Poezi nga Jahe Fida

0
1138
Jahe Fida

Jahe Fida

Fajin nuk e kishte dielli!

Dola në rrugën “ Vaçe Zela “
mendova të merja reze plot
si dielli i plotë, pa vella
mendova të ngrohesha sot!

Më erdhi djelli i akullt
si netët të mbytura në zi
s’e kisha vargun e Agollit,
as kënga e Vaçes s’ish aty!

E thirra klarinët e Laverit
dhe Mentor Xhemal thirra
m’u dukë se i thirra ferrit
dita më erdhë më mënxira!

Harova që ish muaji Shkurt
se fare shkurt ,ai, i kish rënë
sikur i futi, i zhduku me grusht
të mëdhenjtë, artistët me famë!

Fajin nuk e kishte dielli
bilbili kish shkuar me fjetë
gushëverdha s’kish ardhë me vallzue
e shkrimtari po flinte i qetë

I bëri bashkë muaji Shkurit
penë artin, Dritero Agollin,
Mentor Xhemalin, Vaçën, Laverin
e të ngrohtin ia mori qiellorit!

Mbërdhiva, pata të ftohtë
u ktheva në strofullën time
me penën bëra arord
t’i k’theja këto në vargëzime!

Jahe FIDA Tr. 07.02.2017.

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Naimit Frashërit të madh
me rastin e 170 vjetorit te lindjes

Më dridhet dora kur shkruaj
Për poetin, vjershatorin vigan
Fjalët e duhura të takoj po vuaj
S’ dua varg të thatë e pa taban!

Do gjezdis në fusha, do dal në mal
Me bregoret e lisat do kuvendoj
Në lëndina, n’ kodra do shkoj dhe në zall
E vargje Naimit do i kushtoj!

Dhe blegërimën e deleve do dëgjoj
Qingjat që hapërdisen në livadhe
Do dëgjoj bilbilin tek do këndoj
Të sodisë vallet nga të bukurat sorkadhe!

Do i lutem bilbilit t’i bie fyellit
Do t’ndal frymën, melodi të dëgjoj
Nga stanet do sodis kreshpat e malit
E të bukurat livadhe të shikoj!

Do shikoj si e kërkojnë Naimin
T’ju thur vargje si dikur, i madhi poet
Me muzën e tyre do bëj vargëzimin
Dhe në ërrësirë vargu do vij vet!

Mos më qortoni pse mu dridh dora
E nuk fola me të mijat fjalë
Dhe pse nga fjalët e Naimit mora
E vargun e shkrova me mall!

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

 

Doja t’ja merrja ngjyrat ylberit!

Doja t’ja merrja ngjyrat Ylberit,
me fijet e tijë të thurrja kurrorë,
s’ia dal dot, paskam shansin e derrit,
s’qe e thënë, nuk bëhej me zorr!

Hoqa dorë nga kjo marrëzi,
por jo nga e bukura kurrorë,
poetët i ftova nji nga nji,
më dhuruan vargjet madhështor!

Ooh, sa petale lulesh u formuan,
ngjyrat ylberiane u venitën,
n’pranverë stinët i shëndruan,
më dhanë krahë, n’fluturim më ngjitën!

Mora petalet shumëngjyrëshe,
fluturova ndërthurra petalet të bëja korrorë
më kurrorën magjike botën pushtova
me vargje poetësh madhështorë!

U turpërua ylberi,
uli kokë nuk mburej më me mrekullit e tijë
të konkuronte vargjet ambicje
e kot u hapi rrugë, përulje n’përjetësi!

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

…gjumë nuk gje’

Gjumi më erdhi pa pyetur
krevati më ftonte të fle
por mendja më ri tek ti Flutur
ndaj largoj gjumin, gjumë nuk gje’…
Më ftoi krevati, eja për gjumë
a s’e shikon kush është mbulesë
jorgan do kesh të bukurën flutur
dhe pse dimër, ftohtë nuk do kesh…
Kur të pash ti Flutur, jorgan të ishe
nuk prita gjatë te ti fluturova
me ty ngroha shpirtin, ato që deshe
dhe çfarë ndodhi vetëm zotit i treg.

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Pa ty!

Sa vite janë bërë për ne
që nga dy u bëmë një
që frymojmë te njeri-tjetri
e lidhjen tonë s’e ndanë asgjë!
Atëherë ishim të rinjë
kaq të fortë lidhjen, jo menduar
më mirë po e ndjejmë tani
pa njeri tjetrin s’mundemi me jetuar!
Pa ty dita është e nxirë
diellit i humb shkëlqimi
dhe vera bëhet dimër
pranverës i zhduket gjelbrimi
Pa ty…!

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar