Poezi nga Iliriana Koleka

0
1421

Iliriana Koleka

NË TREN

Një tren- kalë ndaloi
tek këmbët e mia një ditë
Ndërsa endesha e humbur në tokë të huaj
Me kokën drejtuar qiellit
Me shpresën e një shënje nga lart
Nguli patkojtë para meje
Duke turfulluar
Shpërndau stërciklat e avullit
në jelet e tij prej hekuri
Më rrëmbeu në krahët e tij
Binar-tokësor e shkëndijor
E më këndoi një ninullë
Me legjenda popujsh shtegëtarë
Ndërsa e shihja e përhumbur, më tha
“Eja, çlodhu në prehrin tim
Mbyll sytë dhe unë do të çoj
Tek nëna jote dhe tek dheu yt”
E përqafova e ndrojtur
Dhe u mundova të gjej një lidhje
Mes binarëve, trenit dhe Doruntinës
Ku më shpie Kostandin
E a më shpie vallë gjëkundi ?
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””

DIBRANE

Mos ndrysho kurrë dibrane
Lëri të tjerët të plaken
Rri e dashur kështu siç je
Zonjë e bukur në mëndjen time
Le të mos vijnë vëllezëria
Të kërkojnë në vatër
Ata s’janë Kostandinër
E ti s’je Doruntine
Ti je motra ime e ëmbël
E kështu do mbetesh
Mos i kerko ata që s’të deshën
Ngaqë të fuqishmit nderojnë
S’janë pjellat e tua
Janë pjella vdekje
Adhurojnë paranë
Dhe gratë s’i nderojnë
Thjesht leri, mos i’au var
S’kanë zë, as uniformë
në atë pisllëk parash
Mos ngulmo tu marrësh gjë
S’ke ç’i merr vërtet një të pafytyri vëlla
Paratë, shkojnë e vijnë
Trimërinë s’ke ku e gjen.
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””

SHI PETALESH

Ti thua që shi petalesh nuk ka dhe pikë
Është pikturë, art, apo shpikje tjetër
Kur të bjerë rasti ta shohësh një ditë
Të vërtetë, të prekshëm, më dërgo një letër
Do ta shohësh se s’bën, jam e bindur që po
Është shënjë, që duhemi të dy me duf
Që s’heqim dorë nga njëri tjetri
Edhe kur dritat shuhen e filmi merr fund
Mos u trondit nga pamja atë çast historik
Si ata që shohin një vullkan në zgjim
Mbas mijëra vjetësh, të ftohtë e të fik
Të derdhet jashtë, në përvëlim
Mos ki gajle, unë do të fal
Nga ana e anës tek ty do të vij
Do përqafohemi bashkë, dëshmimtarë
Që një shi petalesh bën vaki.
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

DO VIJË BEHARI

Do vijë behari me rrahje zëmre
Me diellin që ndrit, shpresën tonë
Do punojmë tokën nga mëngjezi deri në mbrëmbje
Mbasi të lodhemi, do flejmë gjumë natën vonë
Dhe uji mëngjeseve do të na freskojë djersën
Të shtrirë, të përgjumur, të shushatur, do qeshim
Të dashuruar me njëri tjetrin tërë kohën
Fytyrën e pjekur, në diell do ta thekim
Për cilindo vera ka veç kuptimin e stinës
Për ne është një shpresë e pagojë
Prej saj ngjallen të vdekurat rrahje zëmre
Bëhen bubullima, që shtrëngatën gjëmojnë.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar