Arben Çokaj
– tregim mbi ngjarje të vërtetë, me nuanca humori, për disa miq të mi fantazistë, që kujtojnë se drejtësia në botë është mrekulli, por çalon nga pak në Shqipëri… E unë u them, merrni frymë, o njerëz të mirë, mos u bëni qesharakë, se nuk i dini punët edhe aq mirë!
E siguruam makinën në një kompani gjermane në Frankfurt am Main, na dha një dokument, dhe na tha se kartën jeshile do na e dërgonte me postë në shtëpi…
Erdhëm pas disa ditësh në Shqipëri, ashtu pa kartë jeshile, kur disa javë më vonë, një makinë e parkuar në anë të rrugës, del në rrugë, kalon gjysmën e saj dhe na godet fort në rrotën e majtë të Golfit IV. Dr. Dashamiri që e drejtonte makinën tonë, humbi për një moment vetëdijen, dhe ashtu makina dalëngadalë erdhi duke rënë në kanal anës rrugës, në Polvar, duket se edhe unë u trondita dhe nuk e mbajta timonin fare… Mirë që shpëtuam me aq, pa dëmtime fizike…
Kur erdhi policia për të bërë ekspertizën, kërkuan kartën jeshile dhe ne i treguam se si ishte puna, e na thanë se sipas ligjit, duhej të na gjobisnin, por nuk e bënë… I kërkuam firmës së sigurimit në Frankfurt në telefon e me faks kartën jeshile, që të na e dërgonte në Shqipëri, por jo. Ata duket se kujtuan që fajin për aksidentin e kemi ne, dhe kështu na lajmëruan te zyra e regjistrimit të makinave në Frankfurt, sikur ne nuk jemi të siguruar fare. Këtë e marrim vesh me të mbërritë në Frankfurt, pas 2-3 javësh, pasi e rregulluam makinën e dëmtuar… Dhe ajo që ata bënë, ishte se ata nuk na e dërguan kartën jeshile fare në Shqipëri, kur ua kërkuam…
(Aksidenti u mbulua nga firma e sigurimit të atij që shkatoi dëmin dhe meqë Golfi ishte i ri, e vlerësun 5,7 milion lekë, në atë kohë…)
Kur shkojmë në Frankfurt, vëmë re një mal me letra, si paraqitu te zyra e regjistrimit të makinës, se makinën e ke të pasiguruar etj. etj. Shkojmë atje dhe bëmë pak zhurmë – për këtë fajin në fakt e kishim ne, se nuk po e kuptonim si duhet situatën. I sqarojmë ata se na ka ndodhë një aksident, shiko letrën që tregonse se makinën e kemi të siguruar, por ata nuk na e kanë dhënë kartën jeshile dhe nuk na e dërguan as në Shqipëri, ku na ndodhi një aksident dhe e kërkonte policia, etj. etj. por na lajmërojnë këtu sikur ne nuk jemi të sigurur… “Po si mundet more me ndodhë kjo?” – them unë shyptari me habi, në stilin e Kolit-gjetrakut, që habitet për çdo ndodhi… Si mundet more me ndodhë kjo në Gjermani?!
– Bëni padi në gjykatë, – na thanë, merruni ju me firmën e sigurimit, pasi ne nuk mund t’a quajmë makinën tuaj të siguruar, nëse kjo nuk pranohet dhe aprovohet nga një firmë sigurimi. Parimisht kishin të drejtë, por ne si shqiptarë, me logjikën e avokat Xhabos, që nxjerrim borxh gjithkënd, kujtonim se edhe këta kishin faj. I thashë shefes së zyrës së regjistrimit atje, se unë në këto kushte, nuk e siguroj makinën fare – padita veten, si more ndodh një aksident dhe firma e sigurimit shiko si sillet?! Ajo më tha se këtë gjë nuk do e rekomandonte, e si duket na paditi në polici…
Pas nja dy ditësh, e të nesërmen do ktheheshim në Shqipëri, rrugës duke u kthyer nga Darmstadt-i për në Frankfurt, na vjen një makinë policie nga pas, e kur afrohet, si duket shikon targën dhe ndez sirenat dhe na bën me shenjë të hapim krahun në një vend pushimi, afër një stacioni (rajoni) të policisë në Offenbach, një qytet ngjitur me Frankfurtin, ku banojnë një komunitet i madh turqish… Policia na tha të parkojmë makinën, dhe të shkojmë në rajonin e policisë. Aty na morën në pyetje, se pse ecën makina pa sigurim dhe pa regjistrim. Ua sqaruam si ishte puna… Ishte vjeshtë e pak ftohtë dhe unë futa dorën në xhup për ta ngrohur, pasi pyeta një police, që ishte aty me këta dy policët e tjerë.
– Nxirre dorën – më tha polici Bayerl, duket me origjinë të huaj, se prej ku, nuk e di. E nxorra dhe i thashë se kolegia e tij më lejoi ta fusja dorën nën xhup, se po bënte ftohtë… Ma futi me grusht në nofull, aq fort sa si isha ashtu në karige, u rrëzovas nga karrigia e rashë përtokë në shpinë dhe koka për dysheme… U ngrita dhe pastaj biseda vazhdoi me tone më të ulëta. Na futën në qeli të ndara, dhe na mbajtën për pak kohë, kur erdhi ky polici Bayerl, bashkë me një kolege dhe më thanë, se do të shkojmë te shtëpia jonë, për të marrë pasaportat… Shkova me ta, në makinë policie, çelësat i kishin marrë ata, dhe hymë në shtëpi, morëm pasaportat dhe shkuam në rajon përsëri. Gjatë rrugës në makinë, polici Bayerl tha se qenkeni njerëz të rregullt, pasi pa apartamentin tonë.
– Po, i thashë, por ju nuk jeni…
– Çfarë po thua? – tha.
I thashë se ne jemi njerëz të rregullt, por ju nuk jeni. Nuk i erdhi mirë dhe reagoi, “pse po flet ashtu?” Po sepse ti më godite me grusht pa asnjë shkak – i thashë, e ti e di shumë mirë se kjo është e ndaluar! E kështu mbërritëm në rajon, ku vëllait i thanë pse ke patentë daneze, e jo gjermane? Dashi u tha se: “a është e paligjshme a?” – “Jo e paligjshme nuk është, por meqë jeton në Gjermani është mirë ta kesh gjermane…” – i thanë ata.
Kur na liruan, unë shkova te sekretaria e rajonit dhe u thashë se dua të bëj një denoncim… Nuk pranuan. Dolëm dhe shkuam këmbë në një rajon tjetër, as atje nuk na e hapën derën… Morëm një taksi, se makinën na e mbajtën bllokuar, dhe shkuam në spital në Offenbach, ku bëra një kontroll për tronditje në kokë…
Mjeku që më vizitoi më tha se ky ishte një turp për policinë, me ty nuk duhej të silleshin ashtu policia, por këtu kemi shumë të huaj, e acarohen prej tyre dhe të kanë keqkuptuar edhe ty… Të nesërmen shkuam prapë te rajoni i policisë, ku na keqtrajtuan njëditë më parë dhe bëra një kallzim penal… Nuk e mori kush në dorë në fakt, më pas, sa lodhesh kot…
Gjatë dimrit, në një moment kishim ardhë në Shqipëri dhe po ktheheshim përmes Zvicrës për në Frankfurt, kur në Basel na ndalon policia gjermane, se çfarë keni ju, duhet ta verifikojmë… – thanë. Na treguan se Dashi duhej të paguante një gjobë 680 Euro, se e ka gjobitë policia, pasi ka ecur pa patentë… I sqatrojmë policinë e kufirit, se jemi duke shkuar në Frankfurt, atje edhe e bëjmë pagesën, se nuk kemi para në dorë aq sa për të paguar, dhe meqë ishte ora 01:00-02:00 e natës, nuk punonin as automatet e bankave, që të merrja para e të paguaja.
“Dashin do e mbajmë brenda 3 ditë” – thanë, “ose paguani”. “Po i paguajmë more në Frankfurt…” – u thamë, “atje po shkojmë…” “Në Frankfurt ti paguan leshin…” – na tha njëri nga policët aty… E dinte mirë shkërdhata…
Kështu që Dashi brenda e unë në makinë, bora deri në gju, atë natë deri në mëngjes, bëra një sy gjumë, aty në doganën gjermane të Bazelit, duke pritur mëngjesin, që rrap e çap në mëngjes, të shkoj te një bankë, dhe të marr paratë që duheshin dhe të paguaj gjobën, që ata po kërkonin, pa vendim gjykate, pa të drejtën për t’u mbrojtur, pa fakt e pa assgjë.
