POEZI NGA BURGU

0
3145

Dr. Zef Mulaj

Nga autore MAHVASH SABET
U prezantua me 12 tetor 2016 në Universitetin Cagliari
Departamenti i shkencave sociale e të istrucionit

Poesie dalla prigione.”

Publikuar nga shetpia botuese “IL VERRI ” MILANO

Parathenja dhe perkthimi nga persishtja në italisht nga Prof. Dr. Faezeh Mardani Universiteti i Bolonjes, e Julio Savi.

Mahvash Sabet e denuar 20 vjet burgim per besimin e saj në fenë Bahai.Ku nga regjimi Iranian e ka konsideruar gjithmone”Armiku i islamit”. Qënga viti 2009 ështe në burgun e shkalles me të larte të siguris në Evin, Tehran. Shkruan poezi nga burgu dhe ka mundur me ndemjetsime të ndryshme poezit të dalin jasht nga burgu dhe kan gjetur mundsin e publikimit në disa gjuhe. Ky volum në gjuhen italiane 320 faqe. Mahvash Sabet mesuese dhe poete.

Ajo është njëra nga grupi prej shtatë udhëheqësve Bahá’í njohur si “yaran-i-Iran” – “Miqtë e Iranit, të cilët janë të arrestuar që nga viti 2008 për besimin dhe aktivitetet e tyre në lidhje me drejtimin e punëve të Bahá’í komuniteti në Iran. Mahvash Sabet filloi të shkruante poezi në burg, dhe një përmbledhje e poezive të sajë nga burgui u botua në anglisht në 1 prill 2013. PEN International i bën thirrje autoriteteve iraniane për lirimin Mahvash Sabet dhe të gjithë shkrimtarët e tjerë të burgosur në Iran vetëm për të ushtruar të drejtën e tyre për të lirin e shprehjes legjitime e koshiences.

Sabet u shkarkua nga puna si petagoge, nuk u lejua të punojnë në arsimin publik, ashtu si mijëra të tjere Iranian Bahá’í. Ajo ka shërbyer për 15 vjet si drejtoresh e Institutit Bahá’í për arsimin e larte .. Poezitë e saj janë përshkruar si ‘nganjëherë një mjet për të dokumentuar problemet historike mbi te derejtat e njeriut dhe mbi te gjith të femres Iraniane, nganjëherë një seri portretesh të grave të burgosura per idetë dhe mendimin e lire ; nganjëherë meditime mbi pafuqinë, në vetminë ‘ burgu ku po vuan dënimin që nga viti 2009.

Në poezit e permbledhura në kete vëllim në mënyrë të guximshme shprehe padrejtsin, keqtrajtimin, e femres, izolimi i saj nga të drejtat njerzore, të punës dhe të besimit e shum të tjera probleme që i perkasin “Islamizmit” Iranian. Komuniteti Bahá’í në Iran ka qenë sistematikisht në qender persekutimi që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Pas revolucionit, “Yaran-i-Iran” – “Miqtë e Iranit”, – u formua me te drejta te plota dhe ka shërbyer si një këshillim joformal për Bahá’í në Iran, duke punuar për të mbështetur nevojat shpirtërore dhe sociale të 300,000 anëtarë të komunitetit Bahá’í në Iran, deri sa tërë anëtarësimi i saj u arrestua në vitin 2008.

Mësuesi dhe poeti Mahvash Sabet u arrestua më 5 mars 2008, kohë kur po udhëtonte për në Mashhad. Të tjerë gjashtë anëtarë të grupit – Fariba Kamalabadi, Jamaloddin Khanjani, Afif Naeimi, Saeid Rezaie, Behrouz Tavakkoli dhe Vahid Tizfahm – u arrestuan më 14 maj 2008 në shtëpitë e tyre në Teheran. Bahá’í-të janë feja me e re nderkomtare e dale nga brenda botes se Islamit dhe plotsisht e dalluar nga ajo në gjysmën e parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, si një fe e re botërore në mënyrë të qartë e dallueshme nga Islami.

Me pesë milionë anëtarë në 190 vende të botës. Në mesin e vështirësive dhe përndjekjeve – të cilat ende vazhdojnë në disa vende islame – Bahá’í predikojnë një mesazh të fokusuar në natyrën e manifestimit hyjnore të Bahá’u’lláh-ut, por edhe në perspektivën e paqes në botë e bërë e mundur nga një qeveri botërore. Ata janë gjithashtu të njohur në Itali që në fillim të shekullit të njëzetë, dhe në Sardenjë.

POEZI NGA BURGU
Mahvash Sabet
*******************
VËNDI I VDEKJES

Në këtë burg shitet
Qielli për te blere hirin.

Të presin venat
Dhe me gjakun ton ngjyrosin tulipanet.

Ti qepin buzët
E mbi to çelin mijëra lule.

Vrasin trupin tonë
Dhe çdo gjë ngrihet përsëri

Thyejnë kana e gota
Dhe taverna lulzojnë përsëri.

Ata të godisin në krye
E qielli kthehet në kurorë

Tamthat tona me ferra i rrethojnë
E fryma e shejte zgjon universin.

Një pus grryejnë nën këmbët tona
E jehona e shejtë shpërndahet në botë

Përktheu Dr. Zef Mulaj