Politika Nana e dreqit!…
— shkruar nga Gjin Musa.
Dale nga dale po vjen qershori
me hedhe voten ne kuti
te gjithe partit vehen ne gare
kushe ta shpik rrenen ma te forte.
Tri partit si ma ne za
PS dhe LSI,vjen PD ne opozit
qe tani bajn llogarit
si me mujte e me mashtrue,
dere me dere mej shkue votuesit
meje premtue prap pune e rruge
meje premtue mireqenie te mire,
sie kane patur deri me sot.
Mazhoranca e opozita
tuje u sha rrin dite per dite,
shahen ne emer te “humanizmit”
Njana thot e due Vetingun
tjetra thote dekriminalizimin
bahen bashe jashte parlamentit
tuje pi kafe e bane gallate
o ky populle ashte i “trashe”
po si kujtojn se na shkojm ne burge,
kena vjedhe e vjedhim prape,
nderkombetaret kete pune kan,
vine ne Shqiperi porsi turista
rruga kurre keqe su ka dale
kete dreq lekut gjithkush poe done,
se nuk hyme na ne Europ
nderkomtaret s’prishen me ne.
Politika strajca e dreqit
lekuren e te mirit ja ven te keqit,
ne kjoshe hajdut t’thote patriot
ne kjoshe i ndershem, dhe per populle
te thon je hajn e faqe zi.
Keshtu i kaluem 25 vjete
ço nji dreq,e ul nji dreq
jashte Europes porsi jetima
sepse keme “politikan”
qe per populle s’duan te ja din
bolle qe keta te jen mire veti
me hotele e vila te shtrejta
e zaptuen te gjithe bregdetin,
don nji zot s’u jep takat
se ta nxan dhe driten e djellit.
Pra qershori po afron
politika ç’fare premton?
nji thes mielle o 50 euro
jane “dhurat”per fukaran
tashti voten ke me dhane.
Po te baje be ne dinejman
kane si vetin s’ke me pa
veç te bahem deputet,
mos kujto nuk jame si ai tjetri
mue per populle me “digjet” shpirti.
tuje kethye shpinen fshatarit shkret
deputeti flet me veti
Politika nana e dreqit.
Tashti pra vllazen shqiptar
mose pranoni asnji ofert
ase nga te majtet dhe ase nga te djathtet
pau ba reforma ne politik
kurre Shqipnia s’do te shof dite.