Popi, hoxha dhe mësyshi i kerrit

0
290
Naser Aliu

Lis Bukuroca

A i kaloi djalit?
Po, po, i frynën pak dhe i kapërcej: pak hoxha, pak popi…
Ah, sa mirë, a ki me shkue edhe niherë?
Jo tash! Pse edhe niherë, tybestikfar?!
M’i fry kerrit tem, po i kallet një dritë e vogël!
Po çoje mare te automekaniku!
Po kushton shumë! Ni shok kish nie se i nimon edhe e frymja, e tha provoje te ky hoxha se nuk e ka të prishtë asni pjesë. Ka problem me men, me kompjuterin, pyte…
Tybe nuk e di! Ata i shnoshin ma shumë fmitë dhe gratë: i hekin zhivat, t’bamet, sehiret, i nimojnë trofçeve me metë shtatzanë ose kur e kanë burrin trofç, e prishin msyshin, çësi mjekim bajnë…
Eh, pikërisht kjo! I kanë marrë msysh kerrit tem…
E kush?

Ni koleg i punës! Sapo u ul, tha: „Pa, pa, pa, sa kerri i mirë!“ Tap u ndez një dritë e kuçe…
Nuk pasna ni kurrë!
Po ta çoj ni fotografi t’kerrit dhe kallxoja hoxhës ose popit, ok?
Tybe nuk e di… Nashta nuk kam kohë. Nuk e di. Duna me fol me njerin…
Edhe ty po t’i jap 20 euro…
Ani de, po nuk e di a mun me i nimue kerri, …ëhë, …nashte mun, …po, po, çysh jo, nashte mun…
Po do me thanë se mekaniku di ma shumë se zoti a?
Jo mare, tybestikfar!
Pa lejen e zotit a mund m’u prishë diçka?
Jo, kurrë!
Bravo! Nisu!
Pi marr paret me veti e ti m’i çon! Po nisna meniherë te popi se asht ma ngat…

( pas 5 minutave )

Hallo!
Po!
Popi po thotë paska sehire, jo mësysh. I i kapërcen pi vetit nëse i ban 1000 kilometra…
Nimi kilometra, a asht pi në beth a?
Ose me 100 euro i kapërcen rrap-tap, po thotë… Mos me pas kanë kerr amerikan, ish kanë ma lirë…
Jo, shko e pyte hoxhën, ndoshta ashtë ma lirë!
Anide, ani, tash po shkoj, të thirri pas pak…
Ok…

(…)

Po, pyt i cilit vit është kerri dhe sa kilometra i ka kalu?
5 vjet, javën tjetër e ka datëlindjen, 90.000 km…
A ju ka kallë edhe doni dritë tjetër?, po do me ditë…
Jo, kjo është e para!
A me dizel apo benzinë?
Benzinë!
A i nxehet motori shumë?, po do me ditë.
Natyrisht se i nxehet kur e ngas, çka janë këto pyetje pa lidhje?
Eh, ky nuk asht si popi! Për me ndihmue, i duhen informatat fill e për pe. Edhe për gjalin çështu m’ka ma vetë… Prit pak! Aha… Po vetë a e kanë nreç kerrin qafirat?
Opeli amerikan, GM!
Po thotë qenka i qafirave ma t’mdhajë në dynje dhe kushton dyfish, se nuk po ndikojka lutja me 25 euro! Pi do 50…
Aha, ok, jepja…
Edhe ni pyetje!
Po!
Ai që i ka marrë msysh, ai ka pasë sytë e mavit, po vetë…
Çfarë pyetje!? Prit pak po i telefonoj!

(… )

Po, te dy sytë kishte të mavitë…
A ishte qafir ai njeri, apo hallal insan, po do me ditë…
Gjerman-qafir!
25 euro ma shumë pse sytë e mavit, 25 pse qenka qafir, se po i shitojkan keç kompjuterët e kerrave me ata sy, po thotë hoxha. Bile nëse nuk i nohet ni hajmali, po mujka me ju kallë edhe doni dritë tjetër, hinka e saritë, po thotë…
Jo, nuk du hajmali! Edhe ky sa popi!!!
Pode, çmimet i kanë të njëjta edhe te dytë nuk e dojnë Amerikën… Haha, haha…
Ok, thuaj le t’ma shkruajë edhe një hajmali për biçikletën. Të mos ma vjedhin…
Ani! Prit pak… 10 euro për 1 vit po thotë…
A nuk ka hajmali përgjithmonë a?
Jo, mâ jo! Po thotë vetëm hajmalia nivjeçare, ose për tre mujë…
Nuk du! Vete sa kushton edhe një grusht zhiva me ja lëshue atij kryetarit të Serbisë dhe me ja hekë flamën?
Ja, po thotë është haram njerit pa faj m’i ja hekë flamën…
Atëherë mos i fry as kerrit, merrja paret…
Jo, po thotë i ka fry, ka maru kjo punë… Bile e ka fotografinë hala në dorë dhe po i fryn. Tash asht kerri saksalem, po thotë. Shko kshyre e kallxon!

(… )

Alo!
Po!
Nuk po ndizet!
Ah, jo a, kuku… Sigurisht e kini provu te popi ma heret, po thotë. Ky ka fry normal, veç për msysh, për sy të mavitë, por popi nuk dihet çka i ka ba dhe tash duhet e fryme tjetër dhe kushton ma shumë… Shko ma mirë te mekaniku dhe le t’i fryjë ai…