POETI MËRGIMTAR, Z. SAHIT SHALA NUK KA TË NDALUR…

0
902

Shkruan prof. Zymer Mehani

Poeti mërgimtar z. Sahit Shala nuk ndalet së shpërndari falas ekzemplarë të librave të tij :”Lahuta e Kosovës”, “Malli e brenga”, “Zëri i shtegtarit dhe “Valët e jetës”. Veç bibliotekave të kryeqytetit, Prishtinës, librat e poetit Shala deri më tani janë shpërndarë edhe në disa shkolla të kryeqytetit (në Shkollën “Emin Duraku”, “Asim Vokshi”), në Shkollën “Nexhmi Mustafa” të fshatit Besi, në Shkollën “Ibrahim Rugova” në Podujevë, në Shkollën “Shefki Kuleta” në Tërrnavë, në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë”, në Shollën “Jetullah islami” në Dyz, në Shkollën “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh, pastaj në Shkollën “Ibrahim Rugova” në Obiliq, në Shkollën” Hasan Tahsini” po ashtu në Obiliq, Në DKRS të Obiliqit, në Bibliotekën e qytetit në Obiliq. Mandej në DKRS në Skënderaj, në Shkollën e Polacit, në Shkollën “Naim Frashëri” të Globarit të Drenasit.

Libat e z. Sahit Shala janë shpërndarë po ashtu edhe në regjionin e Rrafshit të Dukagjinit, si në Shkollën “Zef Lush Marku” të Velezhës. Gjithashtu nga donacioni i dhuruar i z Shala kanë përfituar edhe lexuesit e Mirditës, në Rrëshen e Lezhë. Me liba të dhuruar nga z. Shala janë shpërblye edhe anëtarët e Klubit letrar “Zahir Pajaziti” në Podujevë, pastaj Shtëpia Botuese “Prokultpress” e Prishtinës, e cila ka bërë edhe btimin e vëllimit të z Shala “Valët e jetës”.

Me libra nga zoti Sahit Shala janë shpërbyer edhe nxënësit e Gjakovës, konkretisht Gjimnazi “Hadar Dushi” në Gjakovë, Librat e z Sahit Shala janë shpërndarë gjithashtu edhe në qytetin e Ferizajit, në Shkollën “Jeronim de Rada” të qytetit etj etj.

Meqë për librin “Valët e jetës” të poetit Sahit Shala interesimi i lexuesve ishte tejet i madh,ky libëi i këtij autori, siç e thekuam edhe më lart është shpërndarë edhe në Mirditë për artistët e vegjël të Ansamblit Mirdita, po ashtu në Tiranë dhe për nxënësit tjerë të kësaj pjese të atdheut tonë.

Librat e poetit mërgimtar z. Sahit Shala gjithnjë falas do t’u dhurohen edhe lexuesve tanë që do ta vizitojnë Panairin e Librit, i cili do të hapet në Prishtinë, më 6 qershor.

Poeti Sahit Shala është profesor i gjuhës norvegjeze (pedagog) në Norvegji. Atje jeton dhe vepron. Atje i krijon edhe vargjet e tij të mrekullueshme, me të cilat shpreh mallin e pashuar për vendlindjen dhe për Atdheun!

Ky poet me zemër humane nxënësve shqiptarë kudo ku flitet shqip, në prag të 7 marsit-Ditës së Mësuesit, ua dhuroi 800 libra, të cilat me kënaqësi jemi duke i shpërndarë nëpër shkolla dhe biblioteka të atdheut tonë.

Pra, shpërndarja pothuajse ka vazhduar vazhdimisht sipas mundësive tona, por edhe është duke vazhduar prore.
Deri më tani mikun tonë poet Sahit Shalën e kanë falënderuar mijëra lexues të atdheut. Këtij falënderime dhe mirënjohje i kanë ndarë edhe institucione dhe shkolla të ndryshme të atdheut.

Do t’i përmendim disa syresh. Poeti është nderuar me mirënjohje nga Klubi letrar “Zahir Pajaziti” në Podujevë, nga SHB “ProkultPress” e Prishtinës, nga Shkolla” Ibrahim Rugova” e Obiliqit, nga Shkolla “Shefki Kuleta” e Tërrnavës, nga Gjimnazi “Hajdar Dushi” i Gjakovës, nga Shkolla “Naim Frashëri” e Globarit të Ferizajit, dëshmi që tregojnë se poetit Shala i janë mirënjohës të gjitha këto vatra edukativo-arsimore për kontributin e tij dhënë pasurimit të fondit librar nëpër këto biblioteka.

Faleminderit nga zemra, z Sahit Shala! Nderi ju takon juve, mik i dashur! jeni të përshëndetur nga shumë shkolla, klube, shoqëri, biblioteka nga ATDHEU!

Lum si kombi ynë që ka bij sikur Juve! Zoti ju bekoftë, miku im!