Politikës Shqiptare nuk i duhen gjelat që rrinë mbi vezë, por burrat që janë të zotë në mbrojtjen e Kombit dhe Vendit

0
361
Aurel Dasareti - ngre shqipen

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Atdheu ynë lindi burra të fortë, që shkëlqenin lart në qiell. Gjithmonë besnikë ndaj vendit të tyre dhe luftuan kundër çfarëdo frike të brendshme. Por, ku gjenden sot të tillë?! Të shtrëngohet dikush të durojë vuajtje apo poshtërime pa pasur mundësinë as të mbrohet, është një prej shfaqjeve të kontrollit të plotë, por nuk është sigurisht e vetmja. Kush ushtron kontrollin e plotë e shndërron këtë të fundit në një objekt të tij, në një pronë të tij, për të cilën bëhet zot. 

* * *

Dy shtetet tona dhe ajo pjesë e Maqedonisë e banuar me rrënjës (shqiptarë autokton), janë kapur nga minjtë e kanalizimeve.

Këlyshët janë shumë frikacak, por nuk u trembet syri pasi në ju shikojnë do burra të pavendosur. Nëse nuk reagoni menjëherë, t`i tërhiqni zvarrë prej zyrave dhe drejtë në burg prej nga nuk do të dalin kurrë, njëkohësisht t`u sekuestrohen pasuritë e patundshme dhe të tundshme të fituara nga hajnia dhe krimi i organizuar, brenda 5-6 vjetësh vendi do boshatiset nga rinia e pashpresë dhe tërësisht copëtohet, ndërkaq pas 20 vjetësh emri jonë përfundimisht do të vdes dhe harrohet.

A duhet ta gëzojmë lirinë që kërkojmë ta shkatërrojmë? Liria nuk është diçka që një shtet mundet ta miratojë. Liria duhet të mbrohet me vepra. Kot e kemi t`i qortojmë pse nuk turpërohen, çka është turpi për rezilin?

Kushdo që është dehur nga fuqia dhe është pasuruar prej saj, kurrë nuk do të largohet vullnetarisht.  Pyetja e madhe nuk është nëse keni dështuar, por nëse jeni të kënaqur me dështimin.

Derisa gjithë popujt e botës kanë qeveritarë dhe politikanë që kujdesen për mbrojtjen e atdheut të tyre nga të huajt, ne shqiptarët jemi të detyruar të bëjmë të kundërtën, duhet të mbrojmë atdheun nga qeveritarët dhe “politikanët” tanë që të mos na i shesin edhe këto troje që na kanë mbetur. Dhe kjo ndodh pa debate, pa informacion dhe pa mundësinë që njerëzit të kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë. Vendimi është marrë tashmë. Kjo është ajo që është bërë politika shqipfolëse: gënjeshtra dhe mashtrime.

Është e mahnitshme se si shfaqen këta krijesa që s`janë veçse surrogate, ata kanë një respektim zero për Shqipërinë dhe Shqiptarët. Agjendat e tyre janë vetëm servilizmi ndaj të huajve dashakeq, hajnia, kriminaliteti, Tradhtia ndaj Vendit.

* * *

Normalisht, njeriu përpiqet të gjejë fjalë për mendimet e dikujt, por në rastin e Presidentit jo-legjitim të Kosovës, mundohet të gjejë mendime për fjalët e tij. Ky tradhtar i çuditshëm, në bashkëveprim me atë titistin me paterica, ndryshe kërmën e paparë, dhe me parat e taksapaguesve “kosovarë”, i lutet pushtuesit gjakatarë t`ua japi edhe një copë të Truallit Shqiptar. Dhe, vet-lavdërohet me librin gjoja se autobiografik Shtet i ri mburravec modern”, shkarravinë e cilësisë së ulët e të pavlerë pikërisht si “heroi” imagjinar i qëndisur në të.

Thjeshtë: Për të kuptuar “patriotizmin” e politikë-bërësve të juaj analfabetë kronik (gjelave të oxhakut), si simpatizues fanatik tru-shpëlarë i të cilëve jeni, mos i vritni kot dhëmbët (sidomos ju që dashuroni qeverinë kot së Koti), por zbuloni dhe shikoni vetëm pasuritë e tyre marramendëse me vlerë shumë milionëshe euro. Si i fituan ato alamet lekë kur rrogën mujore zyrtarisht e kanë 200-300 euro?! A nuk logjikoni aspak a? A ju mungon krenaria njerëzore të vetëflijoheni për hajnat që bashkëpunojnë me armiqtë tradicional për zhdukjen biologjike të juaj?!

Ata vetë, para se me i hy “politikës” pantallonat e grisura i lidhnin me sixhim, ndërkaq kur dilnin në plazhe, në mungesë të brekëve i mbulonin vithet e shtrembëta me peshqir. Këto janë fakte të pakontestueshme, kështu që nuk ka nevojë të dëgjosh më tepër për të kuptuar se këta mafioz me prejardhje etnike të paqartë, janë vetëm servilët e të huajve që i ndihmojnë të mbeten në pushtet, ju vjedhin, mashtrojnë dhe shfrytëzojnë. Ndryshe, nuk ua ndien leshi për ju dhe për të mirën e fëmijëve, nipërve, mbesave, stërnipërve të juaj.

