POEZI ME MOTIVE INDUSTRIALE

1
1950

KOSOVA B

POEZI ME MOTIVE INDUSTRIALE

Ismet TAHIRAJ

RRIPAT TRAPEZOID
TC –Kosova B-1984

Do t’i merrja
Gjitha yshtit e mia,
T’i përplasësha
Llagëmeve
Aty ku llagëmi
Zjente nata
E nata zjente
Rendin.

Djerësa rrëshqiste
Si rrëshira,
Aty ku vendoseshin
Rripat trapezoid
Gypa metalik.

Dhe më thjerrëza
Përplotë pasqyra,
Rregulli strikt
Ama e ashpër puna
Si milingona
Njerëzimi zbriste
Kateve s’po të ndërtuara.
Vagona, vagona
Cisterna, mauna
Djerësa e derdhur
Si shkulma.

Turbina montohej
Gjeneratori,
Eprori:
Më shpejtë
Lëvizni duarët
Ju të pa turp, hori
Dridhej muri, o muri
Dridhej agjustatori.

Aty në llagëme
Ku niste jeta e re,
Termocentrali
Kosova –B.

Shtrega ,shtrega
Qymyr
Ftohësi ujin
E kthenë curril.
E gjatë heshtja
E shurdhët fytyra
Lagëmeve
Mërmeriste
Zë njëriu
Zë urtaku.
Mure, mure
Betoni
Rrethoja teli
Si do zakoni.

E tym plasi në re
Hiri u ra
Shtëpive për rreth
Vemëzor, bulduzerë
Trupi që rrënqethët
Si thënegëla lëvizëshin
Njerëzimi i mjerë
Apo lavra nëpër kënetë.

Tani punëtorët
Kanë sponzillozë
Shiritat bartin
Halle mëdha, halle
Veç ndërronte
Kjo metodë.

Më plasë
Më u ngulfatë, si çakallë mulliri
Përmbi
S’të lë
Me çua krye.

Llagëmet më mure
Buka ngjy në hi,
Lëkurë e eshtra
Këtë dhe ndry…

NË TREN…

Tashë gjitha vijat
Hekurudhore i pamë,
Jo, vija Egnatia
Si shkërdhatë mërdhirë
Rrinim vagovnave
Ne esdepezët
Pëdezuzët
Punëtor.

Bërë skutullaqë
Dimri kallkan,
Hëna na këqyrte
Ku jemi, qyqarë
Pa plaf
Pa jorgan,
Nëpër vagon.

Ne rrinim
Hukasnim durët tona,
Në shina
Shinave
Rrëshqiste neveria
Vagon më vagona.

Të lodhur
Djerësiturë,
Eshtra e lëkurë
Pa dhjamë
(skelet i tanë).

Diku frynte
Suferinë,
Diku ishte
Thyer një xham.

Ne punëtorët
Udhëtar dremitur,
Pa kohë
Pa orar.

Në shtëpi tinëz
Terrrit më hy.
As zjarr ne soba
As mangall,
As termostufë
Pse më u ngutë.
Dikush një hokë
Tjeri një sy mbyllur,
Dikush në heshtje
Kotej si cung.
Vagoni rrëshqiste
Pas vagonit
As ujin e hollë
S’kish
Ku për ta lëshuar

O njeri i mirë
O horr.

Eh çfarë të blesh
Për shtëpi,
Rriqëra në ide
Në kënetë kthyer.

Këmbet tona
Trupin s’di si na barte
Si barrë e pa nevojshme
Endej tokës më hijen xhuxhe.

Që përplasëshin
Udhëve
Këmbë e mpira
Udhë.

Si teveqel
Si droguari,
Tundëshin
Kah kahjet
E horizontit.

Deri vijshim
Te shtrati i ngrohtë,
Dhe fasulën e djeshme
Me kothere buke
E konsumonim.

Ne shkërdhatë e mërdhirë
Hundën kuq,
E buzëve puçërra prush.

Vitet i përmbysnim
Më shqelma
Më gruashtë.

PS: të gjithë punëtorë te Keku-t që udhëtonin Obliq – Mitrovicë

TAKIMI

Takimin tonë
Prite
Në sy të
Ërrsirës
Në fund
Të përroit.
Lotët rrëke
I mbanë ombrella.

Thuaj, Ti
Që s’ka langojë,
Që s’leh.

KUR JE…

E kur je
Më e trishtuar,
Më sy katili
Mos e shiko
Në sy.

Përetej pragjeve
Të shtëpisë,
Do të bëhesh
Aureol
Në shi
Dhe poezi.

Langojt lehin
Se e kanë të qartë,
Humbjën fatale
Në kurcialën pjatë.

I ngrati
S’është
I ngratë.

Liberator
Në fjalë
Dhe ligjëratë…

1 KOMENT

  1. TERMOCENTRALET
    (ambientit)

    Oxhaqet e larta
    Re të dendura krijojnë
    Oazë gjigante në mes
    Në zemër të Atdheut tonë
    Dikur një kopsht
    Përplot begati
    Sot një vullkani i ngjan
    Plot hi
    Helm e tym.

    Nga Halil Preniqi

Komentet janë mbyllur.