Poezi nga Musa Ahmetaj

0
1154

Musa I. Ahmetaj

UNITETI!

Zakonisht darken
Me supe e fillojne
Te gjithe se bashku
Hareshem qendrojne

Sallatat e servuara
Bashkarisht i ndajne
Qendrim dhe disponim
Mes vete te gjithe mbajne

Ushqimet e preferuara
Kur ju vijne ne tavoline
Disponimi dhe te qeshurat
Ne fytyra mire ju rrine !

Deri sa embelsirave
Ne fund ju vjen rendi
Fillojne thashe e thenat
Te prishet edhe “kuvendi”

Akoma pa mbaruar darka
Edhe uniteti prishet
Flasin me goje e me duar
madje fluturojne shishet!

Realiste

Qe nga jugu deri ne veri
Me shpejtesi u dha haberi
Kush nga ju e ka puthur Faten
Eshte me mire te iken naten

Keto fjale sikur i barti era
Pergatiten qirinje dhe fenera
Here nga mesi e here nga fundi
Gati u boshatise tere katundi

Kur e pa qe tere po dalin
E mori edhe hoxha fjalen
Jam ne rrjedhe, nuk jam i humbur
Edhe une vec njehere e kam puthur

Pasi kështu na qenka puna-
Foli edhe hoxhë Efendija
Nuk ka vend këtu as për mua
M’i sillni njato jemenija?!

“”””””””””””””””””””””””””””””””””

MATRAPAZI !

E provoi burri botës
peshorën për deputet
nuk ia dhan besimin
madje as familja e vet

Në shpirt e në zemër
plotësisht burri u lëndua
për të qenë në vëmendje
në xhami u inkuadrua

Aty ishte i rregullt
i gjeti edhe disa pleq
paraqitej si shkencëtar
Madje për ilirët fliste keq

Gjithëçka çka fliste
me zemer e me bindje
paradite dilte në përëndim
e në mbremje në lindje !

Si çdo punë tjetër
edhe kjo i shkoi huq
sepse çdo ditë burri
ndërronte nga një kapuç!