Poetja brilante nga Mitrovica

0
710

Abide Gashi

MËRGIMTARE

Jam bërë si një shpirt i plagosur
Gjeth i rrëzuar për dhe nga dega
Vuajtjet zemrën e kanë kapluar
Gjersa të më mposhti vdekja..

Në mërgimin e hidhur si pelin
Rrethuar me të mira materiale,
Shpirti se mund dot këtë rënkim
Më mungon ngrohtësia atdhetare..

E lodhur nga jeta mërgimtare
Çdo ditë buza shkrehet në vaj,
Prehjeve s’u ka mbetur vend fare
Nuk më shijojnë buka, uji as çaj…

Një herë në motmot lumturohem
Për disa ditë që fluturojnë si era,
Marrë nga pak forcë dhe çlirohem
Nga mall i pashuar me plot brenga..

Kush kështu neve na ka mallkuar
Jetën për ta jetuar të ndarë,
Nga vatra dhe familja të larguar
Rëndë me pas fatin mërgimtar…

JU JENI TË SHENJËT

Shkollën e kam si shtëpinë e dytë
Mësuesit janë prindërit e shenjët,
Te ju marrë mësimin dhe dituritë
Për ju ndjej dashuri dhe respekt…

Këtu mësoi Alfabetin e Manastirit
Shpatën e Gjergjit dhe luftëtarëve,
Për trimëritë e Gërvallëve dhe Pajazitit
Dhe krismat e pushkës së Jasharëve..

Për urtinë dhe paqen e Anton Çettës
Për Azem Bejtën dhe plisin e Shotës,
Për dashurinë e madhe të nënë Terezës
Për trojet e Arbërit dhe kufijtë e Kosovës…

Mësoj për luftërat në anën e Toplicës
Prej Mollës t’kuqe deri në Merdar,nakatosur,
Kur serbët masakruan popullin e Drenicës
Me të vetmin qëllim për të na shfarosur…

Me ju jam e lidhur kurdo dhe shumë
Nuk do t’u zhgënjejë kurrë në jetë,
Ju që mësim jepni si rrjedha në lumë
Me arsimim shpërndani dritën e vërtetë…

Me ju ngjitemi drejt majave të diturisë
Bëhemi krah i fuqishëm si bij të dheut,
Prijës të denjë të familjes dhe shoqërisë
Krenarë që mund t’i shërbejmë atdheut…

Abide Gashi; 4 shtator 2017, Mitrovicë

DIELLI NËN RE

Jam e lodhur në paqë duke pritur o diell
Për pak dritë dhe rreze tënde në atëdhe
Se s’dot na ngrohë këtë kurrë se kam pritur
U sëmura nga pritja dhe bie shtratit përdhe,

T’kisha ikur diku në një vend të largët…
Mos të prisja për së gjallë të vdisësha
Kot i prita rrezet e diellit nga qielli lartë,
Ujitur shpirtin me shi më mbante shpresa..

Se do të ngrohemi dhe ne nga ai shkëlqim…
Dhe ta shijojmë ëmbël ngrohtësinë e tij,
T’i jetonim pranverat e lirisë veq me blerim
Por ja që jetojmë vetëm stinën me stuhi..

Dikur diellin e lirisë na e zinin re të huaja
Lëshonin shpesh rrebeshe shiu plumbash
Tani këtë diell po e zënë retë e zeza të juaja
Që nuk ngopeni me karavane kolonash…

Atëdheu im po vdes pa të parë të jesh mirë
Edhe pse toka jote u ujit me gjithë atë gjak,
Iku nga kjo botë pa të parë se je i lirë
Pa qenë me vendet tjera kurrë i barabartë…

VESHJET TONA

Çdo komb e ka një kulturë
Ajo është dhe bazamenti i tij
Që s’duhet të harrojmë kurrë
Për as një qmim dhe mijëra mbretëri…

Kultura është tradita jonë
Na prezenton me identitet
Me kulturë përpara shkojmë
Dhe botës t’i dëshmojmë se jemi shtet…

Nëse ne nuk jemi të mirëfilltë
Me traditat e bukura ilire,
Mos t’i kënaqim fanatikët
Që po na drejtojnë drejt errësire…

Veshjet tona janë aqë të bukura
Të këndshme dhe mjaftë të buta,
Kan butësinë e këndshme prej pambuku
Që i veshi gjithëmonë mbretëreshë Teuta..

Pse moj motër lakmon veshje arabe
Që s’ishte fare në stilin tonë,
E shet vendin për një pagë
S’po e sheh që po na asimilojnë..

Moj grua dhe gocë mjaftë e bukur
Myslimane e kombit shqipëtar
Largohu nga ato rroba arbitërore,
Kthehu e veshu në rrobat e të parëve…

Për ndryshe vendi të ka tradhëtare…
Po e hudhë kulturen tonë në fundërrinë,
Që po paguhesh me një grusht pare
Vish rrobat e Teutes se më bukur të rrinë…

KËTË MËNGJES VJESHTE

U gëdhim edhe këtë ditë vjeshte
Toka e shtruar me gjethe të thara,
Qyteti paska rënë sot në heshtje
Qielli i zymtë nga retë e bardha…

Liqenit pika shiu ia prishin qetsinë
Kur bien nga lartë duken magjike,
Shkëlqejnë si diamant me vezullimë
Na dhurojnë shumë pamje ritmike…

Disa pulëbardha notojnë sipër syprinës
Sikur donë të ngopen me ujin e freskët,
Një lejlek andej mbledhë ushqim lëndinës…
Ka filluar dhe qerdhën në pullaz ta ndreqë…

Kjo stinë mbretëreshë na mallëngjen
Me ngjyrën e saj të zjarrtë dhe të bukur,
Në gjirin e saj me dashuri po na rrëmben
Ndjehëm romantike dhe mjaftë e lumtur…

Parkut rrënzë liqenit bari qenka mbuluar
Me një pikturim qilimi nga gjethe të rëna,
Vjeshta se cilën ditë dëshirën ma ka zgjuar
T’i thurë vargje për ngjyra edhe fustana…

DIALOG ME VJESHTËN

Në shëtitje flisja me vjeshtën
Me pamjet e saj të zjarrta,
Tregomë i thash të vërtetën
Pse ngjyrat i ke të veçanta…

I kam, tha, ajo pa ngurruar
Vapa verore i thau të tëra,
S’i lash ato të shkrumbuar
U fala verdhësinë në të verdha…

Lëshoja pika shiu çdo natë
Në agim ua sillja diellin,
I pikturoja gjethet me të artë
Ditës kaltërsinë me qiellin…

Dhe rritej ngjyra portokallie
Kudo nëpër gjirin e natyrës,
I rreshtoj dhe zogjtë në valle
T’i dhurojnë ëmbëlsi fytyrës..

Mblodha dhe frutat e verës
Mollët, dardhat dhe pjeshkat,
Kokrra rrushi dhe të manaferrës
I skuqa të tëra duke i pjekur…

Dhe më në fund mu drejtua
Arsyeja, pse jam e artë shpesh,
Gjithë krijesat për t’i gëzuar
Me ngjyrat e mija u buzëqeshë…

URIME MBRETËRESHË

Shikova sot datën në kalendar
U gëzova dhe më përmalloj,
U mbusha gaz dhe lot me mall
Sa do të dëshiroja të të përqafoj..

Nuk gjej fjalë meritore këtë ditë
Për urimin më të denjë për ty bijë,
Vetëm e dijë se të kam shpirt
Të dua shumë – shumë pa kufij…

Të adhuroj mbretëreshë e bukur
Patjetër se për mua je e veçantë,
Për ty jam e gëzuar dhe e lumtur
Të kam yll dhe si një lule të artë..

Dëlirësia e kulluar e shpirtit tënd
Shëndritë si drita lart nga qielli,
Edhe buzëqeshjen e ke të ëmbël
Sikurse rrezon me rreze dielli..

Ty të uroj, moj princesha ime
Të dua pafund me gjithë forcën,
Ti ma dhurove jetën me gëzime
Për ty do ta rrokullisja botën!

DO TË THURË VARGJE

Do të thurë me mijëra e mijëra vargje
Sa një lulishte me lule dhe sa një oqean,
Kur të vdes të çelin petale në bahçe
Ta shijosh aromën e tyre kur i lexon…

Kur e hedh syrin e valles në këto poezi
Aty mes vargjeve mua do të më gjesh,
Do të fshihem mes fjalës dashuri
Do ta ndjesh sa fortë të kam deshtë..

Sa herë malli të kaplojë veç për mua
Kërko librat e mi në vitrina ruajtur,
Shfletimeve do ta gjesh fjalën të dua
Rreshtave të zemërs sa të kam mbajtur..

Do të kërkosh pa ndalë sytë e mi
Ata sy që të shikuan gjithë dashuri,
S’do t’i gjesh dot askund dhe as aty
Do të qash siç qan qielli kur bie shi…

Do ta shtrëngosh librin tim me ndjesi
Se mua nuk do të më pushtosh prapë,
Do të jetosh i vetmuar me mall e hirësi
Se s’jam më s’dot pajtohesh me këtë fakt…

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar