Poezi nga Ismet Tahiraj

0
1349
Ismet Tahiraj

Ismet Tahiraj

TI NGJASOVE NE GJYSHIN TËND

Nipi Izetit dhe gjyshit Halili
Ti I ngjasove gjyshit tënd
Se gjyshërti janë themele jete
Ai trandi një bataljon
Dhe mes kreshtave solli
Abetare të vertetë.
Po ti ç’bëre ne horizonte
Kur shkëpusje shkembë xehe,
Me shokët e tu u the JO
Serbisë dhe sherbëtorve
Dhe mbeten ata
Kërmij e gjapërinj,
Për hata
E dhembi I tyre u thye
Si si lavozhge veze
Mbi tokë ,mbi qielli
Shkëqeu dritë me rreze
Dhe u shqye ne herezi
E tëra një serbi…

U’, S’JAM I FTUAR

U, s’jam i ftuar
Në olimpiadën e luleve,
As si stis fletë
Për xherdan.
U, fillikat I vetëm
N’udhë të hapur,
Qëndrojë
Pa shpatë
Pa nagant.
Rrëbeshet inatçor
I thyejn kot
Kokë e dhembë…


TOKA KA TRIUMFUAR

Rrotat e hekurta
Te qerreve
Llagëme tokës
I kanë vënë
Mërrola
Si mërrola përroi
E kurrë toka
S’ka qarë
E kanë sharë dikush
E buzën ne vajë e ka varë,
Është gëzuar
Kur plugjet ne tul
Iu kanë ngulë
Dhe më s’është
Parë më buzë në vajë
(drithërat kanë gufuar)
Dhe madhërishëm
Ka triumfuar…


GLASË HUTI

Dy luadhe janë
Njëri është qethur
Për mrekulli,
Tjetri si të bënin
Dasmë dreqërit
Eufori
Njëra kosë
Ishte e mprehur
Për mrekulli,
Tjetra ishte
E tendosur
Llahtari.
Dy luadhet
Janë bri
Për bri
E glas huti
Iu rri përmbi…


MALET

malet tunden
si vithe te grave,
se me erëra
bëjnë marrëzira
po lumenjët i qetësojnë
kur u kalon turbullira.
atëherë malet
marrin hijeshi
si nuset e mira…


NA RRJEP

Njëzetë e pesë
Qindarka,
Ja po vijnë retë.
Thesi është
I shqyerë medet.
Mide ka sa deti
Po ka puçërr kiameti.
Retë po vijnë
Por assesi jo.
Mulliri
Mbetet kryeneç
Saçi pa prush
Buka pa çerep.
Qielli na rjep…


T’I NJOHEN HILET

Dikush
T’i njohen hilet.
Matan bregu
T’I matën kilet.
Hija e jote
Sa tkurrej
Po aq zgjatej.
Tej e tej hapësirës…


FITORE NË FRON

me zhbirove më sy,
te zhbrova me sy.
turjelë e Trepçës,
kurrë nuk është gri.
mos durimin tonë
dinamit pëlcasin.
herët apo vonë
fitore e jonë,fron…


ULU MORE ULU

Ulu more
Galuc
Se nuk te
Hanë qentë
U ka cofë
Moti barku
zguar.
E kanë vetëm
Lehjën
Pa hiri është thënë
Merre shtagën me vete
Po shkalafitën
Pluhurit
Bre…


JANAR

Në janar më thonë-
është pjekë shalqiri,
unë vrapoja, vrapoja
… kodrës se zhgënjimit
poshtë e lart
kulloja djersë.
Hiç. Kërkund shalqiri
mendjet e kopeve – njeri
si fara shalqiri
kullotin botën tani.


TRAZIMET I LODROJNË

(Mitrovicë 2011)

Taksi NORI
ditën e kalërojnë,
… në bisht të saj
trazimet i lodrojnë.
Për një grusht para
rrugët që dalin si tezgjah.
Carrokët
s’i t’i patjtojnë pra …

DERGJË

Më thonë
mos pi ujë,
në krua te shtetit
se të dergjën sytë.

Unë mora udhë
e udhë,
më i eturë
më sy dergje.
I derdhur e shkapërdedhurë
udhëve ,fushës.
Më thonë
mos ha dradhë kakiçke,
se të pëlcasin fëlqitë
Unë lypa e lypa
dardha dugçe,
sa lëngëu i gojës – mu bë dergjë fëlqisë.
Mu shkapërderdhën udhët
hirin e lau shiu

TE TRAFOJA

shkumbëzon
çelik duart i bashkon,
për etjet e bisedave
dhe truqet e shkara,
në lulet e kujtesës
që lëng i ëmbël
ta vë magjistarja
– pjeshkën.

NË ORËN NËNTË

në orën nëntë
ta dini, në orën nëntë,
mblidhemi jo nëntë veta
as nëntëdhjetë xhinde
por nëntëdhjetë hire bashkimi,
kur të zbardhë drita
kur të feks ngushëllimi.

me ftonj magjistarja,
të mos na ofroj tërbimimi…


NË VATËR

Në vatër
Gjej zërin
E gjyshërve gjerdan
Dhe prushin e gjallë
Me xixa strall

Në vatër
Gjej lahutën
E pluhurosur
Si në përrallë.

Mic Sokolat ku
Deshi t’i shkel
Kohë e përdalë.

Në vatër gjej
Për mort
Nënën me shami
Te bardhë
Draprin në dardhë.

Bukën çerep
Govatën më qumësht
Ne cep.

Shirat më llohë
Stërkalë
Martinë latini
Krejt e bardhë.

Ne vijimi e shkojmë
Si zogjtë shtegtarë…

SA E KAM RRISKËN

Sot dita e vranët
Ofiqari i vranët
I pa sa linduri i krisur

prapohen enët
ne te thata

sa e kam rriskën
çirret foshnja…

NËN DARDHË

Shprehimisht
Vijnë dardhat,
Shperhimisht çahet
Ofshafi.
Kurrkush s’rri
Më nën dardhë.
Bie shi
Kobtarë,
Dardha ha ditën
Me ngjyrë pekmezi.

2.
Në trup dardhe
Roje e përforcuar
Grërza….

KULUMBRIJA

Me ngjyrë
All të kaltëra,
Derdhën degëve
Me rreze patash.
Nën trungun e saj
S’del fare ylberi,
As s’qullet nga shiu.
E ruan më fanatizëm
Gjarpëri.
Për to dhe midja
Herë, herë
Na shkon për shtati.
Helem
Derdh lugati.

MË LA…

Më la
Te vetmën mua
Në pranverë jeshile.
Gjethet bien
Me hile.
Ec, e kupto kohën
Vargonjtë veç shtrengohën.
Kam me vete
Retë, e shurdhërinë.
Bari vyshket
Dhe pse s’bie brymë.
Kurrkush s’del
Mbi qiell.
Po mua
Me nakatosi
E mrekullushme hile.
Gjethet ranë
Pa ditë, dritën e lanë…


REGULLI DO REND

maleve hy përpjetë
se malet me thërrasin,
nuk këlthas kam zërin trumbetë
se forcë e mendje ndritur
mi ngjallin.
unë maleve hy përpjete
se malet me mësuam qëndresë
ishin te lidhur gur e drua
lum dhe përrua.
me pëshpëritin tejet ëmbël
te ketë besën-besë
dhe ika kur
mjegulla kishte rënë
buçiste kokën time
rregulli do rend…

JEMI NJË FISI

po ajo mace qe
mbrëmë ishte
ne apartment
sot çoi gisht
ju diler më kërkoni
ti shfaros minjtë.
te dy kemi një qellim
te dy kemi një ide
te zhvatim deri fund
se jemi a s’jemi
një fisi
kushërinjë…

RITUAL PËR VASHËN

flokët
I ke te lara
Me ujin kristal
Te bardhë
Mbi ballin tuaj
Rrezon dielli
Shpresë e gjallë.
Ritual bëjë ty
Ne ag e muzg
më eshkë zjarr
Na përvëlon te gjallë
Ne sytë e tuaj
Lirishte all…

UJË VARË PSHURRE

Je ti dimri
Që mi thanë pipat,
Ti je acari
Qe mi grinë gishtat
Po unë i thekërt
E kam rritë,
Te dendur nurin
Ty ujëvarë pshurre
Ta freskojnë trurin…

TRAZIMET I LODROJNË

(Mitrovicë 2011)

Taksi NORI
ditën e kalërojnë,
… në bisht të saj
trazimet i lodrojnë.
Për një grusht para
rrugët që dalin si tezgjah.
Carrokët
s’i t’i patjtojnë pra …