POEZI NGA IBRAHIM GASHI

0
1245
Ibrahim Gashi

E IMJA GJITHMONË

Tani nuk mund
tē ikësh zemra ime
Edhe pse erërat
e egëra kanë nisur
Ta rrethojnë kështjellën tonë
të mrekullisë
Tani nuk mund të ikësh
Me ëndrratë tua
Për një qiell më të ndritur
Në hapësirat ku nuk
Do të jem unë
Sepse gjysma ime
Në TY është ngjitur.
TI nuk mund tē ikësh
Shpirti im
Edhe nēse tërmetet
E kërcënojnë
Dashurin tonë.
TI mund të ikësh
Lumturia ime
Vetëm atëherë
Kur unë iki nga kjo
Jetë e mërzitshme
Me veti do ta marrë
Magjinë tënde përvëluese.

I VETËM

Në hapësirën
E shtratit ku flenë
Përqafova fort
Këmishën e natës
I rëndë plumb
U përpëlita
Në gjumē
Humnerës
Plot labirintha.
Në galaktikën pa yje
Mbërthyer mbas TEJE
U zgjova në krah
I lagur në djersē
Do vijë prapë nata
Me TY të më ngrit
Në gjithësi me yje.

DASHURIA IME NUK VDES KURRË

Dashurisë ëmbël
I buzëqeshi
O ëndërrat e mija.
Jetën nuk do ta kuptoj pa te…
Në kopshtin
E zemrës sime
U rrit me shumë
Sakrifica
Mundime…
E përjetshme
Do të jetë ajo
Nuk dua
Të më humb
Do të kalëroj
Atje ku jeta
nuk do të qesh
Do të mbretëroj
Edhe aty
Ku nuk do të jetë.
Nuk vdes kurrë
Dashuria ime.

NATA ME TY

Në mes natës së qetë
Nganjiherë dora jote e butë
Fluturon mbi fytyrën time
Si një flutur mbi lule jargovan
Në hijën e errtë të hapsirës
Nga dritarja futen rrezët e hënës
Qe vijëzojnë hulli të gjata drite
Mbi trupin tënd hyjnor
Mendimet e mia fluturuan
Në fund të detit
Tek kështjella të cilën
E kishte mbuluar myshku
Afër dritarës të përqafuar
Shijonim gremisjen e ditës
Midis hijeve
Shpëtimtare e kështjellës sime.

S’DI TË PËRGJIGJEM

Para hedhjes në shtrat
S’di të përgjigjem
I shtrirë mbi qarqafin e dashurisë
Kokën mbi flokët e argjendë
S’di të përgjigjem
Kur gjindem pranë
Gjoksit tënd
I tëri digjem
Kërkoj detin
Ta kam në gotë
Si ombrellë
Te mbylli qiellin
Të gjithē yjet
të buzëqeshin
në dritare
S’di të përgjigjem
as atëherë
kur në trupin tënd
latohem i tëri

Dy flutura ngjyrë blu

Dēshmitare vrojtuese
Kur u puthëm
Ofshama drithëroi
Rrezët e diellit
Mbi kodrinën e zhveshur
Si zogj të lodhur
Nga stuhia
Shpirtin e skuqëm .
Kujtimet u ndezën
Si eshka…..
Buzët flak…..
S’guxojmë të tregojmë
Si e ku ndodhi….
Me atë gacë në sy
Edhe do të vdesim.

DO KTHEHEM

Do kthehem një ditë
Atje ku u dashurova
S’do e njoh askënd
Përveq mureve pa qati
Era do m’i kujtoj
Rrugët me nostalgji
Do e pijë buzëqeshjen
Në dritarën
E dhomës së gjumit
Do ngjitëm shkallëve
Me hapa të rrudhur
Pragun e derës
Se katërt do e prek
Do kthehem një ditë
Atje ku u dashuruam
Veq atëherë
Do t’a kuptoj
Sa me vret largësia

TRUPI FLETË

Kockat e trupit tim
Më janë bërë
Vegla instrumentale
Që kumbojnë tingujt
E emërit tënd
Duart më janë
Shëndrrua në flutura,
E që pa hezitim
Ulën në flokun e shkallëzuar
E krahërorin tënd
Që shpërndajnë
Aromë dashurie
Goja e gjuha
Më janë bërë
Fole mesazheve
Që ngacëmojnë rrugën
E kujtesës ngjyrë roze
E që nuk kursejnë
Të shprehen
Edhe në mos
Praninë tënde.

BLETË E BARDHË

O, bletë e bardhë
E dehur nga mjalti
I buzëve – zjarrë
E që po zukat
Në zemrën e artë.
Lumin po e sodit sot
Do trazohet
Nga sytë e tu oqeanik
Pulëbardhat bredhëritëse
Nuk kanë vend
Në kodrinat
Afër Komanit
Ato i’a kanë zili
Bukurisë tënde,
Do rrinë të përgjumura
Në grykën e lumit
Deri në mbrëmje
Kur do të dridhet
Petku im
Nga të puthurat
E trëndafilta.

DËSHIROJ

Dëshiroj të isha
Erë veriu
Drejtimin t’ia ndërroj
Larg shtratit tënd
Të mos shohësh
ëndërra psherëtimash
Nën meloditë
E mbytura
të shpirtit
Dhimbjës
Lumenjëve
të goditjës së vetëtimave
Me vektor dyngjyrësh
Dëshiroj të jam
Pranë shpirtit tënd
Në ç’do lëvizje
Në ç’do frymëmarrje
Në ç’do rrahje të zemrës
Edhe atëherë
Kur të ndjekin
Zanat e orëve
të bukura