Poezi nga Lika Prishka Burgjia

0
1894
Lika Prishka Burgjia

Lika Prishka Burgjia

Vuaja e Do vuash

Një ditë kur të zgjohesh
Mos qaj syt me lot mos i mbush
Dikush do të tregoj e s’do durosh dot
Që sjam më në këtë bot
Ti mos pyet se vdiqa
Por pyet si kalova
Pyet si shkuan ditët
Që pa ty shpirt jetova
Një zemër e vetmuar
Që pikoj vetëm gjak
Ndaj mungesën tënde
Po digjet për ty flak
Një buzëqeshje jote
Do t’më kishte ndihmuar
Se ka shumë shumë kohë
Që bashkë s’jemi takuar
Poezi Nga Lika Prishka Burgjia
Me flakërimën tonë
Shiu e mori me vrull
Trembi dhe diellin
Iku nga ne si i sëmurë
S’na la të shihnim as qiellin!
As yjet nuk u shfaqen sonte
Se nata erdhe e zezë me re
Eh! Ne s’na pengoj
As rrebeshi as nata
Të putheshim ëmbël nën streh?
Errësirës i futëm frikën
E çamë terrin me flakerimën tonë!
Poezi nga Lika Prishka Burgjia

TY ËNGJËLL TË KAM !!!!

Ah, sa e lumtur jam sot
Dua të falë, kudo lumturi
Ndihem, më e gëzuara në botë
Se brenda meje, kam, shumë dashuri
Ah sa e bukur, kjo jetë e dua
Gjithë të mirat, ky zoti mi dha
Gjithçka, më ke thënë e dhuruar mua
Dashuria pranë meje, ekziston më tha
Jam vërtet në gëzim, e harmoni sot
Ky planet më duket krejt, një mbrekulli
Tik takat e zemrës, më rrahin më fort
Se aty jeton ti, mbi të vetem ti
Më jep, gjithë botën në duar
Më përqafon, çdo natë ëngjëlli im
Nga unë, kurr nuk je larguar
Ti më mbronë, nga çdo hidhërim
O ëngjëlli im, më je gjithmon pranë
Më falë gjithçka, në këtë jet
E ti mes krahëve, të tu më mbanë
Ty, të kam ëngjëllin tim vërtet.

NDRYSHE BOTËN SHIKOJ !!!

Ah sytë e tu i lexoj, si fjalët pa shqipëtuar
Sytë e tu janë, ah ku botën ndryshe shikoj
Kur lotin ata s’pikojnë unë ndjehem e gëzuar
Se aty brenda pik loti, nuk dua jo nuk lejoj
Më ndodh kjo gjithmon kështu
Bashkë ëndërroj të dy të jemi
Malli për ty më merr si e ç’mendur
Ah dua pranë nesh lumturin të kemi
Më jep ti ngrohtësinë e dëshiruar
Ti më bën gjithë botën ta harroj
Oh sa shumë të paskam kërkuar
Ti më ç’mende më dot nuk duroj
Ti puth sytë me mall atë shumë e dua
Ah ata më tepër flasin se ç’duhet
Se shumë shkëlqejnë janë vetem për mua
Ata më thanë atë që s’mund të thuhet
Je burimi ti i tërë dashurisë
Larg të jem pa ty oh dot s’jetoj
Ti je rrjeti rruga e lumturisë
Sa shpirtin time dua të dhuroj.


Kur…

Kur ne dashurojmë
E ndjejmë veten mbret
Kur ne dashurojmë
Ndodhemi në një dritë të vertet
Që sytë nuk e shikojnë
vargjet ë mia futen thellë në shprit
E shkojnë në fusha mimozash
Dhe kuvendojne me mrekullite
Poezi Nga Lika Prishka Burgjia

KËRKOM MUA

Kur të ndihesh e larguar
Zemra mbushur me maras
Të lutem më thirrë dhe mua
Jam si deti me tallaz
Kur të ndihesh e mërzitur
Më kërko do vi me vrap
Do të puth buzët e tua
Zemra ime digjet flakë
Kur të bjerë loti rrëke
Do të jap puthjet e mia
Të të puthë sy e faqe
Ti do jeshë perëndia
Kur buzët të më jenë tharë
Mos harro më thirr dhe mua
Të dhurojë dashurinë
Dhe të them sa shumë të dua.

Dërgoi për botim Gjin Musa, gazetar