Poezi nga Luljeta Gjosha Pashollari

0
1754

Luljeta Gjosha Pashollari, nji poete qe nuk di te pushojë. Poezia eshte pjesa e jetes, poezia nga nji here mbyllë brengat e jetes, here, here vargjet turbullohen nga pika e lotit… Po Luljeta nuk dorëzohet, jeten e do ashtu si ti vijë e pranon. Tek lexoj krijimet e saj, dhe po pregaditem t’i hedhi per botim, me sinqeritet poetes Luljeta Gjosha Pashollari, i uroj qe rreshti i saj te mos heshte, krijimtaria e saj te jete e bollshme, si vete shpirti i saj kriues…
Urime Luljeta nga Gjin Musa, gazetar.

YJET KURORË DO T’I VË…
************************************
Eja të mbështetem në kraharor
E mbamë pranë të gjej pak qetësi,
Sepse boshllëku po më thanë,
Dhe do të prehem në boshësi…
************************************
Oh, sot rri zgjuar me imazhin tënd,
mes yjeve ku ndodhesh krahëhapur.
Në këtë kohë me shi syverbuar,
po qaj boshësinë time te pragu…
*************************************
Zemrën e bëra copë e thërrime,
Mijëra yje kurorë zemrës do t’i vë.
Ndonjë grimcë prej tyre do ta ruaj,
Si relikte të dashurisë që s’kam më.
**************************************
Sa herë të kem mall, do ta shikoj,
Me shpirt të mendoj, se jam aty.
Dhe vadis lulen, që më ka mbirë në gji,
Që vlen sa vetë jeta, kur jam me ty…

HAMIT SELIMI
Fundi jetes prej nositi.
Me mungon ti daja ime,
Une ngushlloja veten sot,
Ndaj dhe zemra mu trondit.
Tek ai varre e shtrirur ne lote.
E perlotur lotet vale,
Rrjedhe koha ikin motet,
Je ne kujtesen time te gjalle,
Dhe pse jame dhimbja jote.
.Nuk e di a do te kesh ftohte,
Dielli qiellit do te iki.
E veshtire qenka kjo bote,
Fundi jetes prej nositi.
Plagen e zemre dua ta mbyll,
Si lendine mallit pasosur.
Dhimbje thelle mu ne zemer.
Me le pas te perlotur.
S’te kthej dot si dikur,
Por te sjell lule varrit heshtur.
Te ngrej uren per ate burre.
Te perqafohemi te gjalle e te vdekur.
POEZI LULJETA GJOSHA PASHOLLARI.
ATHINE :17/O6/2017

MIKES SIME.

Shi në shpirt, por jo nga qielli,
pres që të lindi dielli,
rreze të arta të leshojë,
melankolinë ta largojë.

Shi, nga koha e jo nga shpirti,
unë pres që të dali ylli,
ylli’i zemrës sime,
se më la në amshime!

Ne jemi si një qelibar,
pak janë njerëzit që na ngjajnë;
nuk biem dot në dashuri,
por, ama, kur biem, digjemi!

Digjemi, se patnerin e mendojmë,
me shumë respekt e të na dashurojë.
Iku koha, kur sytë i kishim të mbyllur,
tani kërkojmë gjerat të shkëlqejnë yllë…

O, yll’ i zemrës sime,
më bëre çik’ e thërime!
Zbrit në tokë e me puth në ballë,
se po digjem, si llavë-vullkan!

O, dashuri, o ndenjë e rrallë,
që ma bie mëndjen vërdallë;
pse më ke marrë kaq inat,
le të digjet zemra e ngratë!?

Po edhe unë kështu mendoj,
jemi të mira e më t’mirin kërkojmë.

Unë po vuaj, se në boten tjetër u largua,
kur zemra jote është tradhetuar…

Po të isha si ti, sytë do t’i kisha hapë,
një flori me duar do kisha kapë.
Po, ti ke marrë frikë nga jeta,
ajo është e bukur dhe e vërteta.

Zemra jote është flori
dhe pak veta këtë e dinë;
peshon shumë, je ar’i bardhë,
t’i biesh botës vërdall, pak janë.

A, moj mike, moj fisnike,
nga shpirti s’je gjirokastrite,
je modeste dhe je e mirë,
je qershi mbi ëmbëlsirë.
Gjithë këto lëvdata po t’i thur,
mos ke frikë, se nuk jam burrë!

A, sikur të isha mashkull,
të gjitha femrat do t’i respektoja.
Kurrë abuzime s’do kisha bërë,
por fort do t’i dashuroja;

Nga dashuria erdhëm në jetë
e, nga dashuria, zemra më vuan!…


BRENGA E SHPIRTIT TIM

Zemër e lënduar, gjak pse pikon?…
Kush të mërziti e me sy e kërkon?
Ç’do gjë e vdekur nuk ngjallet, ti e di?
Jeto me kujtimet që s’ti prek asnjeri.

Ditët pa ty s’kanë kuptim,
Të përgjërohem më dërgo një shkreptimë,
Më jep një sinjal se për ne po mendon,
Fati ynë i keq na ndau përgjithmonë.

Pak nga pak dhe tre marsi po vjen,
Syri im i përlotur ty s’po të gjen…
Shumë jam munduar të të harroj,
Po kujtimet e bukura vetëm te ty me çojnë.

Të lutem, o zot me jep një drejtim,
Të me largosh nga ky mall me përvëlim!
Vallë pse e kaloj jetën me kaq nostalgji,
Mos ka faje shiu, që ngjason me lotët e mi?…

Festat e fund vitit po afrojne,
E une me shume e ndjej vetmine,
Malet debora i mbuloi,
Po ashtu dhe shpirtin tim…


DASHURI QIELLORE

Hëna dhe dielli ranë në dashuri ,
dhe njëri- tjetrit i premtuan,
të jetonin bashkë në përjetësi,
po ç’e do asnjëherë s’u takuan.

Puthen fshehurazi,
gjithmonë të dëshiruar
njera duke lindur,
tjetri duke perënduar…

Gjithmonë fshehtas takohen,
Zemra e diellit përherë përvëlohet.
Hëna, si Eva mëkatare, sa vinte nata,
e puthte lehtë dhe e linte prapa…

Por Hëna vuante, e veten hante,
Herë e plotë, herë e harkuar s’iu ndante,
Priste gjithmonë natën fort e dashuruar.
Duan njeri-tjetrin po perëndia i ka mallkuar.

Delli të ndriçoj e shumë zemra i ngroh,
E Hena si Eva mëkatare në dashuri e fton.
Dielli i ngratë vazhdon të digjet zjarr,
Hëna e përkëdhel me yje, si e marrë..

Ah, moj dashuri, o ndjenjë e rrallë,
të gjithë botën e sjell vërdallë!…
Të jetojnë me ty, pak veta dinë,
O ndjenjë që gjakun në damar lëvrinë.

POEZI LULJETA GJOSHA PASHOLLARI.
ATINE:28/06/2017.