Zeqir Faliu “ Këngë mallëngjimi ”, botoi SHB “Prokult-press”, Prishtinë 2017
Milazim F. KADRIU
Tash e disa vite poeti Zeqir Fazliu, çdo vit na vjen me nga një përmbledhje me poezi. Kësaj radhe ai para lexuesve vjen me librin e tij te ri “ Këngë mallëngjimi ”. Në këtë libër autori na sjell 53 poezi të cilat kanë një lidhmëni të ngushtë mes vete. Në poezitë e këtij libri dominojnë tema nga e kaluara por edhe e tashmja e që në shumë nga to preken ndjesitë e dashurisë.
Edhe në këtë vëllim sikur edhe në vëllimet tjera poezitë e Fazliut janë vargëshkurta por të thella dhe me ndjenë dhe secilit lexues ai i jep të shijojnë pakë nga kjo tërësi poezish. Ai sjell për lexuesin gëzim, dashuri, vaj, trishtim, dëshpërim,… ngase ndjenja e tij është e mbushur përplot dhe ato nuk i mban për vete por donë ti ndajë me të tjerët.
Duke ngarendur për ta zënë frymëzimin në kalim, në fluturim e sipër, Fazliu vazhdimisht e mbanë të zgjuar imagjinatën dhe arrin ta fokusojë motivin, ngjarjen, skicën, informatën, të cilën pastaj e kumton me vargje poetike, të skalitura artistikisht dhe të kuptueshme për lexuesit.
Në poezitë e Fazlit hasim lirikën e brishtë, metaforën e saktë, ndjenjën e sinqertë, marrëdhëniet njerëzore, interpretimin e integritetit të tij shpirtëror dhe kulturor ku sjellin emocione të një realiteti. Brenda poezive përdoren figura të këndshme dhe prekëse që lehtë mund të kuptohen nga lexuesi.
Libri “ Këngë mallëngjimi ” është libri i 19-të i autorit dhe mund të themi se është një libër mjaft mirë i realizuar dhe ai tash e ka të ndërtuar mjeshtërinë e tij të profilit të poezisë.
Zeqir Fazliu poezinë e ndjenë brenda tij dhe jeton me të në çdo moment edhe në gëzime, hidhërime, shqetësime dhe këto që ndjen brenda i qet në dritë që edhe të tjerët të ndjejnë poezinë e tij. Poezia e këtij autori është modeste dhe krijon një komunikim të sinqertë me lexuesin. Kështu ai me lexuesin ndanë ndjenjat e mendimeve për shumë dukuri të jetës.
Poezitë e poetit Zeqir Faliu dallohen sa për mendimin e thelle plot mesazhe aq edhe për formën e bukur artistike plot metafora dhe figura te gjetura letrare që i japin poezisë një tingëllim të veçantë
Mesazhin e këtyre poezive e nxjerrim nga tërësia e tyre që përbën një strukturë të thellë, nga e cila dalin dimensionet e kuptimit.
Përbrenda shumë vargjeve rrjedhin lotët por rrjedh edhe dashuria. Vargjet flasin me zjarrin e flakën e dashurisë që janë vargje me plotë lulëzim, diell, ajër e oksigjen.
Recensentja e librit Migena Arllati që i ka bërë një analizë të thellë librit ndër tjera thotë se: “ Autori rend pas dashurisë si kopshtari pas fluturës, jo për ta kapur e robëruar, por për ta kënaqur shpirtin me bukurinë dhe brishtësinë e saj. Ai e do dashurinë të pastër, ashtu siç krijohet në laboratorin e ndjenjave, pra në zemër. E do dashurinë pa xhelozi, pa tradhti e pa zhgënjim. Vetëm kështu ajo mund të jetë dashuri. Ndrysho do të quhej thjeshtë një mashtrim, që sado i përkohshëm të ishte, do të linte pasojë të pashlyeshme në qenien e tij ”.
Zeqir Fazliu është i dashuruar përjetësisht me fjalën poetike. Ai tashmë është njëzuar me të dhe nuk shqitet dot nga ajo, sepse e ka zbuluar mënyrën më të pëlqyeshme për komunikimin me veten dhe lexuesin.
Poezia e Fazliut ka muzikalitetin, figuracionin, metaforën që frymojnë në çdo fjalë e rresht ! Ai e shpalos bukur dhe thellë botën e tij poetike, sa fluide, po aq të prekshme dhe konkrete. Pena e tij është sensuale dhe e ndjerë dhe vargjet e tij bartin ide e mesazhe sa të këndshme, po aq edhe të bukura e të hijshme për një poezi !
Kur flasim për poezinë në kuptimin letrar dhe prurjet e Fazliut shohim mjaftueshëm se përpos shijes së fjalës artistike, padyshim dhe vlerave estetike duke e vlerësuar vargun si “magji” në hapësirën kohore gjejmë atë çka quhet brenda frymës poetike artin e fjalës.
Ai na sjell vargje me zemër e aromë trëndafili na sjell diellin me rrezet që dritë e ngrohtësi i falin botës në tokë dhe në qiell. Vargjet janë të kursyera, e kanë peshën e fjalës dhe të figuracionit poetik. Poezia e tij është si një gur i skalitur mirë, i vendosur me kujdes të veçantë në vendin e vet që s’bën të vihet në vend tjetër.
Ndërkaq Ramadan Musliu në recensionin e tij për librin “ Këngë mallëngjimi “ ndër tjera thotë : ” Zeqir Fazliu duke ndërtuar poezi të modeleve të ndryshme ai vetëm sa e zgjeron sferën e preokupimeve të veta, duke lëvizur kufijtë tematikë, por duke sjellë edhe elemente të reja të vokabularit poetik”.
Si edhe në librat tjerë të botuar nga ky autor edhe në këtë libër nëpërmes vargjeve të poezive të kësaj përmbledhjeje bashkëbisedon me lexuesin, duke shpreh përjetimet e tij të cilat në fakt janë edhe të vetë lexuesve.
Të gjitha poezitë në këtë libër kanë një lidhmëni në mes vete ku temat dhe motivet e trajtuara në poezitë e tij ku fletë për përditshmërinë, preokupimet, dashurinë e bëjnë që ato të jenë të lexuara dhe të mirëpritura nga lexuesi.