Poezi nga Vendlindja, nga Ismet Tahiraj
SHTËPIA PREJ DRURI
Ti shtëpia ime
Prej drurit
Ne ty
cërcëritë
Kacabuni.
Stoli i vjetër
Paska ngel
Këmbë sakat
Arka pa parmak.
Pse me paditë te im atë
Shkallët mbuluar pluhur te thatë.
Ti shtëpia ime
Prej druri
Rafti me libra
Ajme bullguri.
Vija ujit
Nuk t’i lanë sytë,
Me ibrik s’ka më
Një vashë te dytë.
Arrat nuk thyhen
Mbas darke,
Ti shtëpia ime
Nga druri
Plogësht te rri
Çardaku.
Nuk kërcet pushka t’dera
A doni more musafir
Siç vinin nga hera.
Ti shtëpia ime
Prej druri,
shami nënës
s’gjendet gjë kund.
Fasule a groshen
Kur e hanim te nxehtë,
Rreth zjarri rrinim
Fëmijët një çetat.
Vasha qe erdhi
Te me fali ftua,
Balli yt i zverdhur
Atëherë shndriste
Për mua, veç mua.
Shtëpi e e drurit
Jo ne mes pylli,
Ti je fëmijëria ime
E kaluar
E pleqëri katrahura.
Shtëpia ime
Flamur ngre
Mbi gjithë flamurët…
BUKËN TINËZN S’TA HA…
(Bulecit)
Bulec
me bar me lule me zogjë
kurrë më kuq e zi
metaforë e nderzurë
te puthë shoq.
Bulec ne ty s’ka hata
bukën tinëz kurrë s’ta ha
djalë,çikë
çikë, djalë
bajrak i gjallë
me sy zjarr
fjalë te rrepta
plotë karar.
lundra dremitët në prëherin tënd
m’këngë për luftëra
po plagët t’i pastëronin syzezat
motrat tona me duar te buta.
Në prehërin tënd
marrë urti
marrë acar
këtë udhë e kam të njohur
kahmot shtegtar.
Me ajrin mbi gjethe
mbi gurnaja,mbi luadhe
ujin s’ta përshkëllijë tinëz
as unë ama as kërthi
dalim ne mejdan
te urtë dhe azgan
Arat nuki lë pa mbjellurë
me punë n’ ag
po dhe ne qiellin stërr.
kemi aq kolupuç
si pranvera me lule
prush…
Sytë m’u verbofshin
thënça se s’te njoh ty
se aty lam kujtimet tmerr
Mehmet e Tahir
dy xhevahir
derdhen gjak
trimat me hak.
Me flladin e mëngjesit
zgjohemi shumë te fortë
si një fis për ty
pa këlbazë
pa pështyrje
pa ndy’.
Prapë te mbajmi
në zemër
prapë na mban në gji
Ti me ne
Ne me ty…
2014 Bulec
MIRË AJO DERE
ju e gjatë
me e gjatë se unë
ju jeni skuthi
qe shtriqeni podrum
mirë PO, ajo derë
pështirorse ka nderë
KËTU DO KORRI KOMBAJNERI…
gush hollë
na erdh
veç derdhte fjalë
si ylber.
s’kish te ai te ngjatjetonte ti i pari
ai hante gjuhë e gjunjë, e dilte te pragu,
për gjithçka e merrte malli
a u lodhe dje treg, me pa, a te tregoi djali.
shkuan ditët, nisi te te vesh kollare te bardhë
pantolfa qe prehet miza ne ta,
ballit iu hiqen rrudhat
dhe rripi për tri bira, mezi e përthekon pra.
lëri fjalët mos fol ..iu dëgjua
njëditë urdhëresa,
këtu do korr kombajneri
e JO, Të fshijë fshesa…
GJERDAN YLBERI
Luanim ushtar bezdisësh
Ne fëmija,
Na zinte muzgu
Vapa na zinte shtegun.