Poezi nga Ibrahim Gashi

0
1488
Ibrahim Gashi

Ibrahim GASHI, Prishtine

Për TY

Nuk dua kurrë
Të vij ajo ditë
Të lidhësh shallin
Me ngjyrë loti
Nuk dua kurrë
Të mallkosh ditën
Kur gdhin në mes
Luleve me aromë adrenaline.
Për TY nuk do doja kurrë
Dita të të pëlcas në sy
Nga stuhit
E kohës në ikje.
Nuk do të uroj kurrë
Nëse i përgjigjesh
– Labirintit
– baladës kohëpapritur
– pamjes mbrapa
horizontit mistik.

Më thuani…

Përse të mos ofshaj sot
Në sirtar ska mbet
Asnjë urat.
Po zhduken
Ngadalë urimet.
Më thuani pra…
Përse të mos ofshaj
Të gjithë uruesit
Pa i veçuar në klasa.
Asnjë fije bari
Qëndrim të drejt
Nuk paskan
Si në ëndërr
Po iu kalben rrënjët.
Më thuani …..
për ku janë nisur
Këto fije bari të thyera
Që imitojnë bukur
Historinë e gdhendur
Të dikujt tjetër.

JE …

Bardhësi e fytyrës sime
Lutja e muajit maj
Vlerë e gjërave
Me domethënjen e tyre.
JE ……
Dritare e humnerës
Dritë e netëve pa gjumë
Krah i zemrës sime
Që tani ka besimin
Të fluturojë
Deri atje ku arrin
Jeta ime.

Prej mungesës tënde

Heshtja thyhet.
Metaforë e së sotmes
Çdo varg i ri
Kompozuar në qetësi mendimesh
Ku edhe perëndit
Frigohen të ndërhyjnë
Në zonat e dashurisë
Lindur nga zemrat tona
Mbështjell me frymën
Që më puth TI
Sot zgjodha të poetizoj
Heshtjen e mungesës
Së pranisë tënde.