Poezi nga Albana Vokrri

0
987

Albana Vokrri

Poezi

Një fllad i lehtë me përshpërit,
Të hidhja sytë nga dritarja,
E ç’të shikoja me këta sy,
Nëpër lëndinë ti vrapoje.

Flokët era kur ti përqafonte.
Kur mi hidhje në të bukurin shtat,
Diell mbi supe të mbretëronte.
Me mall t’ shikoja për merak.

Binte bora fije, fije,
E në heshtje sytë lundroja,
Zambak kurore sa t’ kishin hije.
Të rrëmbeja në krahë sa do doja.

Si Çarshaf bora shtruar,
Me shpirtin tënd më ngjasonte,
Këngën e jetës duke kënduar.
Drejt zemrës tënde të fluturonte.

Heshtja

Me rrethoj heshtja e trupin e lekund
Mbi tavolinen akull heshtja vend zuri
Era e nevrikosur gjethet sec i shkund
Perqafime tretese rrembyen trupin

Ne qiellin e kalter u shtrua ngjyre gri
Dielli lotonte se rrezatimet humben
Mbeta e shtangur ne heshtjen e tij
E dot nuk gjeja ngjyrat e te vertetes

Dritarja me ben ze jashte te veshtroja
Gjethet si mbulese kishin veshur token
Neper kujtime veten e lundroja
Ajo heshtje e zbrazet kish mbuluar boten

Rrugeton bilbili

Si zog shtegëtar jam nis me ardhë,
Nënë lokes qojani të emblën fjalë,
E kur këmba n’atdhe të më ndalojë,
Në krahët e tu përqafime lundrojnë.

Do t’thërras motra e ju o vllezër,
Gotat të mbushen gjersa të derdhën,
Në sytë e tyre do t’hedh gëzimin,
Deri malli të merrë gjithë pendimin.

E të lulezojnë zemrat deri vonë,
Kur t’mbushet jetë plotë nëna jonë,
Le t’hidhet hapi në çdo prag vallja,
Melodisë së parë t’i prije baba.

E të shpërndahët n’çdo cep jehona,
S’ka si e ardhmja për zemrat tona,
Le t’çele çdo gonxhe drejt me dashuri,
T’mbretërojë e jona substancë lumturi