Nga MUSTAFA V. SPAHIU
G O O G L E
Google-ja thellësisht të fut në ferr,
Akeronit nuk gjenë askund një vâ!
Alemi fytyrëshqotë të thurin dava;
Çdo aortë gjaku përndezje të merr!
N’sekondë shtrirë deri n’Hinderland,
Ndërsehet tufan, furtunë me gjakime,
Me short duan pré, linçe ose flijime;
Atëbotë, rrufetë eshtrat t’i lanë gand!
Kalorësit e Apokalipsës t’shfatëzojnë,
Janë vërtet më të zinj – të zënë pisk, e
Shushunjat t’përthithin dromcë rrisk,
Në vërshimash eshtrash t’shtresojnë.
Agim, Daut,Tome – mordjemashtruar,
Korbash vërsulen më të nakatosur, e
Pareshtur ndjellakeq të handakosur;
Fisin tim Kryezi – duke Blasfemosur.
Google-n e kanë çalamane – të vrarë,
Në çdo internet gajasen me argëtim…
Me nder të them më hanë m…n tim!
Për shqehët jeni qen besnik Oshënar!
T’Aresit e kam mjeshtërinë aq brutale!
Qofshi ‘gjigantë’ hëde,tregoni trim’ri.
Burrash shkërdhatë dend mëkatëri;
Krimba t’bardhë pa kokë jetoni n’hale.
E diel, 30 maj 2021, në
Dardaninë Ilire
P O E Z I A
Enigmë e vetme – thesar i rrallë –
Diell me rreze – zëmbak n’amësim,
Hënë lozonjare thellë shpirtit tim-
Mos njih trembje – dorës me pallë!
Ca të duan hijeshi – vetulldrapër,
Të tjerët në rreze larë – praruar…
Me gjakim duan për të të dëgjuar,
Në mbrojtje jij – farmak gjarpër!
Poezi, kujdesë t’derdhin si rétë!
Ka poet që janë dhe vetëvrasësh!
Teutë, kur të mos i përqasësh, me
Grafomanë t’luftosh rrept’e rreptë!
Zemrën guaskë – ruaje qëndresën!
Mos rri mbyllur pranvero si liria…
S’këputet shpresa, diellni poezia;
Përbrenda shkëmbit ruaje besën!
E shtunë, 29 maj 2021, në
Dardaninë Ilire
P O E Z I A II
Shëndrite dritën në pafundësi,
Me fjalë t’lëngëta – jo e thatë…
Si Nora kristale në virgjëratë –
Krojesh me gëzime e brohori!
Kërkoi fjalën – madem të rrallë,
Ku rri nën tokë thellë fshehur –
Dielli me dashuri të sheh nxehur;
Lartë të ngrihet melodi me mallë!
Qoftë trime zemrash përgjithmonë,
Flora hovesh e zgjoftë tërë natyrën!
Në mashtri mos e ndërroftë fytyrën;
Poezinë e pranveron e vërteta jonë.
Bukuria e saj ka një shkëndi mrekulli,
Për zemrat të jetë sa më e mjaltuar –
Qoftë me rrënjë në truallin e bekuar,
Trëndofile e pavenitur – rreze magji…
E hënë, 31 maj 2021, në
Dardaninë Ilire
P O E Z I A III
Një vullkan më vrundullon në gji,
S’i druhem flakës ndezjes’zjarrit,
Kritikët me çekanin e farkatarit –
Thonë: ‘poezia do më tepër stoli!’
Kërkoj mërlinë krojesh të kulluar,
I gjerbi valëzat pa sosje – pakufi…
Vijnë ylberet – ujë – për t’u ngi’…
Më huazoni at fjalën e pazbuluar!
Shpirti ndezur – ngrihet përpjetë,
Poezia merr flatra – më e zjarrtë!
Pena engjëllore shklet mbi kartë;
Saphoja më qorton me të drejt…
Ditë e natë në kërkime përherë…
Në çdo cep s’gjendet pafundësia!
Sa trimërohem don bindje poezia;
T’ketë ngrohtësi,as brymë,mermer!
E martë, 1 qershor 2021, në
Dardaninë Ilire
SHKREPAT ME BAJRAQE
Shtigjet e gjata janë thepa-thepa,
Zëri im dëgjohet në shtrëngatë, e
Visoret e mia më presin dit’e natë,
Dua të jam alpinist nëpër shkrepa!
Cicërimë trishtilash pastaj ndjeva,
Gjelbëroshe e nuhata virgjërinë…
Malit gjezdisja-poshtë n’lëndinë,
Sorkadhet në vrapime i ktheva,e
Shkrepat vesë m’mbushën gotën,
Për dhuratë s’dija seç të dhuroja?
Dhe shkrepash këngë iu këndoja;
S’i këmbej shkrepat për tërë botën!
Male e shkrepa i kam t’trashëguar,
Ato imazhe sa m’janë madhështore!
Kur ndërroi hapa m’mbajnë për dore,
E trëndafilat e egër – petalegufuar…
Për shkëmbinj rri paq i mbështetur,
Nëpër shkrepa shëtis përngaherë.
Bajraqe kujtimesh – janë pranverë;
Mbeta nëpër shkrepa poet i thekur!
E martë, 1 qershor 2021, në
Dardaninë Ilire