FANSI
Një fantë
Ta lash
Ty fansi im
Ta shuash
Etjen shkrumbim.
Pastaj t’i kapesh
Bregut pambarim,
Nxito me shpejt
Se sa karkaleci
Udha ka
Një te keqe, kthim.
TJETRIT
Tjetrit
I lash
Një pjatë
Me groshë
Trego kur
Ta mbarosh.
Shkrepit ngutu
Përpara se,
Te vijnë dhitë.
Sëmundja e syve
T’i përçit mushkrit.
FSHESARET
Serish i mbjellin
Arat serish
U rriten farat.
Çehre ngrysur
Kthehen nga tregu,
Te shkrumbuar
Si buzë çerepi.
Prapë kallamin
S’lenin rehat dertet.
TAKSIVE
Taksive
Ua fala
Hijen time,
Ta shpijnë
Ku do stacioneve
Që mos të
Mbesin pa përfitime.
Pastaj ata
Do ta shumëzon
Në secilën pikë
Që tash më ndalen.
Do ta ndjekin
Rreshtin e bllokadës,
Atëherë kur do
Shpërngulet hija
Restoranteve revolucionare.
Serishmi do presin
Të dera e hyrjes,
Të shkallet.
Por hije tjetër
Iu vjen,
Tjetër ikje
Kohën krecën.
KATUNDARÇE
Me bart plehun
Prej stalle,
E më vënë
Në fushë
Duhet më i pas
Duart arushë.
Secilës dele
Më ia ngjye
Kryet.
Për helli
Qengjat
Me i përgatit.
Ditën duhet
Me sosë,
Me sitë.
Allafrënga
Xhup te bukur
Zonjat
Më nallane.
Te nesërmen
Me dritë,
Fushës më
Ia kthye
Argatin e leverdis.