Poezi nga Bajram Bashota

0
1660

HAJDUT

Ai që i vodhi dhe i plaqkiti parat e popullit
Sot a nesër ka me u grrithë le ta din mirë
Para zotit e para popullit do të përgjigjet
S’ka kah shkon vec si mini n’hiftë n’ birë
Ai që dje në luftë e sot në paq si kusarë
Zoti e populli hak n’te ka me marrë.

Po drejtësia jonë pse sillet vërdallë?!
Po sillet vërdallë e po këqyrë seri
O ju hajdut të poshtër e tradhëtarë
Marre ka me u ardhë në rrugë me dalë.

Do të vij koha që do të bëni “mjeri unë i mjeri ” !!!
Krejt dynjaja me ju do të bëjnë seri
Do të futeni në historinë e hajnisë e tradhëtisë
Herdo kurdo do t’u rrok për fyti kodi i drejtësisë
Do t’u rrokë për fyti dhe ligji i pérendisë.

Paranë e këti populli me vjedhë e plaqkitë
Ju qorrofshin në ballë të dy sytë
O drejțësi e jonë që po kqyrë seri
Mjer ky populli i ynë i mjeri
Në luftë e në paqë e zuri dallaveri.

O hajdut o cuba të malit
U plaqin dy sytë e ballit
Ky popull që luftoi për vdekje a liri
Me nji pushkë me nji sixhim
Në borë edhe në shi me vullnet e trimëri

-Si nuk u erdhi turp popullin me plaqkitë?!
Që ishte në prag me dhanë shpirt
O ju pisa, ju tradhëtarë ju bëni ahengje

Në kurriz të këtij populli të shumvuajt
Po zot u bë i vendit vet dhe krenarë
Ushtria e këtij populli kishte dhënë betim
Për atdhe të luftojnë deri në clirim
Po ju të gjorë pse u bëtë horë
Paratë e popullit që i patët n’dorë
Pse o të mjerë me i keqpërdorë?!

S’u bletë armatim as veshë as mbathë
Luftuan pa armë deshë e dathë
Xhymtyrët e trupit i lanë ndër beteja
Si nuk i furnizuet heu ju vraftë rrufeja!
Po të kishin armë e furnizim
Shumë ushtarë do të gjenin shpëtim
Se armët e reja do t’ua mbronin jetën
Pse ju hajdutë s’e thoni t’vërtetën?

Ushtrisë çlirimtare, shpresë të shqiptarisë
U lat mangut armët -ju bëtë pabesitë
Ajo djersë e popullit dhuratë për ushtri
Të keqpëdoren s’ka ma tradhëti
Poqese kjo punë e pistë do t’u del në
shesh
Punët e juaja do të jenë përsheshë.

MËSO TË DUROSH

Mëso të durosh
Kurrë mos u dorzo
Se jeta sjell befasi o njeri
Ju len pa babë e nanë
Pa motër e vëlla
Pa më të dashurit
Që i ke në votër
Do t’i përjetosh
Të gjitha n’ këtë botë
Me dashuri e besim në Zot
Do t’i përballosh të gjitha
Dje dhe sot
Se na ndihmon i Madhi Zot.

VENDLINDJE

Ti dashuria dhe krenaria ime e zjartë
Buzëqeshja e mengjesit dhe mbrëmjes
Malli e dashuria që mban gjallë shpirtin tim
Kahdo që shkoj kudo që rri në mëndje
E në zemër të kam ty ,o bukura ime
Fytyra jote më rrin ndër mend ditë e nat
Në shpirt më shton një gjallëri e knaqësi pa fund
Dielli dhe hëna rrezojnë më duket vetëm mbi ty
O e bukura dhe e shtrnjta vendlindja ime
E burrat bujarë e trima që i rrite në gjirin tënd
Që të deshten si sytë e ballit dhe dhan gjithcka për ty
Edhe djersen edhe mundin edhe jeten e dashura ime
Tash prehen të qetë në gjirin tënd në varrezat përballë
Nën hijen e lisave qindvjecarë që të mos i përcëlloj dielli
Sa shumë malli për ta më ka marrë t’ i shoh duke kalëruar
Me kuaj e atllarë me shokë e gjurdi e plisa të bardhë
E t’i shoh të ulur nēn hijen e mrizave duke qeshur duke bise duar
Duke lozur e duke kënduar për vendlindjen me shumë gēzim e mallë
Cdo stinë që vjen shtatin bukurisë tënde ia shton
Edhe unë u plaka tek ti dhe shijova cdo gjë në ty
Një ditë do të prehem në qetësi tek fshatarët e mi
I lumtur isha me ty dhe i lumtur do të jemë në përjetësi.