Poezi nga Zamira Agalliu

0
919

ZAMIRA AGALLIU

Pa mua!
“””””””””””””””””””””””
Kur të jesh pa mua vetëm
Dhe mungesa ime
Dhomën të ketë mbushur
Skaj më skaj
Mos më thuaj,
Mos më thuaj
Nuk qaj…
E njoh lotin tënd
Edhe pse nuk të rrëshqiti
Ai është lot i brendshëm
Lot shpirti !!
Unë jam e padukshme
Unë jam me Ty, aty
Vijë të marr mungesën time
Mungesën tënde ndaj në dy.
Unë fjalë shkruaj në copa letrash
Që ti nuk i lexove kurrë
Thua se janë prej gënjeshtrash
Thua se më dashuron si burrë.
Po unë u lënduakam kot
Për një fjalë !
Që ti nuk e thirre kurrë në emër
Unë, jam ndryshe
Jam femër…
Dashurohem pas fjalës
“Të Dua”
me zemër.
………………………………………………..

Kanina Ime.

Të dua si lojën e fëmijërisë
Të dua si aromën e etërve
Të dua si pllakat e “avllisë”
Të dua si kështjellën e mbretërve
Të dua për fjalët e mençura të plakut
Të dua si erën e detit e të sofrës
Të dua gurët e bardhë të sokakut
Të dua sofatë e gurta e të rrumbullakta të portës.
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Një copë qiell.

Një copë qiell më erdhi sot, nga qielli im
Këtu nën qiellin tim të huaj
Një palë sy u nisën drejt meje fluturim
Një zjarr me lot po shuaj.
Një fllad i hehtë më erdhi sot , nga toka ime
Këtu në dheun tim të huaj
Një fjalë mori krah mbi re fluturime
Një dhimbje që unë di ta shquaj.
Një copë det më erdhi sot, nga deti im
Këtu pran detit tim të huaj
Një dallgë përshkoi shpirtin tim
Një valë kërkon të luaj.

………………………………………………..

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar