POETIT KUKSIAN HAVZI NELËS

0
963
Havzi Nela

Bajram Bashota

Vëlla e shok e mik poet
Azil kërkove n’Kosovë
N’Kosovën e robëruar
Me shtypje e pa drejtësi
Në shtetin komunist — Jugosllavi
Ku s’mbretëroi liria as drejtësia
As tek Kosova, as tek Shqipëria
Gjithëkund Havzi Nelës i mungoi liria
Gjithkund Havzi Nelës i mungoi drejtësia
Gjithëkund i mungoi demokracia
Kahdo që shkoi hasi n’ diktaturë
Shpiertin e kish të bardhë
Zemre e kish gur
Ishe shpirt vullkan për vatan
Zemër që kurrë s’u përkule
Ishe zemër luani, s’ishe zemër pule
Ata që ta vunë litarin ishin xhelat
Që s’mundën të gjunjëzojnë për liri
Po për poetin e shtrenjtë është liria
As diktatura s’të përuli n’Shqipëri
As para litari s’tu tremb asnjëri sy
Poet Havzi Nela simbol i drejësisë
I drejtësisë e lirisë
Ball lartë qëndrove para litarit
Zemra e poetit as me asgjë s’thehet
Dhe ajo veç me liri shpërblehet.