Politika jonë moti e ka humbur drejtëpeshimin?!

0
1873

Nga Skënder MULLIQI

Njeriut jepi pushtet, dhe ke për ta ditur mirë së çfarë në fakt është ai! Duket së është thënje e saktë. Dihet së ka pasur dhe ka njerëz të përgjegjshem dhe më moral ta lartë politikë, të cilët besimin e dhënë nga populli e kan kryer më nder dhe në shërbim të qytetarëve.Në praktikën e pergjithshme te politikes botërore ka pasur njerëz të cilët e kan kuptuar së jeta e gjatë politike në krye të shtetit, është e dëmshme së pari për vet ata, dhe pastaj është e dëmshme edhe për shtetin. Të tillët janë pajtuar që mandati udhëheqës mos të jetë më shumë së tetë vite.Propozimet e tilla politike kanë qenë shumë demokratike dhe janë të pranueshme edhe për shumicën.

Dikush do të thoshte, si është e mundur që ta kesh pushtetin në duar dhe të kërkosh kufizim të mandatit?! Kjo sigurisht së për dikend në politikë nuk është e logjikshme. Kjo kategori e politikanëve nuk dinë çka është demokracia, nuk dinë dhe nuk dëshirojnë më ditë së çka është përgjegjësia dhe çka është morali politikë! Ne ambientin tonë politikë, nuk kemi njerëz të cilët mendojnë më koka të ftohura, por kemi njerëz të cilët rrënojnë gjithqka para vetit për të ardhur, dhe për të mbetur përjetësisht në pushtet. Këta njerëz tanë të politikës edhe pse nuk kan kapacitet për një punë të tillë madhore siq është politika, as që dëshirojnë të kuptojnë këtë fakt. Këta kanë treguar së nuk janë të fjalës dhe as që i mbajnë premtimët.Nuk janë treguar të dinjitetshem ?Bie pyetja, cili na është ai politikan apo njeri që nuk e mban fjalën e vet?

Sigurisht së nuk është asgjë puna e tij! Kjo elitë politike është treguar elitë kushtëzuese, na ka “dhunuar’ të gjithëve në tru të shëndosh për 17 vite.Por, ende ka vend për shpresa.Zatën shpresa edhe vdes e fundit.Ka shpresa deri sa njeriu është gjallë. A ka më keq së kur “elitat” bëjnë trysni mbi popullin?Sigurisht së nuk ka. A ke gjë më amorale së kur një elitë shërbehët më mëtodat e kercënimit, të frikësimit e të ultimatumeve si “ofertë” i anës së fortë. Ultimatumet dhe kushtëzimet do të duhej të vijnë në shprehje p.sh. kur zhvillohen bisedimet më Serbinë, e jo kjo të ndodhë mbrenda shtetit. Duhet mos harruar kurrë që palën e kundertë duhet respektuar, por edhe mos ta lejuar që të na nënqmon rregulisht siq po e bënë këtë punë Serbia. Disa njerëz kur të arrijnë deri të posti I lartë pushtetarë gjithqka janë në gjendje të japin, veq postin nuk e japin! Dhe, sigurisht është më lehtë ti sundojsh të tjerët së sa ta sundosh vetvetën, a po jo. Me paratë e huaja është lehtë të bëhësh galant dhe të bëhësh “dorëshlirë”.

Por, jo kjo kastë politike në Kosovë, nuk është galante as dorëshlirë. Këta mendojnë vetëm për vete dhe për njerëzit e vet. Po kemi kushtëzime jo legale për ti arritur synimet përfituese. Kushtëzimet gjithmonë dikënd e nënqmojnë, ia ulin dinjitetin, dhe më kushtëzime humbën edhe liritë elementare njerëzore. Humbet liria edhe më rastin e zgjedhjeve. Ambiciet e tepruara të individve dhe grupeve politike dhe ekonomike e kan pru këtë gjendje të rënd në Kosovë. Politika jonë moti e ka humbur drejtëpeshimin. Edhe ne si qytetarë e kemi zijë këtë qorbë jo të mirë të cilën po e shijojmë.Të gjitha pushtetet i zgjidhem, dhe nuk mund të shfajsohemi dhe as të vajtojmë për gjendjen e përgjithshme jo të mirë. Pas gjithë këtyre përjetimeve jo të mira, duhet përvjelur duart dhe të punojmë të gjithë së bashku që gjendja të ndryshohet pozitivisht.

Kjo mund të arrihet vetëm kur i zgjedhim më të mirët. Po bëhën 17 vite që kur e kemi faktikisht shtetin tonë .Këtë fakt duhet çmuar, por të cilën periudhë kohore nuk e kemi shfrytëzuar mirë. Nuk mund të fajsojmë askend për dështimet tona. Gjendja në shoqërinë tonë ka mbetur si në kohën e sistemit socialist, e ndoshta edhe me keq. Secili nga ne dyshon në dikend, askush nuk po I bëson askujt për asgjë, ka humbur respekti i ndërsjellë, kriminaliteti dhe korrupcioni po shtrihen pa ndonjë pengesë.

Pse është kështu? Më gjasë edhe për atë së politikanët tanë për asgjë njerëzisht nuk po merren vesh. Do të dëshiroja të gabojë në këtë konstatim, por kreator të politikës janë bërë më shumë profiterët, së sa njerëzit meritorë…