POLITIKUAJT, VIRUS TË SHËMTUAR E SHKATRRUES TË KOSOVËS…!

0
744
Isa Mustafa - Kujtim Shala - Hashim Thaçi

Abas FejzullahiNga Abas Fejzullahi

Në vend të hyjes për shtjellimin e temës, në vijim pas disa sqarimeve është tregimi popullor (Anekdoda) me titull:

„SI E ZGJODHI MBRETI SADRIAZEMIN E RI“, që si dihet autori, as mosha, ditëlindja dhe vendi, por është marrur nga thesari popullor e që përputhet me rrethanat e krijuara pas zgjedhjeve të 6 Verdhorit (Tetorit) 20019 në Kosovë tani më ekzistuese, si pasojë e qeverisjes së keqe nga vendorët në veçanti në 12 vitet e fundit, ku përmes një analize të bërë dhe publikuar qysh më datën 13 -01-2010, si vërejtje për qeverisjen e keqe në dy vitet e para, tani me pakë ndryshime shtesë dhe përshtatjen nga titulli :” YLEMATË DHE SADRIAZEMËT E KOSOVËS” me titull të ri:

“POLITIKUAJT, VIRUS TË SHËMTUAR E SHKATRRUES TË KOSOVËS”…!

Që përputhet e përshtet me rrethanat e krijuara në Kosovën hallemadhe nga të njejtit që kanë qenë nëpër pozita dhe pushtet e në bashkëqeverisje dhe veprime, pa u ndalur tinëz e pas shpinës, besa me të marrë fuqi e pushtet edhe në mënyrë të hapur e zyrtare që nga data 17-02-2008, ku tani më është dëshmua se lakmia dhe tërpia për pushtet e pasuri, përmes pozitave zyrtare.

Në momentin e kalimit në opozitë dhe humbjen e pozitave por jo edhe të lakmisë e as të pasurisë, po e shfrytzojnë situatën e krijuar nga Korona Virusi, për ta shpejtuar metastazen në të gjithë drejtimet për shkatrrim e Kosovës tue lënë pasoja afatgjata e shumë të dëmshme, të pa përmirsueshme për Kosovën dhe popullin e saj… për të përmbysur drejtuesit e pozitës nga virusët politik brenda përbrenda dhe nga jashtë…që janë tërbuar për pozita dhe pushtet… e në asnjë mënyrë për të bërë shtet si duhet, për këte dëshmia më e mirë është gjendja se ku e kanë sjellur Kosovën …!

SI E ZGJODHI MBRETI SADRIAZEMIN E RI

Kish pas vdek sadriazemi, e mbreti dojke m’e gjetë ni sadriazem t’meçem me ja zënë venin. I thirri 12 Ylematë ma t’dijshmit n’krejt yl-qen e vet e po don me i pëvet se kush a`ma i meçem e ma i zoti.

Jau caktoi ni ditë se kur me ardhë. Po vijnë ylemaja nja ka nja. Mreti dojke me i provue dhe u dha urdhën hyzmeqarëve që rrishin te dera me marrë ni sahan me pak t`flliqt, me mlue, e ylematë me i shti mrena ka nja ka nja. Kur hin mrena, me shplue ata t`flliqt e me u than: „Urdhni i mretit asht me e kerkue pak“.

Ylematë ja nisen me ren e po vinë. Kur hishin n`derë, e kërkojshin ka pak t’flliqt me gisht, me çue n’ven urdhnin e mbretit, edhe hypshin nalt n`oden e tij. Mrena hinë nimdhet ylema. Kur erdhi i dymdheti, po i thotë hyzmeqari: – Urdhni i mretit asht me e kerkue pak ata t`flliqt para se me u ngjitë n`odë t` tij.

Ky s`deshti kurqysh e bërtiti:
– Qysh kujton mbreti që unë e ha t`flliqtit?
Për kësi urdhnash s`e njoh për mret!
–Po edhe ata nimdhetë ylematë tjerë e kanë kerkue ka pak para se me hi te mreti i thanë hyzmeqarët.

– Sa për t`flliqt boll kam n`shpi teme, e s`kisha ardhë këtu te mbreti me e kerkue, por kam kujtue qi na ka thirrë mbreti për naj punë t`meçme e t`madhe. Hyzmeqari e pa qi ky s`po merr dhe e lajmroi mbretin. Mbreti dha urdhën me e lidhë e me e shti n`burg.

