëri..!

4. Pushtave dhe pushtshtetarëve në Kosovë u ndihmojnë edhe lakmuesit e anëtarët e partive që lehin ashtu siç kërkojnë udhëheqësit e tyre partiak se kështu i ka edukuar nëna parti..!

5. Asnjëhere deri më tani, kryeparët e disa partive apo edhe pushtat e pushshtetarët në pozita dhe pushtet s’kan bërë asgjë për të ndërruar Kushtetutën e cila ka shumë të meta që dëmtojnë edhe qytetarin edhe shtetësinë e Kosovës, përkundër disa premtimeve të dhëna që më vonë janë shëndrruar në mashtrime si gjitha premtimet e mira gjatë fushatave zgjedhore.
6. Asnjëhere se ngriten çështjen që përmes votave të kuvendarëve në Kuvend të bëhen ndryshime r plotësime me rëndësi të veçantë në Kushtetutë siç janë:

– Ndryshimet e Ligjit për zgjedhjen e Kreparit (kryetarit) të Kosovës përmes Referendumit.
– Ligjin për zgjedhje.
– Ligjin për të drejtën e Referendumit për çështje të rëndësishme shtetërore dhe kombëtare.
– Ligjin për barazinë e të gjitha pakicave njësoj si çdo qytetar, jo privilegje të veçanta për pakicën serbe ardhacake në Kosovë që janë afër 3% ndërsa përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës me vende të rezervuara sikur të ishin 30 %.
– Të kërkohet dhe rregullohet me Kushtetutë e me Ligjë dëmshpër- blimet e Luftës të shkaktuara nga Serbia si në faktorin njeri dhe ate ekonomik si dhe dënimet e krimeve dhe gjenocidin që ka bërë Serbia në Kosovë në të gjitha drejtimet.
– Të mos lejohet me Ligj fyerja nga askush në Kuvend siç bëjnë kurvendarët ndaj njëri tjetrit mes veti si dhe kurvendarët Serb që e quajn Kosovën Kosovë dhe Metohi, të cilët i cakton e përzgjedh Serbia në Kuvendin e Kosovës, të njejtit haptas deri tash kanë treguar se janë kundër pavarësisë së Kosovës, se njohin ate, ndërsa paguhen nga taksapaguesit e Kosovës..!
– Të mos paguhet rryma për serbët në komunat veriore me banorët e pakicës serbe dhe të mos ketë enklava e të mos jetë e ndarë Mitrovica siç është ndarë qe 20 vite.
– Të hulumtohet pasuria e lëvizëshme dhe ajo e palëvizëshme për secilin pushshtetar në pozitë dhe pushtet si dhe prejardhja e saj.
– Të ju mirret pasuria e krijuar secilit në mënyrë të pa drejtë e kriminale dhe të ndëshkohen sipas Ligjit për dëmet e shkaktuara.
– Të hulumtohen të gjitha vrasjet e pa zbuluara e të përfolura edhe në Kuvend vite me rradhë si gjtë dhe pas lufte.
– Të hulumtohet dhe ndëshkohen përgjegjësit për vjedhjen e dhomës së dëshmive dhe pasurive që asnjëhere sakush deri më tani s’ka shënë përgjegjësi për asgjë në këtë drejtim
– Të ndëshkohen me Ligj të gjithë ata pushtetarë që me veprimet e tyre kanë rrënuar: ARSIMIN, SHËNDETËSIN DHE SISTEMIN E DREJTËSISË tri shtyllatë themelore të shtetit.

7. Si përfundim:

POROSI & DËSHIRA

Fati më i madh i Kosovës kishte me qenë po të jetësohej nga populli –qytetarët me të drejtë vote kjo Porosi dhe Dëshirë, të mos votohen asnjëri në zgjedhjet e ardhme nga këta keqbërës që kanë qeverisur keq e për faqe të zezë vendin deri më tani, të cilët si gjithëherë po e keq përdorin Kushtetuten siç po ju përshtatet atyre, por edhe votën e votuesëve, që tek populli ka krijuar Frikë me plotë arsye dhe është e vetmja mundësi, për ndryshim, por shumë vështirë për ta jetësua (realizua) nga pengesat kurthet, ndërskamcatë dhe mashtrimet e pushshtetarëve të deri tashëm..!?!

THIRRJE VOTUESËVE: Mos i voton virusët politikë që shkatrruan Kosovën në të gjitha drejtimet me qeverisjen e keqe të tyre qe 12 vite në veçanti..!