FERLINGHETTI LAWRENCE
Lawrence Ferlinghetti (New York, 24 mars 1919) është poet amerikan
MANIFEST POPULIST
(poetëve, me dashuri) nga Lawrence Ferlinghetti
Poetë, dilni nga studiot tuaja,
hapni dritaret, dyert tuaja,
jeni marrë tepër gjatë
me botën tuaj të mbyllur.
Zbritni, zbritni,
Nga Rusianë Hillsin juaj dhe Telegraf Hillset tuaja,
Nga Bekon Hillsi dhe Chapel Hillsit juaj,
nga Bruklin Heigsi juaj dhe Montparnasi,
poshtë nga kodrat tuaja të ulëta dhe malet,
nga ҫadrat dhe pallatet tuaja.
Pemët janë ende duke rënë
Dhe nuk do të shkojmë më nëpër pyje.
Nuk është momenti tani të ulemi mes tyre
kur njeriu i vë zjarrin shtëpisë së vet
që të pjekë derrin.
Nuk këndohet më Hare Krishna
ndërsa Roma digjet.
Shën Franҫisko po digjet
Moska e Majakovskit po shkrumbohet
Karburantet fosile të jetës.
Nata dhe kali afrohen
Duke ngrënë dritë, nxehtësi dhe forcë
Dhe retë kanë pantallona.
Nuk është koha tani ta fshehësh veten
për artist
më të lartë, më përtej, pas skenave,
indiferent duke prerë thonjtë e tu,
duke pastruar veten jashtë ekzistencës.
Nuk është koha tani për lojrat tona të vogla letrare,
Nuk është koha tani për paranojat dhe hipokondritë tona,
nuk është koha tani për frikë dhe neveri,
koha është vetëm për dritë e dashuri.
Pamë përmirësime më të mira të gjeneratës sonë
të shkatërruar nga mërzitja e leximit të poezive.
Poezia nuk është shoqëri e fshehtë,
as tempull.
Fjalët dhe këngët e fshehta s’janë më të nevojshme..
Koha për të emetuar OM-in ka kaluar,
është koha për të kënduar një këngë funebre,
koha për të kënduar një këngë vaji dhe lumturie
për fundin në mbrritje
të qytetërimit industrial
që është i dëmshëm për token dhe njeriun.
Koha tani për të ekspozuar veten
në pozicionin e plotë të lotusit
me sy të hapur mirë,
koha për të hapur gojët tona
për një diskurs të ri të ҫiltër,
koha për të komunikuar tani me të gjitha qeniet
e ndërgjegjshme,
të gjithë ju, “Poetë të Qytetit”
të varur në muze, duke përfshirë këtu edhe veten time,
të gjithëve ju poetëve të poetit që shkruan poezi mbi poezinë
të gjithë ju poetëve të poezisë laboratorike
në zemrën- xhungël të Amerikës
të gjithë ju zbutni Ezra Poundin,
të gjithë ju poetët e çmendur, kulmorë,
të persekutuar,
të gjithë ju poetë të Poezisë Konkrete të betontë,
të gjithë ju poetë Cunnilingus,
të gjithë ju poetë kabineti me pagë
që ankoheni me mbishkrime,
të gjithë ju ritmatorët me metro
që nuk ngjiteni kurrë mbi mështekna,
të gjithë ju mjeshtra sharrash haiku
në Siberi të Amerikës,
të gjithë ju jorealistët pa sy,
të gjithë ju supersurrealistët të vetëfshehur,
Të gjithë ju vizionarë të dhomës së gjumit,
dhe agjitpropë kabineti,
të gjithë ju poetët Groucho Marksistë
dhe shokë të klasës dembele
që janë joaktiv gjatë gjithë ditës
dhe që flasin për punën e klasës së proletariatit,
të gjithë ju anarkistët Katolikë të poezisë,
të gjithë ju malësorët e zinjë të poezisë,
të gjithë ju Brahminstët e Bostonit e baritorë
te Bolinasit,
të gjithë ju bebisitër të poezisë,
të gjithë ju vëllezërit Zen të poezisë,
të gjithë ju dashamirët vetëvrasës së poezisë,
të gjithë ju profesorët flokëgjatë të poezisë,
të gjithë ju kritikët e poezisë
që pini gjakun e poetëve,
të gjithë ju policët e poezisë –
Ku janë bijtë e Whitmanit,
ku është zëri i madh që flet me zë të lartë
me një ndjenjë ëmbëlsie dhe madhështie,
ku është vizioni i ri i madh,
vizioni i madh i botës,
e larta këngë profetike
e tokës së pafundme
dhe ҫdo gjëje që këndon në të
dhe marrëdhënia jonë me të-
Poetë,
zbrisni në rrugët e botës edhe një herë
Dhe hapni mendjet dhe sytë
Me kënaqësinë e vjetër vizuale,
qëroni fytin dhe flisni më fort,
poezia vdiq, rroftë poezia
me sy të tmerrshëm dhe forcë kau.
Mos prisni revolucionin
ose ai do të ndodhë pa ju.
Stop murmuritjeve dhe flisni me zë të lartë
bërtisni me një poezi të re
me një publik-sensual ” dakortësi-publike”
me nivele të tjera subjektive
ose nivele të tjera shkatërruese,
një diapazon në veshin e brendshëm
për të goditur nën sipërfaqen
E Unit tuaj të ëmbël që ende këndoni
Ende shprehni “fjalën en-masse” –
Poezia automjeti i përbashkët
për transportin publik
drejt vendeve më të larta
me të tjera rrota që mund të transportojnë atë.
Poezi që ende bie nga qielli
brenda rrugëve tona ende të hapura.
Ata ende nuk kanë ngritur barrikada,
rrugët e animuar ende me fytyra,
burra dhe gra tërheqëse ecin ende këtu,
kudo ende krijesa joshëse,
në sytë e të gjithëve sekretin e të gjithëve
të varrosur akoma këtu,
fëmijët e egër të Whitmanit flenë ende këtu
zgjohen dhe ecin në ajër të pastër.
Përktheu: Faslli Haliti