POEZI QË NGËRTHEN VLERA TË THEKSUARA IDEO-ARTISIKE

0
314
Gafurr Bytyqi - Gjuha e përshtatshme

Nga: Isak A H M E T I

1. Si hyrje

Kohë më parë poeti Gafurr Bytyqi, me origjinë nga Janjeva, tashmë i afirmuar në letrat shqipe, ka nxjerrë në dritë librin e tij të katërt me poezi me titullin: GJUHË E PËRSHTATSHME (Nëntor 2021). Ky poet, siç e ka vënë re poeti i njohur Faruk Tasholli, vjen nga një trevë e njohur e Kosovës, ku kultura shqiptare dhe ajo europiane, e me këtë edhe shkrimi shqip, kishin një shtrat të plleshëm e cilësor.

Në këtë kontekst me të drejtë poeti Faruk Tasholli ka përmendur Martin Segonin, Pjetër Mazrekun, At Shtjefën Gjeçovin etj. që kanë jetuar dhe vepruar në një diametër Janjevë-Novobërdë prej nga kanë dalë personalitete shumë të njohura të kulturës sonë. Nga ky vend ku kanë interferuar kultura të ndryshme që nga Mesjeta e këndej, vjen poeti si Gafurr Bytyqi, që domosdosmërisht ka hyrë shumë natyrshën si kulturë e shkrimit shqip, si faktografi letrare dhe mendësi etnosociale (F. Tasholli)…

2. Pak biografi për poetin

Gafurr Bytyqi u lind në katundin Shashkoc, afër Janjevës, më 10 mars 1956. Pas shkollës fillore, në Janjevë, kreu gjimnazin në Lipjan, ndërsa Fakulteti Filozofik, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, në Prishtinë.

Nga shtatori i vitit 1978 punon në SHFMU “Shtjefën Gjeçovi” të Janjevës.

Është me rëndësi të theksohet se ai, që në vitet e 70-ta të shek. XX, në shtypin periodik letrar të Kosovës, shfaqet me vargjet e tij të bukura shqip, për të vazhduar deri më sot me poezinë e tij që ngërthen vlera të theksuara ideo-artistike. Poeti në fjalë, siç vërehet edhe tek libri i tij më i ri, Gjuhë e përshtashme (redaktor Sabit Jaha, ndërsa unë recenzent), parapëlqen formën e vargut klasik(tradicional), me rima, që na e përkujton formën e latuar të vargut të Ndre Mjedës.

Deri më sot autori ka botuar katër libra ne poezi:

1. NESËR VJEN EJONA, 1996 (botues “Shoqata e Krijuesve të Artit” Prishtinë)
2. PYLLI I ZI, 1996 (botuar nga NB “Rilindja”, Prishtinë)
3. LATËRSI DIELLORE, Prishtinë 2021 dhe
4. GJUHA E PËRSHTSSHME, Prishtinë, 2021.

3. GJUHA E PËRSHTATSHME…

Kohë më parë poeti Gafurr Bytyqi nxori në dritë librin e tij të katërt me poezi me titullin shumë domëthënës: GJUHA E PËRSHTATSHME. Ky libër, të cilin e kam recensionuar me shumë përkushtim dhe kënaqësi, e që lexohet me një frymë për shkak të përmbajtjes dhe gjuhës poetike origjinale dhe elegante, është strukturuar në katër cikle:

I. VARIACIONE TË ËMBLEJE,
II. HARAÇI I. MARRËZIMIT,
III. FRYMËMEKJE dhe
IV. GJUHA E PËRSHTASHME.

Sipas këtij cikli, jo rastësisht, autori edhe e ka titulluar librin e tij më të ti.

Siç shihet edhe të pasqyra e lëndës, te titujt e cikleve, tek titujt e poezive dhe tek përmbajtja e tyre, kuptojmë se aty kemi tema dhe motive nga më të ndryshmet që përbëjnë një sharm të veçant të këtij libri. Duke iu referuar edhe vlerësimit të redaktorit, që është Sabit Jaha, del se poeti Gafurr Bytyqi, ka synuar të arrijë (dhe ka arritur-I.A.) natyrshëm dhe arsyeshëm drejt panteonit poetik me opusin e tij poetik, që karakterizohet për shumëçka nga plejada e bashkëkohësve të tij poetë.

Sensi i tij prej poeti, përmes strukturimit tashmë të preferuar të tij (të shumtën sish me strofën katrenë), me rimë, të latuar mjeshtërisht, shpërfaq botëkuptimet e veta ndaj shumëçkaje që e sheh, ndjen dhe dëshiron. Kështu, poeti në fjalë, me gjetje të arrira artistike, pos figurave të shumta dhe të qëlluara, me mjaft sukses i ka vënë në funksion si groteskun, alegorinë poashtu edhe katarsisin (Sabit Jaha).

Porzia e këtij libri, që është mjaft e pasur me tema dhe motive, ndërlidhet dhe gërshetohe bukur dhe artistikisht me aktualitetin tonë politik dhe në këtë kontekst le të përmendim, poezitë siç janë; Trimi në fusha krimi, Patriotë në të llapur, Skena zgjedhore, Vuajtja e partive, etj. etj.

Të një bukurie të rrallë, veç tjerash janë edhe poezitë:Fotosimbolika 1, 2, 3 dhe 4.
Krejt në fund le të theksojmë se ky libër do mbetët thellë në kujtesën tonë për shumësinë e vlerave që ka.

Urojmë që autori Gafurr Bytyqi të na dhurojë edhe libra të tjerë si ky, në këtë kohë kur kemi një vërshimë librash me pseudovlera !…