Arben Çokaj
Politika e ka marrë pushtetin që dikur e kishte feja… të dyja synmin e kanë të sundojnë. Para se të lindte islami, Jezu Krishti e pranoi, atë që më vonë Hegeli do e thoshte, se feja është një mënyrë sundimi, me Zotin abstrakt si pronar.
Kur u krijua feja monoteiste, Moisiu i detyronte besimtarët që të paguanin 10% të prodhimeve të tyre për fenë. Fisi Levi ishte tagrambledhësi (si puna e atyre fiseve “të forta” në Shkodër, që u marrin taksë dyqaneve gjoja për mbrojtje). Kush nuk pranonte, ndodhte që e vrisnin me gurë kokës, si disa gra në vendet ekstreme islame për tradhëti kurore, e kështu erdhi judaizmi duke u shtruar si fe e besim, dhe hebrejtë e konsideruan veten në atë kohë, nga skllevër të faraonit egjiptian, si në popull i zgjedhur i Zotit monoteist, në të cilin tani besojnë edhe të krishterët e muslimanët… (Edhe serbët e quajnë veten për rrjedhojë, si popull hyjnor, sepse kanë ardhë e na i kanë zënë tokat ne pasardhësve të ilirëve…)
Pastaj për krishtërimin nuk ka burime të sakta e fakte se Jezu Krishti ka ekzistuar vërtetë, apo e krijuan atë. Por atij ia atribuojnë fjalët: “Jepi Çezarit (dmth. shtetit) atë që është e Çezarit, dhe Zotit atë që është e Zotit.” Kjo e nxjerr në fakt, Zotin pronar, siç thotë më vonë edhe Hegel.
E kështu eci kjo histori. Edhe islami mendohet se u krijua me ndihmën e hebrejve, të cilët e panë në shekullin e 7-të, se krishtërimi u zgjerua, si fe më e civilizuar, dhe për t’i vënë përballë një fe tjetër që ta konkurrojë, ata e ndihmuan Muhamedin, për të krijuar islamin. Dhe Muhamedi mori nga Talmudi e Dhjata e vjetër pjesë, të cilat i implementoi në Kur’an. Kur’ani u shkrua si libër nja 300 vjet pas vdekjes së Muhamedit, dhe nuk dihet a është ashtu si thoshte Muhamedi a jo, se varet si u transmetuan gjërat deri te botimi, por edhe përkthimi i tij ka raste, që ka pasaktësi. Por njerëzit besojnë. E kanë këtë defekt, duan të besojnë diku, se njerëzit besonin diku edhe para se të krijohej Zoti monoteist, abstrakt e me fuqi të paanë… E këtë defekt e shfrytëzon secila fe me mjeshtëri, e rekruton individin që fëmijë, dhe e indoktrinon, pastaj e ka ushtar të sajin për jetë…
Por kur Europës feja paqësore e krishterë ia solli në majë të hundës për shekuj me radhë, këta bënë Rilindjen Europiane dhe më pas Revolucionin Francez dhe e goditën fenë, e ndanë atë nga shteti e pyushteti – dhe perëndimi u zhvillua. Po ta shikosh, zhvillimin më të madh bota e ka marrë në ato vende ku kemi protestantë, e jo katolikë apo ortodoksë, e aq më pak muslimanë… Se protestanizmi ishte një rebelim i të krishterëve nga autoritetii papës, dhe ata thanë se ne e besojmë Zotin drejtpërdrejtë, nuk kemi kënd mbi të, veç Zotit… Kjo u dha protestantëve më shumë liri, e për rrjedhojë edhe zhvillim…
Në ditët e sotme, shoqëria është më e zgjuar se dikur, por ka ende kufizimet e saj… Bota e zhvilluar është sot kryesisht postmoderne, i beson më shumë shkencës e fakteve se feve. Fenë e besimin e kanë më të fortë vendet e varfëra e në zhvllim, ku jemi edhe ne shqiptarët. Pandaj po u morëm me fe, më shumë se duhet, e sigurtë, ne do të mbesim gjuithmonë vend e shoqëri e varfër dhe në zhvillim… 🙁 Sidomos me islamin…