POEZIA ITALIANE BASHKËKOHORE – PAOLO DI PAOLO

0
644

PAOLO DI PAOLO

Paolo Di Paolo (Romë, 7 qershor 1983) është shkrimtar italian.

NË UDHËTIMET E MIA

Preka duart, dorashkat, qentë.
Duar që preknin dorashka,
dorashka në formën e duarve.

bluzë, pulovra, trarë.
Trofta që notonin si barbunë,
trena ku humba çelësat e mia.

Skafe, skafandra, gurë.
Duar që rrëmbenin shishe,
shishe të drenazhuara në stadiume.

Gjinj, faqe, gojë.
Doreza të mbërthyera në kavilje,
sytë që gjenden nëpër shtambat.

Në duart e mia mikrobe
të mijëra epokave.

PLAGA VJETËR

Të shkruash është… të zbresësh përsëri rrugën e errët
që të bënte ta përbuzje. Të ndjeje
peshën e viteve të jetuara dhe pastaj
shto shënimet
gjinjtë e dashur, fushatat.
Shko me mendje
te plaga e vjetër dhe mos ndje më asgjë.
Pi shampanjë. Sepse kjo është jeta.
Shihet në zërin vetëmbështetës.

PËR LLOGARITË

Unë kam qenë në të gjitha vendet
ku nuk kam qenë.
Tani në prag të jetës kisha brenda vetes
të gjitha dashuritë që do të kisha dashur t’i kisha.
Në panoramën e së papriturës
imagjino vetëm veten. Por pse të ta them?

Përktheu: Faslli Haliti