Atyne nimdhetë ylemave qi i kish n`od u dha ka `i cigare e u tha: „Veç kam qef me ju pa e me ju ngjoftë“. Edhe dikur i percuell. Kur duelën nimdhetë ylematë, mbreti dha urdhën me i lidhë e me i mshel n`burg. Atëherë çoi e thirri at t`dymdhetin. Po i thotë me fjalë t`shtira: A ti je ai qi s`e çove n`ven urdhnin tem, a ? A e din çka t`gjan? Ky ylemaja i tha:

– Për qasi urdhni t`gabueshëm nuk t`njof për mbret. Unë kam mendue se na ke thirrë për naj punë t`meçme e t`madhe, se për me hanger t`flliqt, me pas dashtë, kisha hangër tu shpija e s`kishna ardhë këtu te ti hiq.

Mbreti e pa qi ish guximtar dhe i drejtë, e ndërroi ftyrën e ja nisi e po kesh. U çue e muer ngrykë dhe i tha:

– Ti do t`bahesh SADRIAZEM se kam ymyt se veç ti mundesh me e majt t`paqtë, tuj ba punë t`mira e me drejtsi, pa u flliq, ashtu si nuk u flliqe për me e çue n`vend urdhnin tem qi s`ish me vend. Këtë e bani SADRIAZEM e nimdhetë ylematë tjerë i kalbi haps. “

ANALIZA NË VIJIM:

Kishte me qenë fatbardhësi, që Kosova të kishte fatin për me pasur një drejtues shteti që do të bënte veprime, siç bëri Mbreti në tregimin e sipër shënuar, me Ylematë e tij..!

Por në Kosovë, sa u pa ni fije shprese për një veprim të tillë, Sadriazemët që kanë provuar postet dhe pozitat dhe pasuritë e tyre, besa tue ndrru e tue kërkuku me gishta e me grushta, ku kanë vjelur e mjelur ku dhe kah kan mundur,besa kërkuar jo vetem me gishtë atë lloj ëmbëlsire por edhe me grushta hiq ma pak se 12 vitet e fundit, pa i përmendur e hulumtuar ato më heret, se ku me dit se çfarë beteri e sherri kishte me del..!

U ngriten peshë. tue thënë: se, si ne s’ka më të mirë, se Ylematë e Sadriazemi i ri, është mashtrues, i pa ditur e çfarë si thanë nga frika, se po i rrezikonte pasurit dhe pozitat e tyre siç prmtoj me fjalë, s’lanë gur pa lëvizur u bënë bashkë me dreqin e të birin me shpfje prrallisje për ta përmbysur e për të mos ia lënë mundësin me provuar se si do qeverisin ylemat e Sadriazemi i ri.. a do tëprovojnë edhe ata me gishta e me grushta si ata vet apo jo..!

PËR:
GJENDJEN E TASHME NË KOSOVËN HALLEMADHE…!

Për Ylematë dhe Sadriazemët e Kosovës apo Politikuajt, kurvendarët (deputetët) e Kuvendit të Kosovës, kryepar, kryeministra, ministra, zëvendsministra, pushtshtetarë qëndrorë e lokalë të Kosovës, shumicën prej tyre, mjerë Kosova që i ka… hiq më pak se 12 vite kanë qeverisur keq tue u thirrur në voten e popullit dhe si përfaqësues të zgjedhësve..!

1.Të zgjedhurit apo (vetzgjedhurit) shumica prej tyre me vota të vjedhura, apo të fituara me keqpërdorime (korrupcion-ryshfet), premtime dhe mashtrime, kërcënime dhe kushtëzime, erdhën në ulëset e Kuvendit të Kosovës, apo nëpër pushtetet e ndryshme qëndrore e lokale, kanë zënë vend dhe pozita të ndryshme, jo për të mirën e Kosovës dhe shëndetin e saj, por për interesat vetiake, familjare, grupore, partiake, klanore e farefisnore, sepse i kanë shijuar jo me gisht por edhe me grusht të mirat dhe fitimet pa djersë e mund… në forma dhe mënyra nga më të ndryshmet me pandershmëri, pa i dhënë askujt asnjëherë përgjegjësie për asgjë..!

2. Në fushatatë zgjedhore, për t`u zgjedhur a rizgjedhur, për t`i ruajtur vendet në Kuvendin e Kosovës, pozitat e ndryshme qëndrore dhe lokale, kanë shpenzua miljona euro, të taksa paguesëve të Kosovës, tue shtruar dreka e darka hapur për të mashtruar votuesit në mënyrë edhe tinez e pas shpinës edhe me forma tjera, për të fituar sa më shumë vota… për t`u zgjedhur apo rizgjedhur…!

3.Premtuan në vazhdimsi: mirëqenien e popullit do ta rregullojnë dhe Kosovën do ta ndërtojnë, lulëzojnë e përparojn në të gjitha drejtimet, duke premtuar miliona euro nëse të njejtit i votojnë për t`u zgjedhur të njejtit apo të zgjedhurit e tyre, sepse janë më të mirët, ma kombëtarët, e që do të zbatojnë sundimin e ligjit, drejtësisë e demokrasisë dhe do ta luftojnë krimin dhe keqpërdorimin (korrupsionin), terrin e tmerrin, pa fije turpi, nuk tregonin, që ata ishin dhe janë dora vet sot e kësaj dite, që e sollën terrin e tmerrin e pa treguar në asnjë rast se kush janë fajtorët e territ e të tmerrit, flisnin fjalë të mira meplotë premtime, ani që asnjë si kanë mbajtur asnjëhere e as që i mbajnë sot e kësaj dite, flisnin për Sovranitet e Kushtetut e me Fusnotë e hiqnin Republikën dhe përditshmëria ka dëshmuar deri më tani të kundërtën..!

Dëshmi:

1. Cili prej liderëve të partive politike doli në Mitrovicën e ndarë, në anën tjetër të lumit Ibër, në veri ku janë vendosur me kohë strukturat paralele të Serbisë, ku asnjë flamur i Kosovës nuk shifet kund vetem të Serbisë dhe fotot e udhëheqësve të Serbisë në Beograd, ku zbatohen Ligjet e serbisë e kundërshtohen të Kosovëes, ndërsa për të zhvilluar fushtë zgjedhore si në Prishtinë, Skënderaj, Prizren e qytete tjera udhëheqësit e partive politike shqiptare shkonin me zhurmë e hallakam tue shtrua dreka e darka dhe tue ba muzikë me lodra currle e tupana folklor e rrëmuj me tallava e tralala..!

2. Kush u hetua, burgos apo u gjykua, për vrasjet e shumta pas lufte tinez e pas shpines me maska në prita e në terr, apo kushe bëri zhvillimin dhe përhapjen e kriminit të organizuar politik dhe ekonomik, të ngritur e vendosur në shkallë institucionale apo për të gjitha keqpërdorimet dhe terrin e tmerrin e pas luftës..!?

3. Kush u përgjegj për vjedhjen e dokumentacionit në dhomen e dëshmive dhe pasurive tjera në tërë Kosovën..?

4.Cili prej kurvendarëve, kryeparëve, kryeministrave, ministrave, zëvendsmini- strave apo edhe të nivele tjera në pozita dhe pushtete institucionale të Kosovës, kanë deklaruar drejtë pasurinë e tyre, të lëvizshme e të pa lëvizshme dhe si paten mundësi të ken tash me nga qindar hektar tokë që kanë treguar vet dhe miliona pasuri tjera që po shihen ku flitet në Kuvend dhe shkruhet haptas për çdo ditëe që s`ka pasur mundësi ta krijojnë ato pasuri pushshtetarët me të ardhurat mujore që kanë…?

Për Kosovën hallemadhe, ka se çfarë të shkruhet e thuhet, por kësaj rradhe me këtë shkrim po e përmbyllim me disa krahasime në vijim:

LINDJA E KOSOVËS SI SHTET ME SHUMË VËSHTËRSI…

Çdo nënë që lind fëmijë, përjeton, dhimbje, vështërsi dhe gëzimin pas lindjes së sukseshme.
Po lindja e Kosovës hallemadhe si Shtet, si lindi?
Në çfarë rrethanash dhe kushtesh Lindi Kosova si shtet dhe sa janë kujdesur përgjegjësit për këtë..?

Si një fëmijë i posalindur me shumë vështërsi KOSOVA, jo për shkak të peshës e madhësisë, po për shkak të infektimeve bakteriale e virusale nga jashtë e brenda, dhe shumë përziemjeve e ndërlikimeve dhe pengesave tjera të krijuara në kohë dhe hapësirë, nga faktori robëri, nga vet vendorët përgjegjës, shumica prej tyre me lakmi e tërpi për pozitë e për pushtet e pasuri, ndikuan për ta penguar këtë lindje, që aq gjatë është pritur, KU, pa ndërhyrjen e vendosur të kirurgut me shumë kujdes dhe manevrime në kohën dhe momentin e fundit, që pa operacionin e domosdoshëm, që bëri kirurgu me shumë kujdes e mençuri, lindja do të ishte e pa mundur !

