Dy poezi nga Ramë Thaçi
FJALA E VENDI I KA HIJE
(Anton Çettës më nismëtarë)
Plaku me plis të bardhë në kokë
i pari në karvan me dasmorë
me flamurin kuq e zi në dorë,
i hapën dyertë e mbyllura të mesjetës nga oda në odë.
Plakut i ka hije fjala në ballë të oxhakut,
më nismëtarë thërrisnin vëllezërit dhe motrat:
Ta shporrim mykun e territ të mesjetës,
dielli të rilindë në Kosovë.
Zëri ëmbël i plakut në Kuvend
me shqiponja i rrethuar,
të Verrat e Llukës
u bë shtrirja e dorës në “Fushën e Pajtimit”.
1990
Nëna Tereze
Më njërën dorë lart drejtuar Zotit
në tjetrën hojet me mjaltë,
ku sheh fytyra të zbehta dhe të varfëra
ilaçe për shërim dhe ushqime për të ngrënë iu ofron.
Bamirësia e Nënës Tereze
shpirtrat e njerëzisë i shndëritë,
natën me dritën e hënës
e ditën i ngrohë me diell.
Lumturia si flutura në lulishtë
midis fëmijëve përqafuar,
humanistja Nënë Tereze
amësi duke iu ofruar.
Prishtinë, 2014
Poezi nga Ramë Thaçi
Më i ndritshmi i yjeve
Një ditë kur moti solli stuhi
shoqëruar me rrebeshe e furtunë të shpejtë
një yll si meteor zbriti nga qielli,
Në tokën dardane ngjalli shpresë….
Sot prehesh i qetë në perjetësi ,
arkitekt i pavarësisë!
Ibrahim Rugova, askush si ti!
Prishtinë, 2007
Më pendë dhe pushkë
Penda e mëndjeprehtit
dhe pushka e sypatremburit
në një janë shkrirë .
Në luftë kur thërret kushtrimi ,
të flijohet për atdhe
frymon liria!
Ylberit ngjyrat i tretën.
Pëllumbat fluturojnë në kaltërsi,
dielli, hëna vendin e rrezaton.
Saradran, 2000
Dërgoi për publikim Skënder Mulliqi