Rrahman Hyseni “Babait” (grup autorësh), SHB “Atunis”- Prishtinë, 2018
Milazim F. KADRIU
Poeti Rrahman Hyseni tashmë është dëshmuar në përgatitjen e librave përkushtues me grup autorësh ku pas librit për mësuesin, dëshmorin, nënën tash vjen me librin e ri dedikuar babait.
Janë të rrallë poetët që nuk u kanë kushtuar së paku një poezi prindërve, apo janë lidhur në ndonjë aspekt me figurat e tyre e që pa dyshim janë figurat më të dashura për çdo njërin.
Vëllimi poetik “Babit” i autorit Rrahman Hyseni është një vëllim voluminoz dhe me vlera të mira letrare e të organizuara mirë. Këtu Hyseni, sjell poezi të 86 poetëve nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora. Andaj mund të konstatojmë se përzgjedhja e këtyre poezive nuk ka qenë e lehtë për autorin e librit, por që një dashuri dhe respekt i madh për realizimin e kësaj nisme ka bërë që të bëhet kjo punë e çmuar si nga Hyseni, ashtu edhe nga autorët tjerë të përfshirë në këtë libër.
Poetët në poezitë e tyre kanë thanë atë që e ndjejnë si shtrëngim të brendshëm të pa tjetërsuar për babain në përgjithësi.
Me plotë të drejtë thotë Mark Gurakuqi se “Dashuria e fëmijëve për prindër, si dhe dashuria e prindërve për fëmijët, është një ndjenjë e bukur, e thellë dhe e pastër. Atë e provojnë jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët e shpendët”.
Prandaj figurën e nënës dhe të babait e hasim të skalitur artistikisht qysh në periudhën e traditës sonë letrare e që me një përkushtim të madh skalitën edhe sot e do të skaliten edhe në të ardhmen.
Secili poet i përfshirë në këtë vëllim poetik, përmes vargjesh përkushtuese për babain, janë përpjekur që figurën e tij ta ngrehë në piedestalin, që meriton, duke u orvatur që kështu ta ravijëzojnë një̈ portret ideal të tij. Shumica e autorëve janë krenar me profesionin e babait të tyre si mjek, mësues, minator, ushtar i lirisë, … e ka edhe poezi që i kushtohen babait dëshmor. Ndonëse ka fëmijë që tashmë e kanë babain dëshmor ata ndjejnë dhembje por edhe janë shumë krenar që falë gjakut të babit të tyre sot e gëzojmë të shtrenjtën liri. Pra kohëve të fundit kemi shumë poezi kushtuar babait dëshmor që janë botuar në libra, qoftë ato kushtuar dëshmorëve apo lexohen në përkujtim të përvjetorëve të rënies së tyre.
Por ka edhe shumë poezi që flasin për vuajtjet e babit të cilat autorët i përkujtojnë ashtu si i kanë përjetuar kur ishin fëmijë, por mbi të gjitha ndjehen krenar për punën e babait të tyre, ku ata e paraqesin atë si hero të punës.
Poezitë kushtuar babait janë numerikisht më të pakta se ato kushtuar nënës. Është karakteristike se shumë poezi kushtuar babait autorët ato i lidhin me profesionin e tij apo me ndonjë aktivitet tjetër të tij.
Secili nga poetët e prezantuar në këtë vëllim poetik në mënyrën e vetë kanë nxjerr vargje nga shpirti i tyre krijues kush më thellë e kush në mënyrë më artistike por që të gjitha janë vargje zemre për babain.
Në këtë përmbledhje poetike me poezitë e tyre kushtuar babait janë prezantuar këta poet : Anila BRACE, Agim DESKU, Arbërie DEMAÇI, Abide GASHI, Abdullah BLAKÇORI, Arbenisa THAÇI, Albana VOKRRI, Ali. M. PREBREZA, Argjentina Ismet ARIFAJ, Bilall MALIQI, Bukurie BINJAKU, Bajram BASHOTA, Qazim BERISHA, Drita LLUKOVI, Drita KOSUMI, Diana ÇELEPIA, Ermira JUSUFI, Elmaze MULAKU, Fadil H. CURRI, Fatime AHMETI, Fatmir HALIMI, Fehmi RAMADANI, Gëzim IBRAHIMI,Gëzim ÇEKU,Hysen KËQIKU, Hamdi MEÇA, Hajdin KRASNIQI, Hysen H.YMERI, Hazbije-Diellza BRAHIMI, Hajrush REDENICA, Hajrulla BUZANI, Izet ABDYLI, Ismet KRASNIQI, Ismet HEBIBI, Ilir F. ÇABRATI, Ilir ZHITI,I sa BYTYQI, Jashar H.SELMANAJ, Jashar ESATI, Kastriot I. VESELAJ,Lumo KOLLESHI, Lida LAZAJ, Mevlyde MEZINI SARAÇI, Mimoza REXHVELAJ, Mustafë ISMAILI, Milazim F. KADRIU, Miradie Z. AVDULLAHI, Milazim BAJRAJ, Minire RUKOVCI, Namik SELMANI, Maxhun OSMANAJ, Mirlinda KOXHA, Naxhije DOÇI, Nehat JAHIU,Nehat RAMIZI, Rexhep MEMEDI, Rexhep HASANI, Riza GREIÇEVCI, Rabije BYTYQI, Ramiz HAVOLLI, Rexhep BAJRAMAJ, Rexhep HALIMI, Hamit MAJKOVCI, Ramë SMAJLAJ,Rrahim GANIU, Selvete ABDULLAHU, Selman HOXHA, Semine HASANI, Selvete TAHIRI, Sevdije RAMADANI, Sahit SHALA, Shefqet DIBRANI, Shaban PLLANA, Shaip BLLACA, Shqiponje TAHIRI, Sherife BERISHA – THAÇI, Trandafile MOLLA,Tyran Prizren SPAHIU, Teuta KADRIU, Vera ISTREFAJ, Vlora W. BERISHA, Verona MISINI, Xhemile ALIU, Xhemush BIÇKU, Xhemile ADILI, Ymrije BEQIRI, Zymer MEHANI
Meritë për daljen në dritë të këtij libri që ka një peshë të madhe të temës së shkëlqimit të figurës së babait, ka autori Rrahman Hyseni që mblodhi gjithë këta poet e poezi në një vëllim poetik të përbashkët.
Andaj mund të themi se ky libër është i kompletuar dhe do të pritet mirë nga lexuesi sepse të gjithë ndjejnë dashuri ndaj babait dhe se poezitë e këtij libri dashurinë për babin do ta thellojnë edhe më shumë dhe lexuesi do të përjeton çaste të këndshme gjatë leximit të poezive në librin poetik “Babait”.