André Frénaud
(Montceau-les-Mines, 26 korrik 1907 – Paris, 21 qershor 1993) ishte një poet francez.
PEIZAZH
Trupi i madh i shtrirë i pasigurt,
të shoh kështu nga larg
përtej korbave dhe hirit.
Fusha e madh drejtkëndëshe
dhe kullotat e thella
lartësitë e vitheve të tua
ku ullon një vijë delikate uji
mal i dashur për bletët dhe për erën
nga fryma ime e vdekur, e rishfaqur rreth teje
për të depërtuar përmes gojës tepër të hapur
Jeta këtu poshtë nuk është jona,
i hutuar, secili, nga shkatërrimi i lashtë,
por ajo e statujës së rëndë që shoh
të humbur në një lëvizje rëre.
Drita shkon përgjatë luginave, zhytet
dhe ja hija jonë ndriçohet pa gënjeshtër
aurora ku ti e unë do jemi gjithnjë të hutuar.
Përktheu: Faslli Haliti
Fjala e Liré tingéllon shumé miré. Besojé se edhe uné mundem ta api njé kontribut modesté me shkrimet e mija poetike, do té pérpiqem duke e pasur bindjen dhe besimin e ploté né pérkrahjen dhe késhillat tuaja.
Ju faleminderoj pér mirkuptimin !
Respekt nga uné Naim Salihu
Komentet janë mbyllur.