E pagova gjobëbn në mëngjes, dhe polici që ishte edhe përgjegjës turni më tha me humor tëzi: “mund ta kishe paguar në Frankfurt…” Bëni humor bëni, iu thashë, më ngatëroni me Giorgon e Kolin ju, ata i impresiononi me rrenat tuaja, kurse unë u njoh si paren e kuqe…
E kështu u nisëm për rrugë, pasi e liruan Dashin dhe u kthyem në Frankfurt. U interesuam se si ishte ajo puna e gjobës dhe kuptuam se rajoni i policisë, ku na kishin keqtrajtuar dhe ne i kishim paditur, jo vetëm që e mbyllën çështjen kundër tyre, por edhe na gjobitën 680 Euro me një pretendim të rremë, ku nuk na lanë as të mbronim veten në gjykatë. Ah si nuk e kam avokat Xhabon, thosha me vete, ai do i vinte këta me shpatulla për muri… :p
Kur më vonë marim një lajmërim për në gjykatë, firma e sigurimit, që na e kishte anuluar kontratën e na nxorri gjithë ato probleme për një kartë jeshile, na kishte dërguar në gjykatë që as ne nuk e dinim përse? Morëm një avokat dhe duke folur me të, e sqaruam si ishte puna. Në seancën e parë të gjyqit, avokati i firmës paditëse nuk e dinte as përse po na padiste… Kur e pyeti gjykatësi – një gjykatës me origjinë të huaj – avokati i firmës së sigurimit nuk dinte të përgjigjej.
Fillova të flas unë dhe të sqaroj, se janë ata more që kanë faj, e tani edhe po na padisin. “Kjo është absurde more!” – bërtita unë me zë patetik si Koli i habitur… “Pusho ti” – tha gjykatësi, “ke avokat, fol vetëm përmes tij…” Për mos me u zgjatë, në bashkëpunim me avokatin tonë, ku edhe ky merrte pjesën e vet, ia lanë vëllait fajin, se ky ishte i papunë e pa të ardhura dhe 3500 Euro, që vendosi gjykata për shpenzimet gjyqësore, për me e mbyllë atë çështje, ata ia merrnin shtetit… Firma e sigurimit nga frika se po e padisim ne, i kishte dalë punës përpara, dhe për të mbyllur punë, na kishin padituar ata ne. Ne në fakt, inat boll kishim me ta, por nuk i paditëm, duke e ditur se do shpenzojmë kohë e para dhe mund edhe ta humbnin çështjen, pasi gjykata në Gjermani merr vendime të paragjykuara… Mirë që ka do shqiptarë, që nuk i njohin dhe i besojnë…
Tani kjo është një histori, nga shumë histori banale, që na kanë ndodhur ne e të tjerëve dhe që tregon se sistemi i drejtësisë në Gjermani është pikërisht ashtu si e adhuron dhe e magjeps Giorgon… Pra, mos ushqeni iluzione kot, o miq, drejtësi absolute si ua merr mendja ju, nuk ka askund, e mos mendoni se do e keni në Shqipëri.
2. Veterani i luftës së dyrë botërore…
Një histori tjetër, që tregon besimin e gjermanëve te gjykatat e tyre. Kur po jetonim në një qytesë të vogël në Weiterstadt, një fqinj i vjetër gjerman, që jetonte aty në shtëpinë e tij bashkë me të shoqen, na tregoi një ditë se një i dehur, kishte ardhë me makinë dhe ia kishte goditur e rrëzuar murin… “Nuk e padis” – tha – “se e di se gjykata thotë se nuk kam ku ia marr paratë dhe shpenzoj para kot, e prapë më duhet mua ta rregulloj murin…”
3. Avdush Humolli nga Kosova, punonjës Burger Kingu…
Avdushi ishte një djalë i ri dhe i rregullt nga Kosova, i cili punonte si përgjegjës në një Burger King në qytetin e Darmstadt-it. Ai na tregon një herë, se një mbrëmje, pasi lashë turnin nga ora një e natës, duke u kthyer në shtëpi, 3-4 agjentë të policisë sekrete gjermane m’u vërsulën papritur, m’u hodhën sipër dhe më rrëzuan përtokë…
Më çuan në rajonin e policisë dhe atje më morën në pyetje. Nxorrën një foto, që ishte e imja dhe më thonin: “a je ti këtu?” “Po,” u thashë. “Ti je mafioz italian…” – më thonin, e më thonin emrin e atij, që gjoja ishte në foto. “Po jo more” – u thoja, “unë jam nga Llapi në Kosovë, s’kam lidhje me Italinë dhe as kam qenë kurrë atje. Unë jam një punonjës Burger Kingu e s’kam punë me askënd…” – ia bënë si serbët pak a shumë…
– “Jo, jo” – më thoshin, – “ti je mafioz…” Më zhveshën cullak dhe më mbajtën disa orë në qeli, pastaj më liruan – na sqaroi Humolli.
