Poezi nga Zyra Ahmeti

0
1019

Zyra Ahmeti

ME URONI NE KETE DATE!

Le t’me marrin dhimbjet e pameshirshme,
trupi ne trup le t’me hyje,
te qendrojne kembet te palevizshme;
ngujuar ne shtepi, le te rri.

Le te kem nje jete plot kufizime,
e tera vuajtje, pamundesi!
Keto s’çojn kandar ne zemren time;
nuk me trishtojne kurrsesi.

Kjo date ka veç te bukura gezime,
Veç urime me beni miqesi!
Kjo date eshte nje dielllindje
e binjakeve, nipave te mi.

Ate dite me bindje jam betuar:
-Kjo date perjete -nje mrekulli.
Qe date fatkeqe ne te shkuar.

Diell gezimi do jete pergjithnji.

Kjo date eshte jete e lulezuar
me engjej qe shpirtin ma sherojne.
U ndjeva, mrekullisht, nene me ju ne duar;
nje dashuri qiellore qe s’shterron.

Me freskohet shpirti ngahera,
nga perkedheljet e filizave tuaj.
Me falni per lotet qe i derdha
teksa ne mungesen tuaj, shkruaj.

O djemt e embel te tezes,
Ju kam gurbetqare ne dhe te huaj,
Burrerishte; fisnikerishte qendroni perballe jetes,
ma gezoni kete dite te bekuar!

Dhe njeqind vite,me shendet dhe te gezuara,
me familjet tuaja-mrekulli
Zemra ime rrah me zemrat tuaja
ne kete date, perhere dhe pergjithnji!
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

PARANDJENJE

Endrrat me qen ndalur.
Nuk kisha deshira.
Shpirti-hon i zbrazur
leshonte psheretima.
Çfar me kishte lenduar….?!!!!
…mendjen kot e vrisja.
Vallzoja me kembe;
nuk isha ne toke.
Degjoja kenge;
mbytesha ne lot.
Per çfar me pregatisje keshtu,
Ah, more ZOT?!!!

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar