Poezi nga autorë të njohur botërorë

0
10101

Baudelaire fotografi da Étienne Carjat, rreth 1862

SHARL BODLER
(Charles Baudelaire)
1821- 1867

Charles Pierre Baudelaire (Paris, 1821-Paris, 1867) ishte një poet, shkrimtar, kritik letrar, kritik arti, gazetar, aforist, eseist dhe përkthyes francez.

MJERISHT EDHE DINAK

LXII.

Thuamë, Agatha, s’të fluturon ndonjëherë zemra larg
larg nga oqeani i zi i qytetit të pistë
drejt një oqean të ndryshëm të ndezur prej shkëlqimit,
më i qartë, i kaltër dhe fundi i virgjërisë?
Thuamë, Agatha, s’të fluturon ndonjëherë zemra larg
Deti, deti i pafund, ngushëllon problemet tona!
Nga cili demon e mori detyrën sublime
të na përgjumë, këngëtari i ngjirur që shoqëron
erërat e ashpra organi i paanë ?
Deti, deti i pafund, ngushëllon problemet tona!

Tren, ҫomë larg! anije rrëmbemë!
Larg! larg! këtu balta e bimëve tona është bërë llum.
Nuk është e vërtet që ndonjëherë zemra e trishtuar
e Agathas thotë: Krimeve, pendimeve, dhembjeve,
tren, merrmë me vete, anije rrëmbemë!
Ah! sa larg je, parajsë e aromave
ku nën kaltërsi nuk ka veҫse dashuri dhe gëzim,
ku janë të denjë për dashuri krejt ata që duhen mes tyre;
dhe në kënaqësi të pastër mbytet zemra!
Sa larg je, parajsë e aromave!

Por parajsë e blertë e dashurive infantile,
garat, puthjet, lulet e këputura, këngët,
violinat që vibrojnë përtej kodrës
dhe në mbrëmje, nën pemë, vera në çini qelqi
por parajsë e blertër e dashurive infatile,
të pafajshme e plot kënaqësi dinake,
tashmë është më larg se India dhe Kina?
Ne mund ta risjellim atë me keqardhjet tona,
ajo mund të na japë një jetë të re një zë të argjendtë parajse të pamëkatë,
plot me kënaqësitë fshehta?

ALBATROSI

Shpesh, për argëtim, detarët
kapin albatrosë, zogj të mëdhenjë detar
që ndjekin, shokë të plogët udhëtimi,
Anijen rrëshqitëse mbi humnera të hidhura.
Sapo i vënë mbi kuvertë, këta mbretër
të kaltërsisë, të ngathët e të turpshëm,
i lenë të bjenë keq bri tyre, krahët e mëdhenj borë të bardhë si lopata vozitëse.
Sa i butë dhe i plogët ky udhëtar me krahë!
Ai, pak më parë kaq i bukur,
sa i shëmtuar e qesharak.
Dikush gudulis sqepin e tij me një pipë
një tjetër, duke çaluar, imiton lënguesin
që më parë fluturonte.
Poetit i duket si princ i reve,
që i copëtuar stuhive tallet me harkëtarin,
por azilant në tokë, në mes të talljeve,
krahët tij gjigantë e pengojnë të ecë.

FATI I KEQ

Për të ngritur një peshë kaq të madhe,
Guximi yt, Zisif, do të na duhej!
Edhe pse punohet me qëndrueshmëri,
Arti është i gjatë dhe Koha e shkurtër.
Larg nga varret e lavdishme
në një varrezë të humbur
zemra ime si një tambure në zi,
rreh në marshe funebre.
Shumë bizhuteri flen të varrosura
në errësirë dhe në harrim,
larg nga shatat dhe nga sondat.
Shumë lule zbrazin kundër dëshirës
parfumin e tyre të ëmbël si një sekret
në vetmitë e thella.

CIGANËT UDHËTOJNË

Fisi profetik me bebe të zjarrta,
dje u vu në rrugë të duke ngarkuar
të vegjlitl
mbi shpatulla dhe duke u ofruar atyre orekse krenare
thesari i gjinjve të varur përherë gati.
Burrat shkojnë në këmbë nën armë
të ndritshme
bri karvaneve në të cilat të dashurit e tyre struken,
rrotullojnë sytë drejt qiellit të mpirë
nga keqardhja e trishtuar që mungojnë kimera.
Nga thellësia e gropës së tijj ranore,
bulkthi duke i parë të kalojnë,
forcon këngën e tij:
Cybele i cili i do, pasuron blerimet e saj,
shkulmon ujë nga shkëmbi që të lulëzojë shkretira kalimin e këtyre udhëtarëve për të
cilët hapet

FRANS HALS: CIGANIA
KUR NJË PORTRET BËHET NJE PROVOKIM

MARC CHAGALL
Marc Chagall (Vitebsk, 7 korrik 1887 – Saint-Paul-de-Vence, 28 mars 1985) ishte një piktor francez me kombësi Bjelloruse, me origjinë Hasidic hebreje.
Emri i tij i vërtetë ishte Moishe Segal (משה סג”ל – Segal është mbiemri Levit, një akronim për סגן לוי Šegan Levit: “Asistent Levit”); emri i tij rus ishte Mark Zacharovič Sagal (Марк Захарович Шагал), sipas transkriptit francez – Chagall.

PËR VAVAN

Me ty unë jam i ri
Kur atje poshtë pemët kërcënojnë
Dhe qielli zhduket në largësi
Sytë e tu më ledhatojnë
Kur çdo hap humb mbi bar
Kur çdo hap unë ujin prek
Kur valët më kulmojnë mbi kokë
Dhe nga kaltërsia dikush më thërret

Me ty unë jam djalosh
Bien vitet e mia si gjethe me qetësi
Dhe dikush ngjyros telajot e mia
Atëherë ato shkëlqejnë për ty

Dhe në fytyrën tënde buzëqeshja është dritë
Edhe më me dritë se retë e bardha borë
Pastaj unë vrapoj drejt për atje ku je ti
Ku më mendon dhe më pret me orë

Dy Piktura të Mark Shagallit (më lart)


EVGENIJ EVTUŠENKO

Evgenij Aleksandrovič Evtušenko, lindur Gangnus (në Rusisht: Евге́ний Алекса́ндрович Евтуше́нко; Zima,
18 korrik 1932 – Tulsa, 1° prill 2017), qe poeta e romanziere rus.


Foto nga Vladimir Mishukov

TË MOSKUPTOHEMI ËSHTË E TMERRSHME…

Të mos kuptohemi është e tmerrshme –
të mos kuptohemi e të mos përqafohemi.
Por megjithëse e habitshme
është po aq e tmerrshme,
po aq sa të kuptohemi për gjithҫka.

Plagosemi megjithatë.
Dhe, i fiksuar nga një njohje fillestare,
shpirtin tënd të butë
s’do ta ofendoj me keqkuptim
dhe as do të vras me kuptim.

1956


Fotografi e poetit me Richard Nixon

EVGENIJ EVTUŠENKO

BUZËQESHJET

Ishin të shumta, dikur, buzëqeshjet e tua:
befasuese, djallëzore, buzëqeshje festive,
triste ndonjëherë imcake, por prapë buzëqeshje.

Jo vetëm njëra mbeti për ty prej buzëqeshjeve të tua,
Do të gjej një arë ku rriten me qindra buzëqeshje.
Dhe të sjell një krah prej atyre buzëqeve të bukura.

Ti do të më thuash që s’ke nevojë për buzëqeshje se,
shumë të kanë lodhur buzëqeshjet e mia e të tjerëve,
si ç’më kanë lodhur dhe mua buzëqeshjet e tyre,

Më kanë lodhur edhe mua pikërisht buzëqeshjet e mia Për mbrojtje kam shumë buzëqeshje prej tyre.
që m’i bëjnë edhe më pak të lehta buzëqeshjet,

Por të them të vërtetën, unë nuk kam buzëqeshje.
Je ti për jetën time e fundit prej buzëqeshjeve.
buzëqeshje që në fytyrë nuk ka kurrë buzëqeshje.

1959

EVGENIJ EVTUŠENKO

UOMO SOLO

Ҫ’turp për njeriun e vetëm,
që pa një mik,
pa një mike,
pa grua,
shkon te kinemtografët ,
ku gjithmonë projektimet zgjasin kaq pak,
dhe kaq të gjata janë intervale!
Ҫ’turp për njeriun që në luftën e tij të fshehtë
të nervave
kundër përҫmimeve e çifteve, në holl,
strehohet në një qoshe
për të përtypur një ushqim duke u skuqur
si për një mëkat.
Më në fund, turpin,
Ankthin
Na mbledh në kompani të çuditshme,
për shërbëtorë miqësish të padobishme
që na ndjek deri në varr.
Grupet formohen pa arsye :
në disa grupe pihet, pihet, pihet,
ne nuk japim dorëheqje për të gjykuar veten;
në disa grupe të tjera merren problemet e rrobave dhe vajzave,
në disa grupe të tjera flitet për çështjet ideologjike –
në dukje –
por po t’i shohësh mirë
kanë të gjithë të njëjtën fytyrë …
një mijë fytyrat e kotësisë!
Herë në këtë, herë në kompaninë e zhurmshme …
M’u shkrinë shumë herë –
s’do të dija t’i llogarisja,
tani në një kurth të ri u mbeta i kapur,
por u lirova,
lashë atje vetëm pak
flokë !
Prej tij shpëtova?
Ti përpara meje,
bosh
i lirë,
dreqi e di për çfarë duhesh!
Më pëlqen, liria.
Por edhe, si një grua
disamata e besnike
më erdhe
vajzë.
Dhe ti, e dashur,
si ia çon?
U lirove edhe ti nga kotësia?
Të kujt janë tani sytë e tu të bukur bajame
dhe shpatullat shumë të bardha, luksoze?
Janë kaq pak vitet që nga ajo mbledhje,
dhe tani –
sa e neveritshme!
Çfarë turpi,
e dashur,
çfarë turpi!
Sigurisht, ti mendon se unë hakmerrem,
dhe se tani po vrapoj me taxi për ndonjë aventurë të re,
por edhe po në qoftë kështu, ku
do duhet të ndalojë taksisti?
Sepse çdo gjë është e kotë, ti shih,
kotë
është e pamundur që unë të shpëtoj nga ti.
Me mua gratë
tërhiqen në vetëvete ,
tani e ndjejnë
që jam aq i huaj sa s’ka!
Mbi gjunjët e tyre vë kokën:
jo atyre –
por ty të përkas unë.
Por ja këtu është . Dëgjo: një ditë
vajta në një shtëpi të mjerë të Rrugës Senaja.
Ne varësen me brirë të varfër
unë vara kapotën.
Në dhomë ndodhej një bredh skiç në dhomë, ndriçuar nga flakë llambushkash,
rrinte ulur pranë një gruaje, këpucët e saj të bardha farfuriin:
e rreptë dhe e ngrysur në fytyrë – si një vajzë.
Kishte qenë krejt kaq e lehtë – ftesa
dhe leja

