Poezi nga Mazllum Saneja

0
1933

MAZLLUM SANEJA

THONË SE

Thonë se hata e madhe
po ndodh në botë

se e bukura
është e pavlerë tashmë

se koha jone
nuk është kohë arti

kohë të tjera ia behën
kohë të pista

kohë të tjera
ne të tjerë

të pamëshirë
thonë se jemi

të pandjeshëm
në mes të mijëra rrotave vdekjeprurëse

se udhën time kah jugu
ma vranë

kopeja e dinozaurëve

shtriga monstrumë bushtra
sa vijnë e shumëzohen

hiena maca të zeza
ogurzeza

se kjo kohë e pavlerë
është kohë e fundërrinave

Mjerë për ne

* * *

Diku në kthinat e metrosë
vdiq aksidentalisht Albert Camus
asgjë nuk ka ndryshuar

Ka kohë që vrau vetveten Ernest Hemingway
në rrethana të pashpjegueshme
asgjë nuk ka ndyshuar

Iku në pakthim Ali Podrimja
diku larg në fund të vetmisë
asgjë nuk ka ndyshuar

Një ditë dhe unë do ik
nga kjo botë
asgjë nuk do të ndryshoj

Vetëm vend ndërrojmë
asgjë tjetër
asgjë

SHOKËT E MI BESNIK TË FJALËS

Mihal Hanxhari Zbigniew Herberti Ali Podrimja
gjithnjë më faniten në ëndërrime
se ata nuk vdiqen

Në këndin e vetmisë sime
në netët e mia pagjumë
ka kohë që digjem duke lexuar letrat e tyre

Letra si gjethe të këputura
nga drurët e fishkur
që të therin në zemër

sepse poetët janë dhunti e perëndive
engjëj të brishtë
të gdhendur në statujë

Varshavë,
fundi i qershorit 2017