Poezi nga krijuesi popullor Zef Dodaj

0
1241
Dodaj Zef

Dodaj Zef, krijuesi popullor, botues i disa librave, urime ne rrugen e bukur te krijimtaris tane shume brilane, dhe komunikative me lexuesit.
/Gj. Musa, gazetar

Kijet dhe Ujku
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Në livadh tu ngranë dy Kije.
E pa mundshme kush me i thye.
Bukuri bashk Kijet jetonin.
Kush nuk mundte ti ngatrronin.
S’mujke Ujki as Arusha.
Jet te mir tu ba ne fusha.
Ishin trash e shpina thuk.
Sa te mir mishin per Uk.
Per gjith dit Ujku tu i pa.
Veq mendojke si me i nda.
Nji ditë Ujku u mendue.
kam nderveti me i ngatrrue.
Shkon nji ditë e u afrue ngatë.
Ka nis t’madhe ju piskatë.
Cili asht ma i fort si tjetri?
Kau i ri apo ma i vjetri?
E shiquan pak njeni tjetrin.
Kau i ri e shiqon t’vjetrin.
Nisi koken tu e lëkundë
Mos mendo se ti me mundë.
Rri o vlla se asht rrezik.
Ujkun na e kemi armik.
Por ky tjetri ish que peshë.
Brina tjetrit po ja ngjeshë.
Filloi sherri u prish puna.
Nermjet veti filloi dhuna.
Kapu shtyju nermjet veti.
Armik Ujku vet naleti.
Me at dit kur kta u ndanë.

Në dhamb t’Ujkut të dytë ranë
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Kush me qenë se di!!!
Duke u menduar.
Mendja m,ka treguar.
Jemi disi të nënçmuar
Kush mbeti i mirë?
Kohë pak e vshtirë.
Nëse je bujk.
Je mish per ujk.
Shko e puno token.
Mos ja kaj loken.
Me qenë qytetarë.
Askush nuk ta varë.
Me qenë direktor.
Shifja oren n,dorë.
Me qenë në parti.
Asgja puna e tijë.
Me qenë pasunikë.
Mende madh dhe ikë.
Me qenë i varfur.
Si kemi me e mbajtur.
Me qenë i shkolluar.
Prej tina kemi mbarur.
Po nuk pate shkollë.
Nuk je mende hollë.
Me pas dugajë.
Dikush do ta vrajë.
Nëse ke bagti.
Hajnat kan me msy.
Nëse je n,gyrbet.
çka din ky të flet.
Nëse je kryetar.
kah erdh ky qyqar.
E shum fjalë të tjera.
S,ke pse del te dera.
Banu ai që je.
Se ma mir të bje.
Kryesorja në jetë.
Pa miqë mos me mbetë.
Kur nuk ke miqë.

S’je askushi hiç
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Gabimet që i njef Historia
Ka të drejt pra historiani.
Për gabimet që poi bani.
Qoft Kosova qoft Shqipëria.
Si kërkojn këto padrejtsina.
Që gjithmonë u banë ndër ne.
N,kohna t,vjetra dhe n,kohë t,re
Thuase mbrapsht na kemi le.
Gjithnji kshtu ne na coptuan.
Na larguan dhe na cunguan.
Gjithnji tjerve jau lamë fajin.
Kur të kryhen fillojm vajin.
Tu pi kafe tu pi qajin.
Gjithnji mbas ecëm me kohën.
Edhe sot të njejtë tregohem.
Në mes veti krejt coptohem.
Gjithnji i bajm punët nasgja.
Shum per tjerët ndera kem ba.
N,dashin shkolla dhe kombsi.
Ke të drejtë me ligjë të ri.
E vllaznija ndër kojshi.
Jan tu vuajt zi e ma zi.
Jau ndalojn gjuhen e vetë.
Qdo e keqe prap i gjetë.
Kurse këto qeverit tona.
Bahen krejt keshe s,ndëgjojna.
As nji fjalë s,ju del prej goje.
Si të ishte ndojfar loje.
Populli i lodhur s,ka qka t.bën
Krejt rrijnë urtë thua se po flen.
Me shique mirë e drejt.
Faji mbetët ndër ne krejt.
Kur të na dali neve gjumi.
Ndër krevat na ka hy lumi.
Qeveria fare s,lodhen.
Luft e pun në det na i hodhën.