Për të ardhur – që shumë
e sigurt për mua dhe me shumë
paturpësi moderne,
nuk i solla ca lule, por ca verë;
pastaj doli, siç thuhet,
pak më
komlese
Gruaja heshte,
i shkëlqenin bulët e veshëve
dy pika transparente –
dy palë vathë
jetimë.
Si e sëmurë,
duke më kërkuar me sy të pasigurtë,
duke ngritur paksa trupin e saj të dobët,
tha me zë të shrdhët:
«Largohu …
S’ka nevojë …
E shoh: ti nuk je imi,
i përket asaj … »
Njëherë sapo ra në dashuri me një vajzë,
me një thekë të shpërbërë mbi ballin e tij,
me mënyrat e një fëmije, të egra,

dhe sy akulli,
i zbehtë prej frikës
dhe pikëllimit.
Ishim në Krime.
Një natë zuri një stuhi,
dhe fëmija
në magnezin e vetëtimave
më thoshte nën zë:
«Fëmija im?
Fëmija im?»

dhe më mbuloi sytë me pëllambën e dorës.
Çdo gjë përreth ishte e tmerrshme dhe solemne:
dhe bubullima
dhe gulçimi shurdh-memec i detit –
dhe ajo pati një intuitë të papritur gruaje:
dhe më bërtiti:
«Ti nuk je imi,
nuk je imi!»
Lamtumirë, e dashura ime !
Unë jam yti,
zymtësisht,
besnikërish,
e kush është vetëm, është më besnik se të gjithë.
Nga buzët e mia nuk mund të tretet në përjetësi
dëbora e lamtumirës e dorashkës tënde të vogël.
Në sajë të grave,
në sajë të të gjitha grave
të bukura dhe të pabesa,
sepse e gjithë kjo zgjati një moment,
sepse lamtumira e tyre
nuk është një mirupafshim,
sepse në falsitetin e tyre të plotë krenari sovrane,
na japin vuajtje të shijshme
dhe frutat e shkëlqyera të vetmisë.

Edward Hopper, New York Movie, 1939 (dettaglio)


MARINA IVANOVNA CVETAJEVA

«DHE MË NË FUND E GJETA»

Dhe më në fund e gjeta
Atë që më është i nevojshëm:
dikë që ka nevojë për mua
– si ajri.

Sa më e zezë dhe vdekjeprurëse –
më e domosdoshme është nevoja
e tjetrit – për ty. I cili
nuk mund të bëjë më pak

për mua – buka dhe frymëmarrja e tij.
I lipsem – dikujt:
lipset, përgjigjem
me thirrjen e parë.

Më i lartë, më i sigurt dhe dhe siguri
e maleve: kujtdo
i duhet një dorë: imja !
në plagë!

Dhe gjithë krahun – në zjarr!
Më shumë se drita e syve
më shërben nevoja njerëzore
mua- si fryma.

ANNA ANDREEVNA ACHMATOVA

SHQETËSIM

1.
Drita inkandeshente mbyste,
dhe shikimet e saja dukeshin rreze.
Pata vetëm një gulçim:
ky njeri mund të më zbutë.

U përkul … do të thotë diçka …
Gjaku iu zhduk nga fytyra.
Si një gur varri,
dashuria u vendos në jetën time.

2.
Nuk do, nuk do të shikosh?
Ah, sa e bukur je, moj e mallkuar!
Që në fëmijëri kam pasur flatra,
por tani s’mundem të ngrihem fluturim.
Një mjegull ma vesh shikimin,
ngatërrohen aty gjërat dhe fytyrat,
dhe është aty vetëm një tulipan i kuq,
tulipani që mban në vrimën e filikut.

3.
Siç e do mirësjellja e thjeshtë,
u afrua pranë meje, buzëqeshi,
midis përkëdheljes dhe e mefshët,
më fshiku dorën me një puthje,
dhe shikuan pupilat e mia
shembëlltira të mistershme, të lashta …
Dhjetë vjet pulsime dhe thirrje,
të gjitha netët e mia pa gjumë
pjesa tjetër një fjalë e qetë,
e shqiptuar kot.
Ti ike, po shpirti përsëri
është i zbrazët dhe i qartë.

1913

Përkthyer nga: Faslli Haliti