Eh more Avdush, i thashë unë, në mënyrë hipotetike, tani që po e kujtoj këtë histori, paske qenë fatkeq pra, se ta kishe pasë avokat Xhabon diku afër, apo Giorgon, ishe kënaqë duke i dëgjuar, duke sharë sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe Ramën, që po kontribuon në krijimin e një sistemi të ri, që këta po e quajnë Ramaformë, dhe duke u kënaqë në servilizëm, duke lavdëruar Perëndimin dhe sistemin këtej, se nuk janë ndeshë si duket me të ende si duhet, dhe i kanë gjërat ende të idealizuara…
PËR MUA, PROKURORIA SHQIPTARE FUNKSIONON MË MIRË SOT, SE DERI TANI NË 29 VJET…
Arben Çokaj
Një rast personal, më ndal policia shqiptare në kufi në vitin 2014, “ke thyer ligjin” – thotë, se ke qëndruar me makinë me targa gjermane, më shumë se duhet brenda territorit të Shqipërisë. “Kështu kam bërë gjatë gjithë kohës” – i thashë, “ligji ka dalë në vitin 1999 nga Saliu, pse u dashka të veprojë tani?!” E kështu policët socialistë në shitën mend, dhe më thanë edhe se nuk ma var mua kush më në shtet… 😞
Mora ligjin te Dogana Shkodër, edhe juristja e doganës, Alketa, thoshte të njëjtën gjë. Po ti a nuk e sheh nenin 384, pika 4 të VKM Nr. 205, datë 13.04.1990, që më jep të drejtë? Ajo në të sajën, policat po ashtu. Dogana më solli, edhe pse shefi i zyrës që merrej me zbatimin e RLP-së tha: “çoje në gjykatë”. Policia më paditi mua e vëllain, të pandehur se i kemi sharë gjoja dhe i kemi kërcënuar, e se e kemi thyer autoritetin…
AV Xhabir Zejnuni më tha, merresh kot me ta, kanë pushtetin, kanë prokurorinë… (me humor kjo)… 😛
Por unë mbrojta veten, i sqarova me 4 faqe argument Prokurorinë, ku duhen falenderuar se u sollën me korrektesë. E hodhën poshtë padinë ndaj nesh dhe i thanë policisë se qytetarët nuk e kanë thyer ligjin, e për rrjedhojë as autoritetin. E sa për fyerje e sharje e kërcënime ndaj policisë, drejtohuni gjykatës civile.
Kërcënimi i vetëm që ne bëmë ishte, “kujdes se po thyeni ligjin, keni dhënë para me hy në punë, pse po i hapni telashe vetes, mund të largoheni nga puna…”
Me një vendim tjetër, prokuroria kishte marrë vendim për pezullim nga puna të policit, që na ndaloi ne në kufi dhe na e pengoi lëvizjen e lirë mua e vëllait, të dy edhe me nënshtetësi të huaj… Kur një ditë, një shok i imi më thërret në telefon, më thotë se është me njërin, ka qejf me na takua. Vijnë në shtëpi e më tregon se është ai polici i doganës në Han të Hotit… as nuk e mbaja mend si fytyrë…
I nxorra padinë penale, (e jo partinë), që policia kishte bërë ndaj nesh në prokurori, a e shikon? Më ndalojnë kundër ligjit dhe më procedojnë sikur e kam fajin unë?! A e sheh sherrin, që më kanë bërë? – i thashë atij shokut, që erdhi me policin në fjalë…
Jo, po aman, e derman, edhe pse ishin katolikë. “Nuk kam more çfarë bëj“, u thashë, “kam mbrojtur veten, e prokuroria më ka dhënë të drejtë, se nuk ka shkelje ligjore… ata janë institucion i rëndë, nuk mundesh me i ndikua lehtë, unë psh. nuk mundem, u thashë…”
Ikën duke thënë si Gjergj Jozef Kola “gjej nuse”… 😛 (edhe kjo me humor)
E si me ia ba more Xhabo, kur të zë sherri në këtë vend, e je i dobët?! Kërkon zbatimin e ligjit përmes institucioneve dhe jo me u shitë mend atyre dhe me tregua arrogancë si opozita, se e ha edhe më keq (si opozita)! Kjo, jo nga leksionet juridike, por nga përvoja ime…
Krahasoni të dy rastet më sipër dhe shikoni se si sillen organet e rendit dhe të drejtësisë në Gjermani dhe si silen në Shqipoëri. Cilat po u duken më në rregull?! Mos kërkoni qiqrra në hell, por ulni këmbët në tokë dhe të bëjmë sa mund të bëjmë, për ta përmirësuar funksionin e organeve tona, por pa abuzuar shumë si deri tani… Se dikush nuk guxon ta kritikojë Perëndimin, kjo nuk dmth. se nuk ka shkelje e abuzime edhe atje, kuptohet edhe më të rënda se ato, që kam përmendur unë më lart.