TABELA
Në trungun e titullit të gazetës
Ka ngulur këtë tabel
Kryeredaktori :
Në fushat e faqeve,
Në pyjet e rreshtave,
Në plepat,
Në blirët e vargjeve,
Në lëndinën e blertë të poezisë,
Ndalohet fluturimi i fëllëzës
Së dashurisë.
Ndërsa
Fushave,
Arave,
Fëllëza e dashurisë fluturon,
Askund s’ka tabelë
Që fluturimin ia ndalon.
Revista 1972 «Nëntori»
ZHURMË
Para meje në rrugë,
Kaloi motoçikleta plot zhurmë
Dhe humbi mes kamionësh në muzg.
Ca krisma skapamentosh plot gaz,
Si uturimë reaktivi
La pas.
Eh gjërat e vogla sa zhurmë bëjnë, thashë…
1963, «Drita»
FTESË NGA HOMERI
Zbrita
Në Athinë.
Përveç babazot Homerit
Unë
Nuk njihja asnjeri.
Me ta marrë vesh ardhjen time Homeri
Më ftoi për një kafe në shtëpi.
Shtëpia
E Homerit pa drita,
Errësirë.
Babazot Homeri
Porositi Helenën të ndizte qirinjtë
Dhe të na sillte një kafe të mirë.
Helena
Ndezi qirinjtë në shenjë nderimi për mua, mikun
Na solli si nuse e ndrojtur kafenë
Unë
S’e desha kafenë nga dora e Helenës,
E desha
Nga dora e Penelopës vetë,
Penelopa s’kishte kohë për mikpritje
Ajo vazhdonte të thurte, të ç’thurte pëlhurën
Qetë-qetë,
Duke pritur Odisenë.
Ç’të bëja?
Të mos e pija nga kuçka tragjike kafenë?
Pa pirë akoma kafenë Homeri
Më pyet
Për Naimin,
Për Kadarenë…
I them:
Naimi të ka përkthyer.
Pashë që i erdhi mirë.
Gropat e syve iu mbushën me dritë.
U çel në fytyrë.
I them
Përsëri:
Kadareja
Të ka quajtur Babazot.
Më përgjigjet me entuziazëm mitik:
“Bravo i qoftë!”
Pas kafesë
Bëmë një bisedë intime.
Babazot Homeri
Më foli intimisht
Për Helenën mitike
Kuptova…
Babazoti ishte dashuruar epikisht
Me kuçkën e bukur tragjike…
1995
ANULLIM PLEQËRIE
Në adoleshencë
Në rini
Dija të dashuroja vërtetë
Por s’dija të shkruaja poezi.
Isha një djalosh gjysmanalfabet.
Sot
Di të bëj poezi,
vjersha,
Por
Si gjysh
Ma ndalon dashurinë mbesa.
Megjithatë
Dije pra
(Të gjithë le ta dinë)
Se ti moj mimozë brune
Më anullove pleqërinë…
1990
MË MIRË
S’të shoh dot të mënjanuar
Si Kulla e Pizës:
Gati
Për rënie,
Për shembje,
Rrëzim.
Monument shtrembës!
Shembu, rrëzohu më mirë…!
1997, Drita
FARËHEDHËSI
Farëhehësi
Hodhi farë myshku.
Mbiva unë
Që juve ju tregoj Veriun,
Farëhedhësi
Hodhi farë shkurresh.
Mbive ti,
Strehë të dashuruarish.
Farëhedhësi
Hodhi
Farë lisi.
Mbiu ai
që përleshet
Me bubullimat,
Gjëmimet, rrufetë…!
Megjithatë
Pyllin
E bëjmë të tre !
ME T’U BËRË LIS
Lisit të Poezisë së Re X. Y. Z.
Me
T’u bërë
Lis,
Qindra,
Mijëra gozhdë
Të ngulën në trung,
Tentuan të të thanin
Ti ua kalbe gozhdët ua ndryshke,
Me palcën tënde të brilltë poetike…
1997
AH, SIKUR !
Jam lisi
Më i madh,
Lisi më i lartë i fushës,
Ah sikur fusha të ishte pyll e gjitha
Dhe fijet e barit të fushës të ishin lisa…!
2010-2017
VRASJA
I shpëtova
Plumbit
Por më vrau ajo fjalë…
Dhimbja e saj po më kalb të gjallë!
1991
NATË ESENINIANE
Siç gjeja pjeprin e pjekur
Mes gjetheve
Në bostane,
Gjej sonte pjeprin e hënës
Duke hapur retë si gjethe laramane.
1970
PO IKIN SHOKËT
Po ikin shokët çdo vit,
Shokët e fillores, gjimnazit,
Shokët
E ushtrisë.
Po ikin
Ata
Që çmoja
Dhe s’më çmonin
Ata
Që më çmonin
Dhe s’i çmoja
Ata
Që njihja
Dhe s’më njihnin
Ata
Që më njihnin
Dhe s’i njihja
Ata
Që doja
dhe s’më donin
Ata
Që më donin
Dhe s’i doja
Ata
Që adhuroja
Dhe s’më adhuronin
Ata
Që më adhuronin
Dhe si s’i adhuroja.
Po ikin shokët që çmoja
Dhe s’më çmonin
Shokët që doja
Dhe
S’më donin…
Shkurt, 2012
BORA
Bora
Thau Veriun
Ngriu malësorët, malet
Ngriu gurrat,
Thau lulet.
Naimi shkroi
Lulet e reja të verës
Mbi bardhësinë e ftohtë
Lulet ngrohën luginat, bjeshkët, malet
Me prushin e rimave, metaforave, petaleve,
Naimi
Shkriu akujt,
Borërat e maleve.
Migjeni
Zuri të kollitet
Filloi të pështyjë gjak
Plagosi dëborën me gjak tuberkular
Pastaj
Qëlloi,
I ra me grusht
Bardhësisë së zezë.
Vrau bardhësinë vrasëse.
Si mund të heshtte Migjeni
Si mund të rrinte indiferent, i qetë
Përballë një bardhësie vrasëse
Që vret,
Vret,
Edhe vret…?!
Shkurt 2012
URIMI I LYPËSES
I jap
Lypëses
Tridhjetë lekë
Ajo
Më më jep urimin
Për një supër, supër, supër jetë,
Urimin për një pleqëri të bardhë, të bardhë
Urimin për njëqin, njëmijë vjeç, për një miliard.
Shkurt, 2012
KUAJT E FYER
Kali im i kuq,
Kali im
I zi.
Kali im i bardhë.
Ti kishe një shqetësim.
Të duhej të kaloje lumin,
Të hidhje lumin shoku im,
Lumin që vërshonte trembshëm
Turbull, turbull me galop
Unë të dhashë kalin e zi
KALI I I ZI, HELIDON H. (VAJ)
Si mund të mos ta jepja unë
Kalin unë ty.
Ti hodhe lumin,
Ti hodhe
Hallin
Dhe më the,
Të dhjefsha kalin.
Të doli përpara një tjetër lumë,
(Jeta s’ka, pra, vetëm një lumë),
Për të hedhur lumin,
T’u desh prapë
Kali im,
Për një hall të zi,
Për një hall
Pikëllim…
KALI I KUQ
S’prita
Të më luteshe,
Të më bije në gjunjë…
Të dhashë kalin e kuq.
Ti hodhe lumin,
Hodhe
Hallin.
Më the prapë,
Të dhjefsha kalin…!
Më kërkove kalin për të tretë herë
S’e di për çfarë
S’di përse
Për
Dasmë,
Për
Zi
Por unë
S’ta dhashë kalin këtë radhë
KALI I I BARDHË
S’desha që të ma ndotje,
Të ma përdhosje
Kalin e bardhë…!
Shkurt 2012
KUAJT E FYER
Kali im i kuq,
Kali im
I zi,
Kali im i bardhë.
Ti kishe një shqetësim.
Të duhej të kaloje lumin,
Të hidhje lumin shoku im,
Lumin që vërshonte trembshëm
Turbull, turbull me galop.
Unë të dhashë kalin e zi.
Si mund të mos të ta jepja
Kalin unë ty!
Ti hodhe lumin,
Ti hodhe
Hallin
Dhe më the,
Të dhjefsha kalin.
Të doli përpara një tjetër lumë,
(Jeta s’ka, pra, vetëm një lumë),
Për të hedhur lumin,
T’u desh prapë
Kali im,
Për një hall të zi,
Për një hall, pikëllim…
S’prita
Të më luteshe,
Të më bije në gjunjë…
Ta dhashë kalin dhe kuq.
Ti hodhe lumin,
Hodhe
Hallin.
Dhe më the,
Të dhjefsha kalin…!
Më kërkove kalin për të tretë herë
S’e di për çfarë
S’di përse
Për
Dasmë,
Për
Zi
Por unë
S’ta dhashë kalin këtë radhë
S’desha të ma ndotje
Kalin e bardhë…!
Shkurt 2012
FALEMNDERIT ARBEN ÇOKAJ,
PER BOTIMIN E CIKLIT SIÇ JUA DERGOJ UNE, ME ILUSTRIM.
Komentet janë mbyllur.