POLITIKAT E RAMËS PËR BALLKANIN E HAPUR

0
110
Edi Rama
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Rama luan politikat europiane e të mbështetura nga SHBA për liberalizimin e tregut në rajonin e Ballkanit, por nuk kuptohet si duhet nga një pjesë e shqiptarëve, që nuk kanë njohuri në këto politika dhe e shohin Serbinë si gogol. Liberalizimi i tregut përdoret në SHBA, por edhe në BE. Liberalizimi i tregut në Ballkan e heqë kontrollin në pikat kufitare mes shteteve. Rama me një të rënë të lapsit i “heqë” kufijtë mes shqiptarëve në Ballkan.

Kjo është mënyra më e pranueshme nga faktori ndërkombëtar dhe nga vendet e rajonit, që sjellë paqe e bashkëpunim pa kundërshti. Se hyrja në BE nuk do që vendet e Ballkanit të kenë konflikte e mosmarrëveshje, do një ekonomi rajonale të lirë e bashkëpunurese.

Albini propozon një bashkim klasik të shqiptarëve, pastaj me tjerët. Kjo do forcë, do që shqiptarët me qenë Amerikë ose Rusi, e prapë ndeshesh me kundërshti – si Rusia në Krime. Kur ne nuk kemi forcë ta bëjmë këtë e aleatët nuk na mbështesin, si do e bëjmë ne këtë punë? Bashkim të kujt? Të Shqipërisë me Kosovën, se shqiptarët tjerë nuk mundemi, se janë në shtete tjera. Por nuk na lënë.

Se sikur të na kishin lënë, pse nuk u bashkuam deri tani? Kurse liberalizimi i tregut – i katër lirive themelore – lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, është një liberalizim, që i bën kufijtë të padukshëm, nuk i përmbush plotësisht aspiratat tona shqiptare, por është një mënyrë alternative e bashkimit edhe mes shqiptarëve.

Pasi libreralizimi i tregut sjellë paqe dhe liberalizon edhe politikën. Është një projekt Perëndimor, e jo rus…