E ardhmja e Kosovës do të jetë e njëjtë si e fëmijës të posalindur, që do të varet nga ushqimi që do t`i japim:

– Nëse kujdesemi me kohë për ushqim të mirë e si duhet, mbajmë pastërtin në çdo kohë, mbrojmë shëndetin, do të kishte rritje e zhvillim të mirë me shëndet dhe si duhet, do të ketë ardhmëri të mirë e jetëgjatësi.

E Kosovës i ndodhi për fatin e keq kjo që po e paraqesim shkurtimisht shembullin e marrur në vijim;

Në të kundërtën, nëse s`kujdesemi për ta ushqyer mire, me kohë dhe si duhet e lamë në të lagur e s`kujdesiemi për t`ia ndërruar ndërresat, i posalinduri do të lëngojë nga infektime të ndryshme bakteriale e virusale, do ketë dhimbje e barkqitje që do të kundërmojnë rënë erë të pa këndëshme rreth e rrotull, do të ketë një rritje jo vetëm të ngadalshme por edhe të përçudnuar, me shumë të meta në të gjitha drejtimet, dhe është rreziku i pranishëm, që të merr formë aq të shëmtuar, sa t`i përngjan ndonjë fëmije me shumë të meta fizike e psiqike apo edhe me shenja të pranueshme rahitike dhe epileptike…!

FATKEQSISHT PËR KOSOVËN, është dëshmuar nga rrjedhatë e deritashme, se kujdesi jo vetem se ka munguar e ska qenë ashtu siç është dashur, nga përgjegjësit për mirëqenie dhe shëndet, por e kanë ushqyer me lloj lloj ushqimi me plotë mikrobe dhe lloje virusësh nga më të ndryshmit, të brendshëm e të jashtëm, ju kanë vërsulur Kosovës hallemadhe, e s’po e lënë të rritet si duhet e si e dëshirojmë dhe si e meriton…!
Prandaj, përgjegjësit e kanë infektuar rëndë me virusët e lakmisë, tërpisë për pozitë e për pushtet dhe e kanë sjellur Kosovën në këtë gjendje që tani më është në rrezik të jet a të mos jetë, Shtei i Kosovës..!

Këto sëmurje ja sollën të gjithë ata që qeverisën keq vendin, në emër të Demokracisë, në emër të votes së popullit e të votuesëve, në emër të lakmisë dhe tërpisë për pozitë, pushtet e pasuri, që kanë kriju për vete e shkatrruar Kosovën dhe mirëqenien e popullit..!

Kosova hallemadhe, tani më është në rrezik të madh, rëndë e infektuar nga virusët politikë që shpërndajnë gjithandej Kosovës politikuajt në pozita dhe pushtete të ndryshme, s’paku qe 12 vite, e kur njeriu s’ gjen rrugdale tjetër nga gjendja e rëndë kur gjindet, si mbetet gjë tjetër veç lutja, me këtë rast edhe unë po lutem se tjetër s’na ka mbetur, që Kirurgu që e mundësoi lindjen e rëndë të Kosovës përmes operimit që bëri, të bënë edhe një ndërhyrje kirurgjikale përsëri, sa s’është bërë vonë, për ta shpëtuar edhe njëherë, kishte me qenë një mrekulli, përmes operimit dhe terapisë me barna ti shkatrron virusët e shëmtuar e ngjitës që aq rëndë e kanë dëmtua Kosovën hallemadhe..!

Si përfundim:

Si, s’po u vie marre të gjithë atyre që qeverisën keq deri tash dhe sollën këtë gjendje që është Kosova, të njejtit thonë se ne jemi më të mirët, ne do e shpëtojmë Kosovën, pa e pranuar asnjëherë, se këta e sollën këtu ku është dhe s’po lejojnë që të tjerët, që nuk qeverisën deri tash, të qeverisin tue ju vërsulur me të gjitha mjetet dhe format, për t’i penguar e për t’mos i lënë për t’i provuar, me pas qenë kështu të organizuar kundër armikut dhe për zhvillim ekonomik e arsimor në vend, Kosova do të ishte ndryshe nga që është sot…!