Shkruan Asllan Dibrani
Politika degraduese e Kosovës, po merr përmasa të mëdha edhe në mediat publike skandaloze gjuhë zyrtare njeh atë të rrugaçërisë! !?. Duke pas këtë fenomen aq brutal që po e përcjell shoqërinë kosovare me lloj, lloj deputetesh përfaqësues të popullit me një gjuhe tejet skandaloze nga pozicioni i rrugaçërisë, vendosa te reagoj si pretekst motivi me rastin e rrahjes se dy deputetëve në studion e TV-Klan Kosovës, Milaim Zekes pasqyrë e injorantit që në shumë familje kosovare me shfaqjen e tij në ekran detyrohen edhe ta fikun programin, ngase u krijua opinion i keq për te, nga përdorimi i fjalëve të ndyta.
Koha po tregon se gjuha e rrugaçërisë është bërë e zakonshme në jetën tonë publike si në parlament, në subjekte tjera, por edhe në mediat e ndryshme? Më së miri po e dëshmon rasti i fundit dhuna sporadike në mes Milaim Zekes dhe Frashër Krasniqit. Nga kjo del se me këtë dhunë dikush mund të fitojë e dikush të humb në betejat e këtilla, dikush edhe mund të duartrokasë “fituesin” nga një meqë boksi qe u shfaq si pasoj e kulturës, arsyes dhe mentalitetit. Shtrohet pyetja se kush është fituesi apo humbësi?
Humbësit ,jemi në shoqëria kosovare,të gjithë ne,qe po përjetojmë një ngarkese psikike, apo edhe jemi bërë kronik ndaj fenomeneve të tilla qe po lënë gjurmë të keqe ne këtë tranzicion të ngritjes së shoqërisë kosovare, atje ku synojmë në familjen evropiane… Po fituesit kush mund te jenë? Janë ata qe i nxisin këto skena rrëqethëse për interesa personale, por edhe qarqet e jashtme qe duan ta kenë një situatë dramatike në Kosovë me një varfëri te pa parë. Janë fitues ata qe vjelin rroga te majme në djersen e popullit duke prodhuar çdo dite analfabet të rinj dhe boshatisjen e Kosovës. Të fituar mund të jene kriminel,hajna që menaxhojnë një shoqëri të degjeneruar pa sens kulture as pune !
Andaj sa më shpejtë që të mobilizohemi dhe ta heqim, apo t’i luftojmë këto fenomene dhe këtë klasë politike, apo edhe mediat nga skena si vegël e partive politike, aq më shpejtë fitues do jenë qytetarët, Kosova dhe shqiptarët në tërësi si komb e jo ma te apostrofuarit e lartpërmendur.
Kjo skenë la shenjë dhe njollë te keqe për demokracinë e vendit tonë, qe po përpiqemi të ngrinim vlerat tona,por jo me përleshjen fizike siç ndodhi në mes deputetëve Frashër Krasniqi dhe Milaim Zekes qe me ofendime u përdhunuar opinionin publik dhe qytetari ynë.
Secili prej nesh është kundër dhunës, por të tolerohet Milaim Zeka kaq shumë kohë me ofendime përdhunuese të opinionit publik me dhunën verbale, vulgarizimin e banalitetin qe e ka,nuk ka kurrë far logjike që mos dënohet.
Me këtë po e dëshmojmë se jemi një shoqëri aq e ulet, aq e pa kulturë,e pa edukatë, pa dije, frikacake, injorante, qyqare nga ma te ndryshmet. Mediat tona sot më shumë i japin publicitet arrogantëve, injorantëve rrugaçëve te pa diturve, se sa akademikëve që janë shtresa me e lart e çdo kombi. Merreni shembull Akademinë serbe, qe as parlament, as kisha serbe dhe as një institucion serb nuk merr vendime pa miratim nga Akademia e Shkencave serbe. Nga kjo sot po i ndiejmë pasojat edhe sot e kësaj dite qe në Serbi sundon shtresa intelektuale dhe akademiket, ndërsa në Kosovë anarkia dhe te pavetëdijshmit!!!
Nuk po e them se Kuvendi i Kosovës duhet te përbëhet nga njerëzit me te mençur dhe elitar te shoqërisë, por jo edhe të mbushet me njerëz të një niveli kaq te ulet moral, kombëtar e intelektual. Fajin e madh e ka Ligji. Ligji duhet te pastroje kuvendin dhe politiken në përgjithësi në mënyrë qe mbeturinat si personat e apostrofuar me larte të mos futen në Kuvend e Kosovës.
Pos këtij rasti vandal, me sjellje, fjalor fyes dhe me poshtërsi tjera ka edhe shume matrapaz, dallkauk, hajdut, injorant, kuisling, tradhtar e zagar tjerë, te cilët, si hamshor sillen në institucionet më të larta të Republikës së Kosovës.
Prandaj është mirë që qytetarët e ndershëm dhe te ndërgjegjshëm, të cilët tash e 17 vite janë lodhur dhe po terrorizohen me keqpërdorimet dhe denigrimet qe po i behet pasurisë dhe vlerave tjera kombëtare, ti dënojnë si të tilla me mos dhënien e votës!.