Politika në Kosovë i ka bërë të palumtur më mijëra njerëz

0
345
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Politika në Kosovë i ka bërë të pa lumtur më mijëra njerëz, duke i varfëruar, duke i bërë ata shumë të pa lumtur. Këtë mund ta hasim në çdo hap. Nuk na nevoitet asnjë hulumtim për të konkluduar së njerëzit e politikës janë të parët në listën e njerëzve, të cilëve qytetarët më së paku iu besojnë. Si në rrugë, në lokale e gjetiu flitët për këta njerëz të cilët janë bërë e keqja më e madhe e vendit. E kan kuptuar tashmë mirë së qytetarët janë ‘dorëzuar” para tyre, dhe as që po mendojnë të largohen nga skena politike.

Kosovës i nevoiten njerëz të ri në politikë, për ndryshe më ata që e kan filluar keq, me ata të cilët e kan keqpërdorë më të madhe votën e sovranit, me ata të cilët e kan plaçkitë popullin deri në asht, nuk do të këtë ndryshime pozitive. Na është krijuar situatë paradoksale e cila ka krijuar atmosferë të një politike shizofrenike, gjendje jo normale e cila është kthyer në normalitet, të cilën gjë e kam theksuar disa herë në shkrimet e mia.

Kjo elitë për 20 vite të tranzicionit, kan krijuar një paqë të rreme, na kan pru në një situatë të një shoqërie pa shtet, dhe të një shteti pa shoqëri. Organizimi i shtetit dhe mbarë aparatit të tij, nuk kërkon mençuri të posaqme. Dhe, është e pa shpjegueshme së edhe pas 20 vitësh nuk kemi shtet të barabartë për të gjithë. Shteti i ri i Kosovës, është bërë parajsë për njerëzit e korruptuar, nepotizmit…

Na është mbushur Kuvendi i Kosovës, por edhe institucionet locale më gjithafarë bylmeti sikur shteti të ishte “strajcë e lypsarit”. Kan dëpertuar edhe njerëz të ish sistemit më biografi edhe antikombëtare. Ku të presesh pastaj që të kemi gjendje stabile politike dhe të ecurive ekonomike–sociale.

Na është krijuar fotografi e mjerë para botës demokratike. Po largohet ajka e kombit. Po largohen së janë duke përjetuar gjendje deprimuese. Kjo elitë politike më përjashtime pak gjë ka ditur dhe shumë pak ka mësuar nga leksioni i demokracisë. Kjo shoqëri gjithnjë e më shumë po rrënohet. Nuk kemi reforma aq shumë të duhura. Kemi sabotime të çdo ditëshme të cilat e kan pru në pikëpyetje edhe shtetin e Kosovës. Si shoqëri e sëmuar që jemi bërë, inkuadrimi në Evropën e Bashkuar do të jetë ditë shumë e larget…