Poezi të ndryshme nga poetë botërorë nën përkthimin e Faslli Halitit

0
424
Maria do Rosario Pedreira

MARIA DO ROSARIO PEDREIRA

Maria Rosário Pedreira u lind në Lisbonë në vitin 1959. Ajo u diplomua në Gjuhë të Huaja dhe Letërsi në Universitetin e atij qyteti në vitin 1982, i cili i lejoi asaj të mësonte portugalisht dhe frengjisht.

Ajo vazhdoi edhe kursin e Gjuhës në Institutin Italian të Kulturës në Portugali, me një bursë studimi nga qeveria italiane, frekuentoi një kurs veror në Universitetin e Perugias. Frekuentot për katër viti Institutin Goethe, përktheu e ligjëroi dhe që nga viti 1987 nisi karrierën botuese.


Jasteku i kuq, vepër e Francine Van Hove (Paris 1942)

LEXOJI, KËTA JANË EMRAT E GJËRAVE…

Lexo, këta janë emrat e gjërave
që më le – mua, librat, parfumin tënd
përhapur në dhomë, një ëndërr të përgjysmuar
dhe dyfish dhimbje,
puthje për gjithë trupin si therje të thella
që s’kanë për t’u mbyllur kurrë;
dhe libra, nostalgji,
çelësin e një shtëpie që s’ka qenë kurrë jona,
një rrobdëshambrë prej fanellate të kaltër
që e vesh, kur bëj këtë listë emrash:

libra, qeshje që s’arrij t’i vë në rregull,
dhe zëmëratë – një vazo orchidesh
që aq tepër i doje, pa e ditur unë pse
që mbase për këtë nuk u ktheva që t’i ujisja,
dhe librat, krevatin e parregulluar prej ditësh,
një letër mbi jastëkun tënd
dhe shumë vuajtje, mjaft vetmi,
dhe në sirtar dy bileta për një film me dashuri
që s’e pe me mua, e libra të tjerë,
dhe një këmishë të zbardhur me të cilën fle natën,
për të ndenjur më pranë teje,
dhe, nga të gjitha anët, libra, shumë libra,
shumë fjalë që s’m’i the kurrë
para se të shkruaje letrën atë mëngjes,
dhe unë, unë që ende besoj që ti do të kthehesh,
të kthehesh, qoftë edhe vetëm për librat e tu.


MARIA CARRANZA
1945-2003

Por me poezinë, prozën e shkurtër, dhe aktivizimi kulturor, María Mercedes Carranza (Bogotá 1945-2003) është një figurë e shquar e letërsisë kolumbiane, gjatë gjysmës së dytë tël shekullit XX.

Normalisht unë nuk fus kurrë dy postime radhazi nga i njëjti autor, por duket se e kam bërë atë një herë të vetme para së sotmes: nuk mundet të shtyj leximin e këssaj poezie.
As s’mund të pres që ajo të përkthehet, për këtë po ju ofroj një timen.

Në disa aspekte, më kujton poezinë e Juan, Dhoma bosh: i njëjti frymëzim dhe konstruksion të ngjashëm, kur përshkruan aksione të përditshme.

PUNA E VESHJES

Papritmas
kur zgjohem në mëngjes
kujtohem për veten,
hap sytë me kujdes
dhe nis të vishem.
Së pari sistemoj lëvizjen time
të njeriut për së mbari.
Pastaj vë në sjelljet
e mira, dashurinë
bijërore, etiketën, moralin,
besnikërinë martesore:
dhe në fund po lë kujtimet.
Laj me kujdes
Fytyrën time si qytetare e mirë
shikoj shpresën time të përkeqësur,
vë në gojë fjalët
pastroj mirësinë
dhe e vesh si një sombrero
dhe në sy
po ai vështrim kaq i këndshëm.


MIKLOS RADNOTI
1909-1944

Miklós Radnóti ka lindur në Budapest, 5 maj 1909 në një familje hebreje. Me lindjen e tij humbi nënën dhe vëllain binjak. Gjithashtu, pak vite më pas, ai humbi babanë dhe mbeti nën tutelën e një Glatter dhe me këtë emër u regjistruar në shkollat e Budapestit.

Me gjithë vështirësitë ekonomike, ai arriti t’i përfundojë studimet dhe të diplohej në Letërsi e Filozofi në Universitetin e Szeged. Poezia e tij u vlerësua si shumë goditëse dhe rebele për censurën fashiste, por u vlerësua nga përkrahësit e mëvonshëm që fatmirësisht gjetën bllokun në të cilin pak minuta para se të vdiste ai kishte shkruar:
Jam një poet hungarez…

Sipas dëshmitarëve, në ditët e para të nëntorit 1944 u rrah nga një milic i dehur të cilin e torturonte me ato “shkarravitjet” e shpeshta tëtij. Tepër i dobët për të vazhduar, e qëlluan mbrapa qafës, më 9 të të të njejtit muaj dhe e varrosën në një gropë të përbashkët në afërsi të fshatit Abdas, në veri-perëndim të Hungarisë.

Tetëmbëdhjetë muaj pas vdekjes së tij u zhvarros dhe nga xhepi i palltos së tij, u gjet blloku i vogël me poezitë e tij të fundit.

Tani është varrosur në Varrezat e Kerepesit në Budapest, por mbeti një statujë afër vendit ku, ai u gjet.

3. NGA RAZGLEDNICHE

Iu shemba pranë, trupi ishte kthyer,
i ngrirë tashmë, si një litar që këputet.
Një plumb në qafë, – Edhe ti do të përfundosh kështu, –
i mërmërisja vetes sime – rri pra i shtrirë qetësisht.
Tani nga durimi lulëzon vdekja –
“Der springt noch auf,”* kumboi mbi mua.
Dhe balta e përzier me gjak mpiksej në veshin tim

*”Ende rritet


PIER PAOLO PASOLINI

Pier Paolo Pasolini ka lindur në Bolonjës 5 mars 1922. Pas pohoj ndjekur Atin, një oficer karriere në transferimin e tij, ai ndoqi shkollën e mesme dhe Në Universitetin e Bolonjës, ai ka jetuar Pëllumbin ” periudhën e madhe të Hermeticizmit ” dhe Pellumb diplomua ne Letersi me një tezë mbi gjuhën e Pascoli, në vitin 1945. Ai kaloi vera e tij Nje Casarsa në Friuli, vend d’origjina amtare, pasi Epòke ju dhe’ refugjatëve 8 shtator 1943, duke shpëtuar thirrje -up. Në Friulano kompozoj tij të parësiguruar, poezi Nje Casarsa ( 1942 ), pastaj të redaktuar me tekstet e tjera Friuli NE Më të Mirat e Rinisë ( 1958 ).

Në vitin 1945 vëllai dobësim ishte lajmi që Epòke Guido vrarë ne një konflikt midis zjarri Nje shkak pjesët Grupet Giani me orientim të ndryshëm Politiko (Ati, i burgosuri bëri NE Afrikë, do të kthehet në fund të atij viti ). Në 1947 ai u bashkua me Partinë Komuniste. Karriera Mësimi që filloi në Nje Casarsa të ngushtë, u shkarkua nga mësimi dhe dhe pastaj të dëbuar edhe nga ne PCI pas një episodi të errët se homoseksualiteti rezultuar ne një proces NGA korrupsioni pakicave.

Vdiq i vrarë në rrethana të errëta, në mes të 1 dhe 2 nëntor 1975.
Në agim, më 2 nëntor, u gjet i vrarë.

LUTJE NËNËS SIME

Është e vështirë të thuash me fjalë fëmije
Atë në zemrën e të cilit që unë shumë pak i ngjaj.
Ti je e vetmja në botë që e di atë që ka qenë gjithmonë
e zemrës sime, para çdo dashurie tjetër.
Për këtë duhet të të them atë që është e tmerrshme ta njohësh:
është brenda hirit tuaj që lind ankthin tim.
Je e pazëvendësueshme. Për këtë është e mallkuar
me vetmi jeta që më ke dhënë.
Dhe nuk dua të jem vetëm.Kam një uri pa fund dashrie, të dashurisë së trupave pa shpirt.
Sepse shpirti është tek ty, je ti, por ti
je nëna ime dhe dashuria jote është skllavëria ime:
kam kaluar fëmijërinë si skllav në këtë kuptim
të lartë, të pashërueshëm, me një angazhim të pafund.
Ishte e vetmja mënyrë për të ndjerë jetën,
e vetmja ngjyrë e vetmja formë: tani mori fund.
Mbijetojmë: dhe ështëe konfuzioni
i një jetë lindur jashtë arsyes.
Të lutem, ah, të lutem: mos dëshiro të vdesësh.
Unë jam këtu vetëm me ty, në një prill të ardhshëm …

(nga poezi formë trëndafili)


SAN FRANCISCO D’ASSISI
1182 – 1226


San Francesco d’Assisi, lindur Giovanni di Pietro Bernardone (Assisi, 26 shtator 1182 – Assisi, 3 tetor 1226), ka qenë fetar e poet italian.

DUART – 1 MAJI

Kush punon me duart e tij është punëtor.
Kush punon me duart e kokën e tij është artizan
Kush punon me duart, me kokën e zemrën e tij është nj artist

San Francesco D’Assisi


GIUSEPPE BARTOLI
1920 – 2004

Giuseppe ” Pino ” Bartoli, u lind në Brisighella më 18.07.1920 dhe vdiq më 20.06.2004. Ka qenë nëpunës në gjendjen civile dhe oficer i formacionit partizan ” Silvio Corbari “.
Poet dhe prozator në gjuhën e folur amëtare, u afitrmua në mbi 500 konkurse letrare, shumë nga të cilat shin të niveleve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Anëtar në 10-të Akademitë të Letërsisë, Arteve dhe Shkencave, ai ka marrë dy herë Oskarin e Letërsisë ” Romagna “.

Në kujtesën e tij, ruhet organizimi për çdo vit i një konurs poezie, dizenjimi, vizatimi, qeramike, etj, për studentët e Institutit gjithëpërfshirës të Bristolit, të rinj tek të cilët Giusepe ka mbështetur shpresat e tij për të ardhmen duke besuar se ata do të jenë gëzimi i tij më i bukur në botë .

***

Shpesh gjej retorikë në vargjet gjatë kremtimit të festave si kjo e sotmja, veçanërisht në ato të politikanëve. Rrallë herë fjalët e tyre janë dëgjuar, mbase, ngaqë s’kanë jetuar, ankthin në radhë të parë dhe mbase, është pikërisht për këtë që nuk arrijnë të ndërtojnë, por vetëm të shkatërrojnë.

Unë u këshilloj atyre më mirë leximin e ndonjë poezie, të më mirë se sa frazat e tyre jobindëse.

Në këtë poezi të Jozefit rigjejmë, me një delikatesë të vargut, gjithë forcën e luftëtarit i cili nuk tërhiqet mbrapa, përballë rrezikut, si edhe përballë jetës.

Teofilo Patini (Itali 1840-1906)

2. BASHKËBISEDIMET E BËRA

Bisedonim për veten
Kur mbrëmja piqte
Mundimin e ditës
dhe fshatarkat mbuluar me tis të zi
i tregonin qiellit
dëmet e shiut
të erës dhe luftës
Bisedonim për veten
Për ujin e virgjër të burimit
duke e përzier gërrfimën e mitrolozit
me arsyen që besojmë se jemi njerëz
dhe të drejtën që t’u lëmë
kafshëvë të barrës
krenarinë e rëndë të samarit
Bisedonim për idera
Duke përzier blasfemitë
me rozaret prej guri
për të lënë larg dimrin
që kalbej në brazda
dhe urinë
që vriste përrallat e fundit
në sy të fëmijëve
Bisedonim për vete
Duke kërkuar në pyje jetën
Dhe në shtigje plumbi
rrënjët tona prej njeriu
Bisedonim për vete
kur agime flake
zbulonin fantazmat tona
të lodhura tashmë që në mëngjesin e parë
pleq që në moshën njëzet vjeçare pothuaj
Flisnim për të ardhmen tonë
para kufomës lakuriqe
të një shoku të rënë
dhe para një barku toke
– që gëlltiste –
rrënjët tona të njoma
duke na lënë në gojë
dëshirën e tërbuar
të një kohe më të mirë
në të cilën ende shpresojmë

***

Ka një dinjitet të madh dhe keqardhje në këto vargje Giusepe Bartolit, për një të kaluar që po u mbetet në kujtesën, përherë e më pak njerëzve.

Në këtë poezi që po japim për botim, Giusepe kujton dhe pretendon për vete përgjegjësinë për këtë të ardhme tonën, pa zhurmë tamburesh e as klithje borish.
Nuk besoj të ketë qenë ky temperamenti i tij. Unë e shoh si një njeri praktik dhe konkret, i qetë dhe i shpejt në zgjedhjet e tij.

Nuk dyshoj që ka vepruar për më mirë në sitin e tij politik.
Vargjet e tij. Jam i befasuar që emri i tij nuk është lançuar me forcë më të madhe, përtej çmimeve që ai ka marrë.

Mbase për shkak të një emri shumë të zakonshëm, lajmet për këtë autor janë pakësuar, larguar, fshirë nga faqet e sitit, ku poezitë e tij janë me bollëk, në lidhje me temën e rezistencës, por nuk ka asnjë referencë, për shembull, për botimin e tyre. Përkundrazi unë besoj se ecuria e këtyre vargjeve, është e barabartë me atë të poetëve të tjerë të promovuar dhe të njohur, por jo dhe aq shumë të kulluar dhe të pastër, si ato të Giusepes.

3. 25 PRILLI

E rëndësishme është të mos thyejmë kërcellin
e gjineshtrës e cila mbron
përtej gardhit të ditëve lulen e saj
ka një drithërimë të vjetër te ne
që e besuam në zërin e zemrës
duke mbjellë pemët e lirisë
mbi gurë të zhuritur dhe mbi kryqe
Sot nuk guxojmë të ngremë flamurë
Ngremë vetëm numizmatika të venitura
të zbukuruara me yje të ndrojtura të arta
siç vijnë me turp aguliçet:
ne që jetojmë ende në legjenda
mbi lëkurën e poshtëruar
nga frika e harraqve
Kur ishim në diell
e rinia lulëzonte
si fara mes plisave të ugarit
duke kënduar ne sfiduam infinitin
me një sens të përjetësisë
dhe me duart e mbushura me histori
të vetëdijshëm për çmimin e paguar
Ndjenim të nesërmen mbi plagët tona
dhe një ëndërr të pandjeshme paqeje
e pafundme si era e bukës
Dhe mbi male që panë hapin tonë
Plot me lot dhe mundim
të mos mbetet e etur
ajo lule e ushqer me gjak e vesë
në një prill të mrekullueshëm
kur bota mbajti frymën
para erës së lirisë
sjellë nga bijtë e Rezistencës.

Përktheu: Faslli Haliti