Popujt apo elitat politike janë në konflikt të përhershëm ?!

0
885
Skënder Mulliqi - Dhimo Kote

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Ndërmjet popujve gadi gjithmonë janë gjendur në mes regjimet, të cilat edhe kan futur përçarje ndërmjet popujve të ndryshem. Kjo përçarje i ka sjellur konfliktet dhe luftërat. Kanë sjellur tragjedi, të cilat është dashur të rikuperohen për një kohë të gjatë. Disa hasmeri të popujve të instaluara nga regjimet nuk kan mbaruar kurrë. Ofendimet që ua janë bërë popujve të ndryshem nga “intelegjenca” e popullit tjetër, kan futur përçarje dhe urrejtje historike, kanë instaluar mos besueshmëri shumë të kushtueshme në njerëz dhe të mira materiale.

Këto urrejtje kanë pasur qëllime pushtuese karshi popullit me gjuhë, kulturë dhe prejardhje krejt tjetër. Këtu mund të rrjedhin edhe shumë pyetje të cilët kurrë nuk mund t’u gjendet përgjigjia adekuate. Hasmeritë në hapësirat ballkanike midis popujve po zgjatin tepër shumë. Armiqësimi i popullit serb më atë shqiptarë ka një histori të gjatë, të tipit pushtues hegjemonist. Serbia dhe serbët rrëgullisht kanë punuar me elaboratet e Akademisë se Shkëncave dhe Arteve dhe të Kishës Ortodokse Serbe. Serbia ka zhvilluar luftëra pushtuese karshi shqiptarëve në Ballkan.

Pikërisht nga intelegjenca serbe janë hartuar edhe shumë elaborate shfarosëse karshi shqiptarëve në tokat e tyre. Serbia dhe serbët territorin e vogël që e kishin e zgjëruan shumë fish më luftëra. Dhe, kjo logjikë pushtuese e instaluar nga intelegjenca serbe sikur nuk po ka të mbaruar edhe sot e kësaj dite. Serbët nuk po ngopën më tokat e pushtuara të shqiptarëve, duke synuar pushtime të reja. Këtu fola pak për logjikën pushtuese dhe për logjikën konfliktuoze të popullit serbë, por edhe të disa popujëve të tjerë në këtë pjesë të Evropës. Kemi logjikën pushtuese bullgaromadhe bashkë më logjikën pushtuese të sllavmaqedonasve të pa identitet etj.

Në këtë kontekst tash kur luftërat në ish-Jugosllavi kan përfundur po jo edhe larguar përfundimisht, kemi situatën jo stabilizuese në Bosnje dhe Hercegovinë. Kriza politike ka rezultuar edhe dhe krizën ndërmjet popujve shtetformues të kësaj republike. Kjo krizë është duke zgjatur që 20 vite. Kemi acarime të situatave politike dhe ndëretnike më tëntim konfliktit të hapur. Këtu prap shtrohet pyetja logjike, kush është në konflikt të vazhdueshem, populli apo elitat politike?Janë në konflikt edhe popujtë edhe elitat !

Në Bosnje është situata gjithnjë e elektrizuar sepse Marveshja e Dejtonit vëtem sa e ka përfunduar luftën, e nuk e ka sjellur paqën e përhershme. Elitat politike për interesa të veta, po e mbajnë situatën politike të tensionuar atje. Elitat gjithnjë fshihen pas popullit edhe në situatat e mbrendshme jo të mira të rrjedhave politike dhe të rrjedhave ekonomike. Elitat politike në pushtetin e Kosovës e kan zgjedhur modelin e mbajtës së konfliktit të mbrendshem më qëllim të përftimeve dhe të zgjatjës së pushtetit të tipit apsolut.

Ku janë motivet e përqarjës së popujve ? Ose elitat politike janë të hasmuara ose i mbrojnë më fanatizem elitat paraprake të cilat e kan trasuar këtë përqarje për interesat e tyre përsonale. Intelegjenca serbe këtë ngulitje të hasmerirsë në kokën e popullit serbë karshi shqiptarëve e kan bërë në mënyrë përfekte. Elitat politike në Ballkan po vazhdojnë më retorikat politike, të cilat retorika nuk po i lëshojnë popujt nga këto hasmëri. Nuk po e ndryshojnë kursin politik më fqinjët shqiptarë.

Këtë vullnet politik nuk po e shprehë pala serbe e cila edhe pse kemi hy në shekullin 21. Nuk po lirohet nga hipotekat e të kaluarës, nuk po lirohet nga logjika imagjinare së populli serbë është popull hyjnorë, i cili është mbi të tjerët etj. Elitat politike në Kosovë gjithnjë e më shumë po instalojnë logjikën e tyre sundimtare, duke mos lejuar mendimin ndryshe. Një logjikë e tillë imponuese e sjelljës dhe e veprimit mund të shkakton gjendje kaotike në Kosovë.

Logjika “përqajë e sundo“, mund të na sjellë deri të ndonjë luftë qytetare të cilën askush nuk do ta dëshironte. Logjika e keqe mafioze mund të na kushtojë shumë si shtet dhe si komb. Mund të na kushtojnë edhe në planin e zhvillimit të përgjithshem. Elitat politike në pushtetin e Kosovës po kërkojnë më ngulm stabiltet për vete dhe për njerëzit për rreth tyre.

Kjo logjikë detyrimisht do të na dërgon në një situatë anarshike, kur dihet së edhe bota është zhytur në shumë probleme. Nuk ka më tragjike së instalimi i logjikës që një popull i tërë të mbahet më mentalitetin e robit… Të ndryshohen përcepcionet politike të formës regresive më përcepcionet politike të formës bashkëkohore, gjithnjë konform aspekteve zhvillimore reale, e jo aspekteve imagjinare të elitave aktuale politike në pushtetin e Kosovës…