POPULL EKSPLODUES, APO VETËVRASËS?

0
1359
Arben Çokaj - pass foto bw

Arben Çokaj

Vihet re një bark arabi në popullsinë shqiptare, një sjellje turko-islamike, e ngjashme me atë palestineze. Këtë e vëren tek ecja në rrugë vend e pavend, e sheh në sjelljet e përditshme dhe nuk ka dyshim, që secili që bën një krahasim të sjelljes sonë si popull, me popujt e tjerë evropianë, e kupton lehtë, se ne kemi sjellje më shumë turqeliko-arabe, sesa shqiptaro-evropiane. E kjo nuk ka dyshim se vjen nga mentaliteti turqeli, që ka shoqëria jonë për shkak të pushtimit të gjatë turko-osman, poshtërimit, injorimit, mohimit të gjuhës shqipe për shekuj me radhë nga pushtuesi, dhe përpjekjeve të tij për të na shuar si komb, përmes islamizimit, përzierjes së racës dhe metodave të tjera shfarosëse, si vrasjeve, masakrave, shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi e vende të tjera të ish-Perandorisë dhe syrgjynosjes së vazhdueshme për kryengritësit shqiptarë.

Ka kohë që kam ngritur edhe një temë tjetër diskutimi, bazuar mbi cilësitë e racës, duke u nisur nga fakti se: pse shqiptarët nuk sillen në jetën e tyre të përditshme si racë e lartë indo-evropiane, por sillen si turko-arabë? Pse ne nuk sillemi si gjermanët, apo qoftë edhe si italianët, të cilët shpesh jemi përpjekur t’i imitojmë? Por në mënyrën e organizimit ngjajmë më shumë me racat e ulëta e turmat e paorganizuara, të paaftë si shoqëri për t’u organizuar si duhet, në një shtet modern e si komb i vetëm? Jemi realisht kombi më i shkapërndarë dhe më i prapambetur në Evropë, e kjo e ka arsyen diku, apo jo?

Unë mendoj se edhe islami e orientimi turko-arab i shoqërisë shqiptare, ka ndikim të dorës së parë në këtë prapambetje, pasi nuk shikon asnjë vend musliman, që të merret për shembull, e të na shërbejë ne për ilustrim, si një vend demokratik, i zhvilluar dhe i emancipuar, që të na e tërheqë vëmendjen dhe ne të synojmë të bëhemi ashtu, si ata. Ne synojmë Evropën, por ndjenja e brendshme po na çon në Stamboll e në Riad… Prandaj mendoj, se pa rënë në etiketime raciste, shqiptarët kanë pësuar realisht një ulje të cilësive të racës, nuk sillen më si racë e lartë indo-evropiabne, por sillen si racë e mesme e ulët, që shohin me madhështi turkun e arabin, të cilët për vete karakterizohen si raca të mesme te ulëta.

Nëse fokusohemi në diskursin publik, vëmë re se shoqëria shqiptare, e jo vetëm qeveritë, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, kanë kapitulluar, realisht kanë kapitulluar, para islamit, e para Erdoganit. Le t’i përmendim me radhë disa raste, si reagoi publiku dhe si u soll qeveria në Shqipëri…

1.

Xhamia e Namazgjasë, xhamia turke më e madhja në Ballkan, që do të ndërtohet në Tiranë. Në qendër të Tiranës, një pyll-lulishte e vogël pishash dhe bari i gjelbër, pranë Kuvendit të Shqipërisë e SHQUP-it, por më madhështore do ngrihet se sallat e mbretërve, më e fortë se pirgjet dhe më e lartë se kalatë, xhamia turke me 4 minare, me minimalisht 12 altoparlante, që do të shurdhojë Tiranën, sapo xhamia të përfundojë ndërtimin. Dhjetëra pemë u prenë dhe u shkulën me rrënjë dhe asnjë fjalë goje nuk pipëtiu, jo vetëm nga qeveria, por as edhe nga shoqëria civile, as nga Sazan Guri apo nga Rezearta Çaushaj. Askush, as Altin Goxhaj nuk foli, nuk e kundërshtoi pra askush ndërtimin e xhamisë këtu dhe unë e sqaroj këtë, jo me atë që kemi dëshirë të mendjemëdhohemi, si tolerancë ndaj marrisë, dmth. tolerancë fetare, por si dominim absolut i dhunës së islamit dhe Erdoganit, mbi shoqërinë tonë! E pra, ndërtimi i një objekti kulti islamik, është një shërbim nekrofilik, jo pro-life! E njerëzit megjithatë nuk e kundërshtuan, se sillen si qen të rrahur të turkut.

2.

Projekti për parkun e fëmijëve në kodrat e liqenit, një projekt ambicioz dhe i domosdoshëm për fëmijët tanë, për të ardhmen e Tiranës. Edhe pse dëmtoheshin më pak pemë këtu, se në rastin e xhamisë së stërmadhe, prapë se prapë, reagimi qytetar ishte disa herë më agresiv, deri edhe në përplasje me policinë. Epo me ndihmën e Saliut, i cili ndodh, që sa herë synon të bëhet diçka e mirë e fitim-prurëse në këtë vend, truri i tij destruktiv e demoniak, organizon falangat e krimit, kështu për të dështuar Bashkinë e Tiranës dhe për t’iu bërë autoritet Erion Veliajt, ai angazhoi jo vetëm të ashtu-quajturën shoqëri civile, por edhe deputetët e PD-së, deri edhe Lul Basha doli e tha, se parku i fëmijëve te liqeni nuk kalon! Pra, për çdo gjë jetësore në këtë vend, duket se dalin nekrofilët dhe ndjedhin dështim, vdekje, megjithëse parku ishte pro-fëmijë, pro-jetë!

3.

Rasti i tretë është rasti i stadiumit të ri të Tiranës. Një projekt interesant dhe modern, që premton se do të ruajë edhe trashëgiminë historike të tij, që do të ndërtohet nga grupe biznesmenësh shqiptarë, kundërshtohet tani përsëri me forcë nga PD dhe analistët – ata që gjithmonë i bëjnë oponencë qeverisë dhe projekteve të saj. OK. Por kemi rastin e ALBtelecom, askush prej këtyre anal-istëve nuk e çili zërin, edhe pse ai iu shit turqve. Disa kompani shqiptare shprehën interes ta merrnin atë, dhe nuk ka dyshim, që nëse duam të zhvillohemi, ne shqiptarët pikësëpari duhet të zhvillojmë biznesin vendas e jo t’ia shesim gjithçka me rëndësi të huajve, aq më tepër turkut, që synon ringjalljen e kulturës osmane të pushtimit të dikurshëm në trojet shqiptare, e këtë edhe duke përdorur paratë tona, fitimet që ai i nxjerr me kompanitë e investimet, që ka bërë e bën në trojet shqiptare.

Pra, ne po synojmë të financojmë vetë projektin e Erdoganit, për kultivimin e identitetit turk ndër shqiptarë, marrëzi e tejskajshme kjo, që pak kush e kupton. Pra, ia shitëm turkut ALBtelecom-in e askush nuk foli, në vend, që t’ia jepnim biznesit shqiptar, ose një kompanie gjermane, që ofromn sukses, dhe nuk na rrezikon. Ndërsa tani që disa shqiptarë duan të ndërtojnë stadiumin e Tiranës, modern e bashkëkohor, vërehet një acarim i madh gjakrash. Sikur ta merrte turku apo italiani projektin, askush nuk do e çilte zërin. E si mund të quhet kjo? Ndjenjë e theksuar inferioriteti, apo paksa më shumë?!

Prandaj duke i marrë parasysh këto fakte më sipër dhe në përgjithësi, duke parë zhvillimet dhe sjelljen e shoqërisë shqiptare, nuk është e vështirë të konkludohet, se jemi kthyer në një shoqëri eksploduese, për të mos thënë vetëvrasëse. Shkaqet janë të shumta dhe të implikuar janë të gjitha palët, në paaftësinë e tyre për të mnenduar drejt dhe për të bërë një perforemancë e organizim të një shkalle e kuptueshmërie më të lartë. Uroj e shpresoj, që gjërat të vijnë duke u rregulluar e përmirësuar me kohën, se kështu, nëse ndjekim këtë trend, jemi duke shkuar drejt një kolapsi e dëshpërimi total e të pakthyeshëm shoqëror.

Publikuar edhe në Revistën Drini