Pompeo: SHBA ka prova se COVID-19 erdhi nga një laborator kinez

0
404
Mike Pompeo

Sekretari i Shtetit i SHBA-së Mike Pompeo tha se ekzistojnë “prova të mëdha” që coronavirusi filloi në një laborator në Wuhan, Kinë, dhe ai akuzoi qeverinë në Pekin për mbulimin e asaj që ndodhi.

Unë mund t’ju them se ka një sasi të konsiderueshme të provave që erdhën nga ai laborator në Wuhan”, tha Pompeo për ABC News, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me virusin që shpërtheu në Wuhan, transmeton Telegrafi.

Pompeo vazhdoi duke thënë se virusi ishte prodhuar nga njeriu, dhe se ai është dakord me një raport nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare se virusi është bërë nga vetË njeriu dhe nuk u transmetua nga një kafshë, siç pretendon Kina.

Unë i kam dëgjuar ato që ka thënë komuniteti i inteligjencës”, tha ai. “Unë nuk kam asnjë arsye të besoj se ata e kanë gabim në këtë rast”, u shpreh Pompeo