Shkruan: Florim Zeqa, 12.12.2020
Fjala politikë rrjedhë nga fjala greke “polis” që do të thotë bashkësi e shumfishtë, është formë e marrëdhënjeve shoqërore mes njerëzve dhe grupeve shoqërore, e cila për qynim ka dominimin e një grupi ndaj një grupi tjetër që merrë vendime kolektive në emër të autoritetit të individit brenda grupit të caktuar.
Politikani i mirë lind, nuk krijohet
Politika është një proces shoqërorë, në të cilin grupe njerëzish marrin vendime kolektive, ndërsa politikani është zbatues i urdhërave të drejtuesit të grupit shoqërorë (partisë).
Poitikanët e pasur në shpirtë kënaqen me punën që bëjnë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve, ndërsa politikanët e varfër në shpirtë nuk kënaqen me asgjë, as me poste dhe as me para, pasi gjithnjë synojnë më më shumë me më lartë.
Poli(e)tikanët kosovarë janë shumicë në numër, por të varfër në shpirtë. Secili nga politikanët lufton për karrikë (pushtet) e jo për interesin e qytetarëve, ndërsa këta të fundit janë shndërruar në robër të politikanëve mashtrues.
Në Kosovën e pas luftës, për të mos thënë asnjë politikan(e), përkatësisht, asnjë kryeministër apo ministër, të pakët janë ata deputet që janë ulur në karrikën e pushtetit për të udhëhequr ndershmërisht dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve, por, për të përfituar sa më shumë benificione nga shteti, përfitime financiare personale dhe partiake, për të punësuar familjarë dhe militantë partiakë nëpër institucione shtetërore.
Poli(e)tika e bajraktarizmit
Fjala “bajrak” rrejdhë nga turqishtja, që do të thotë flamur. “Bajraku” ishte simbol i identifikimit të fisit, fshatit apo krahinës. Organizimi në “bajraqe” kishte për qëllim administrimin e territoreve të caktuara nga familjet e mëdha dhe me ndikim të kohës.
Secili fis e kishte nga prijës, secili fshat nga një kryeprijës, ndërsa secila principatë (krahinë) e kishte nga një princ që i printe grupimit shoqërorë.
Pas shkuarjes në amshim të presidentit historik Rugova, është ashpërsuar lufta për të parin e shtetit dhe është bërë “mollë sherri” për prishjen e koalicioneve qeverisëvse
Lufta politike për pushtet në Kosovën e pasluftës, sikur na kujton dhe na kthenë disa shekuj mbrapa kohën e principatave dhe bajraqeve për dominim të një grupimi politik kundër tjetrit, pa përfillur rregullat demokratike të qeverisjes, respektivisht, pa përfillur fuqinë elektorale dhe as aftësitë qeverisëse të individit.
Pushteti (bajaraktarizmi) është dhe mbetet korruptuesi më i madh i qenjes njerëzore dhe armiku më i madh i shqiptarëve në veçanti, të cilët për marrjen e bajrakut (pushtetit) sakrifikojnë miq dhe shoqëri, familjarë dhe farefis të gjërë.
Këtë po e vërteton, beteja e fundit politike për marrjen e postit më të lartë kushtetues në vend, atë të PRESIDENTIT, ku secili grupim shoqërorë, po e thotë hapur ‘presidenti është i yni’ (bajraku është i yni), duke shantazhuar dhe kërcënuar grupimet tjera politike, se nëse kjo nuk ndodhë ‘vendi shkon në zgjedhje’.
Po në zgjedhje, por cilën nga këto parti politike të dështuara ta votojnë qytearët dhe kë ta zgjedhin nga këta politikan mashtrues dhe intrigant, abuzues të pushtetit dhe milionerë, zhvatës të buxhetit dhe hajdut ordinerë!?
Të eturve për marrjen e bajrakut (pushtetit), aspak nuk ju intereson mirëqenja dhe shëndeti i qytetarëve, janë në gjendje, që edhe në kohë pandemie të abuzojnë me jetën e qytetarëve të vendit për arritjen e qëllimeve politike.
Ata që janë mësuar të marrin gjithçka pa dhënë asgjë nga vetja për shtetin, e marrin edhe 10 % e kursimeve nga ‘Trustit Pensional”, përkundër milionave dhe pasurive enorme të krijuara paligjshëm përgjatë dy dekadave të fundit.
Mos i vlerësoni politikanët nga fjalët, por nga veprat!