Sa më i madh pushteti (fuqia), aq më i rrezikshëm është keqpërdorimi i tij. Vetë-respektimi, vetë-kuptimi, vetëkontrolli, vetëm këto tre ju japin fuqi të pathyeshme. Fuqia është ligësi, por kështu është edhe pafuqia.

* * *

Krye-çmendaraku i shtetit amë, i njohur më mirë si skizofreni kronik Alamet Tepsia, është njëkohësisht piktor i dështuar dhe kryeministër i dobët, por edhe dashamir drogash e konfliktesh pa të cilat nuk mund të funksionoj si “burrështetas” dhe shkatërrues i monumenteve historike ilire-shqiptare. Dhe, ai vet është shumë më i keq sesa ata këlysh tjerë që e sollën në pushtet, edhe me më pak moral dhe integritet. Ai është një vrapues entuziast i plazheve për nudistë dhe një papagall i palodhshëm e i padurueshëm që nuk lejon askënd me ia bë pyetjen e vërtetë deri në fund, por i ndërpretë dhe vazhdon llomotitjet maratone për t`i ikur temës dhe zhvendosjes së vëmendjes së dëgjuesve.

Nuk dëgjon aspak kur është fjala për të bërë punën e tij si duhet, i konvenon të mbetet i dështuar për popullin. Po, edhe ai është vetëm një pasardhës i paraardhësve që nuk guxon të vijë kurrë në ndonjë mendim personal pa ndihmën e “këshilltarit” të tij analfabet që pas vrasjes mistike nga sivëllezërit serb, mrekullisht u ringjallë që të sjelli më tepër telashe për këtë kohë të sëmurë që ne po përjetojmë. Dhe kjo u jep shumë prej nesh ankth dhe zemërim.

Ky piktor qesharak, që as prapanicën e vet nuk është në gjendje ta vizatoj pa gabime, sigurisht që është kriminel i fshehtë, por bën një punë shumë më të mirë se sa xhaxhi (i famshëm për mizori ndaj popullit të vet) kur bëhet fjalë që katundarët indiferentë dhe me mungesë përqendrimi të mendjes të qetësohen plotësisht, dhe që ka pastruar tërësisht trurin e një popullate që janë bërë si fëmijë të vegjël, të rraskapitur nga gjumi i tepruar.

Nuk ka kuptim. Por shumë pak njerëz guxojnë të ngrihen në këmbë dhe të mos durojnë më një marrëzi të tillë.

* * *

Shqipëria është një parajsë për politik-bërësit analfabet kronik të kriminalizuar, profesorët injorantë, shpërndarësve të lajmeve që janë larg nga realiteti, historianëve dhe gazetarëve të vetëshpallur, shkrimtarëve të papjekur që kanë shkarravitur nga qindra “libra”. Dhe mozotmakeq, hoxhallarëve dhe priftërinjve ortodoks që nuk besojnë aspak në Zot, përkundrazi, e urrejnë sa mundin me gënjeshtrat e tyre që nuk kanë asnjë lidhje me fenë që ata gjoja predikojnë.

* * *

Imamët dhe priftërinjtë ortodoksë, me fjalë te tjera, kryetarët shpirtëror të grupeve besimtarësh, para se të hynin në kishë dhe xhami duhet të shkruajnë autobiografitë e tyre nën titullin klasik “Zoti na dha dhjetë Urdhërime – unë kam thyer nëntë prej tyre”, ku ata duhet të tregojnë “gjithë të vërtetën e panjohur” në lidhje me gjithçka të çoroditur, degjeneruese,  asimiluese, shkatërruese dhe vdekjeprurëse që ia sollën Kombit (sidomos rinisë) dhe Vendit në këto 2-3 dekadat e fundit të “demokracisë” që akoma nuk e shohim.

Ne nuk mund të kemi pushtet të pakufishëm, të bëjmë skena të pista kundër Kombit dhe Vendit dhe kontrollojmë gjithçka siç na e do qejfi apo na porositin armiqtë e jashtëm. Herët a vonë, dora e rëndë vjen dhe fshin gjithçka mënjanë, me pasoja shumë serioze për keqpërdoruesin.

Njeriu pa emocione atdhedashurie, nuk mund të luftojë për asnjë ide; për të luftuar është e domosdoshme të duam atë për të cilën luftojmë, dhe të urrejmë atë kundër së cilës luftojmë.

A do të zhduket Shqiptaria? Shqiptarët e sotëm, të manipuluar nga tradhtarë më të pisët se kurrë, lajnë këmbët e ish skllevërve barbarë të stërgjyshërve të tyre të madhërishëm.

Shqipëri, yt bir është rrufeja e, kur gjëmon, dërmon armikun e në gropë e mbulon!